Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas analizës periodike të Bankës së Shqipërisë, në fund të gjashtëmujorit të parë 2024, treguesi që mat peshën e depozitave në valutë ndaj totalit të depozitave shënoi nivelin 53.3%. Niveli i raportit pësoi rënie të lehtë me 1 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe u ul me 1.4 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.
TIRANA- Treguesit e euroizimit të sektorit bankar pësuan përsëri rënie në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Sipas analizës periodike të Bankës së Shqipërisë, në fund të gjashtëmujorit të parë 2024, treguesi që mat peshën e depozitave në valutë ndaj totalit të depozitave shënoi nivelin 53.3%. Niveli i raportit pësoi rënie të lehtë me 1 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe u ul me 1.4 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesit e analizuar janë të zhveshur nga efekti i kursit të këmbimit, duke synuar paraqitjen e zhvillimeve reale dhe evidentimin sa më të saktë të ndikimit të masave. Për këtë raport, gjatë periudhës gjashtëmujore, depozitat në valutë (numëruesi) dhe totali i depozitave (emëruesi) kanë shënuar rënie, përkatësisht me 2.3% dhe 0.4%. Në terma vjetorë, është shënuar rritje e dukshme e depozitave totale në nivelin 5% dhe rritje për depozitat në valutë në nivelin 2.4%.
Shpërndarja e peshës së depozitave në valutë sipas bankave vijon të paraqitet relativisht e afërt duke u luhatur në nivelet 48% deri në 58.9%. Mesatarja e nivelit të treguesit për sistemin bankar ka arritur nivelin 54.65% nga 55.5% që kishte qenë në 6-mujorin paraardhës.
Rezulton se 10 nga 11 bankat që operojnë në sistemin bankar regjistrojnë një vlerë të këtij treguesi mbi 50%, e cila potencialisht i bën ato subjekt të normës së rezervës së detyrueshme prej 20%. Banka e Shqipërisë vlerëson se ndalimi i rritjes së normave të interesit të valutës në tregjet ndërkombëtare, ose një kthim drejt rënies së tyre, mund të ndikojë negativisht në marzhin e përdorimit të valutës nga bankat dhe të shoqërohet me rritjen e ndjeshmërisë ndaj kostove të mësipërme.
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2024, edhe pesha e portofolit të kredive në valutë ndaj totalit të kredive ka shënuar rënie. Vlera e treguesit zbriti në 45.6% në fund të qershorit 2024, ose 1.5 pikë përqindje më pak se në fund të dhjetorit 2023. Me bazë vjetore krahasimi, rënia e euroizimit të kredisë është edhe më e lartë, me 4.7 pikë përqindje më pak. Gjatë 6-mujorit 2024, kreditë në valutë shënuan rënie, ndërsa kreditë në lekë vazhduan rritjen. Treguesi i kredive në valutë në raport me totalin e kredive ka shënuar rënie pothuajse në të gjitha bankat e sistemit, me përjashtim të njërës prej tyre.
Krahasuar me fundin e dhjetorit 2016, ky tregues është ulur për 10 nga 11 bankat e sistemit, në madhësi të ndryshme. Nga ana tjetër, teprica e kredive në valutë të pambrojtura nga kursi i këmbimit, ku kreditë në euro zënë rreth 91%, ka shënuar rënie të mëtejshme të peshës ndaj totalit të kredive në valutë. Në fund të qershorit 2024, këto kredi shënuan 24.3% të kredive në valutë, ose 11% të totalit të kredisë.
Në terma absolutë vërehet një rënie me 1.4 % dhe 8% e kredive të pambrojtura ndaj kursit të këmbimit krahasuar përkatësisht me fundin e gjashtëmujorit të mëparshëm dhe me një vit më parë. Kjo rënie e ndjeshme dhe e shpejtë reflekton gjithashtu disa ndryshime strukturore në klasifikim nga një numër i vogël bankash.
Kreditë e ekspozuara ndaj rrezikut të kursit të këmbimit, domethënë rastet kur të ardhurat e subjektit huamarrës janë në monedhë të ndryshme nga monedha e dhënies së kredisë, janë ato me profilin më të lartë të rrezikut. Për këtë arsye, ky tregues mbart një rëndësi të veçantë në monitorimin e masave të uljes së euroizimit.
Banka e Shqipërisë nënvizon se ndryshimet strukturore në ekonomi gjatë viteve të fundit, ku veçohet rritja e fortë e të ardhurave nga turizmi dhe zhvillimet inflacioniste, janë shoqëruar me ndryshime të politikave ekonomike dhe monetare, si dhe të sjelljes së agjentëve të ekonomisë reale. Për këto arsye, dallimi i efekteve që lidhen ngushtë me masat e deeuroizimit, mbetet një proces i vështirë. Gjithsesi, Banka e Shqipërisë gjykon se këto masa kanë efekt frenues në ecurinë e euroizimit dhe në mungesë të tyre, madhësia e lëvizjes së ndonjërit prej treguesve, apo edhe kahu i saj, do të ishte i ndryshëm.
Në vitin 2017, Banka e Shqipërisë nënshkroi një memorandum me Ministrinë e Financave dhe Autoritetin e Mbikëqyjres Financiare, me qëllim zgjerimin e përdorimit të monedhës kombëtare në sistemin financiar dhe në ekonominë shqiptare. Deri tani vetëm Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë masa rregullatore konkrete, që tentojnë të rrisin përdorimin e monedhës vendase në sektorin bankar. Këto masa tentojnë të rrisin kostot e ndërmjetësimit financiar në valutë dhe paralelisht t’i ulin ato për lekun./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Volumet e tregtimit në tregun valutor vendas u rritën ndjeshëm në tremujorin e dytë të vitit. Si...
Foto ilustruese TIRANA- Tregu i brendshëm letrave të borxhit të qeverisë shqiptare po tërheq edhe investitorë nga jashtë...
Foto ilustruese TIRANA- Kapitalizimi i sektorit bankar iu kthye rritjes në tremujorin e dytë të vitit. Sipas Bankës së Shqipë...
Foto ilustruese TIRANA- Pas institucioneve financiare jobanka të mbledhjes së kredive të këqija, Banka e Shqipëris...
Foto ilustruese TIRANA- Presionet e brendshme inflacioniste po ngadalësohen, por megjithatë ato vazhdojnë të jenë dominuese në...
Foto ilustruese TIRANË- Shpenzimet e sektorit bankar për interesa u rritën me ritme të shpejtë në gjysmën e parë t&...
Foto ilustruese TIRANË- Kursi i këmbimit të euros ka rënë më poshtë kufirit të 100 lekëve ditën e mart&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Çmimet e naftës kanë shënuar një tjetër rënie gjatë fundjavës. Sipas një v...
TIRANË- Kursi i këmbimit të euros ka rënë për herë të parë zyrtarisht poshtë kufirit të 100 lekëve...
Foto ilustruese SHBA- Bankat qendrore nuk janë principata sovrane dhe guvernatorët e tyre nuk janë princa sovranë. Ndërsa pavar&eu...