LIVE UPDATES
Ekonomi

Banka e Shqipërisë u kthehet SHKK-ve, pezullon aktivitetin e shoqërive “Perlat” dhe “Rrushkull One”

Këtë muaj, Banka e Shqipërisë ka urdhëruar pezullimin e aktivitetit të SHKK-ve “Perlat” dhe “Rrushkull One”.

16 Gusht 2024, 11:21 Nga M.B

 

Banka e Shqipërisë u kthehet SHKK-ve, pezullon aktivitetin e
Foto ilustruese

 

TIRANA- Pas institucioneve financiare jobanka të mbledhjes së kredive të këqija, Banka e Shqipërisë ka vendosur masa mbikëqyrëse drastike edhe në segmentin e shoqërive të Kursim Kreditit. Këtë muaj, Banka e Shqipërisë ka urdhëruar pezullimin e aktivitetit të SHKK-ve “Perlat” dhe “Rrushkull One”.

Në bazë të raportit të ekzaminimit të veprimtarisë së Shoqërisë së Kursim-Kreditit “Rrushkull One” për periudhën 31 korrik 2021– 31 dhjetor 2023, grupi i inspektorëve të Departamentit të Mbikëqyrjes ka konstatuar një sërë problematikash dhe mangësish, të cilat përbëjnë shkelje të kërkesave të ligjit nr. 52/2016 “Për shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre”, si dhe të rregulloreve që Banka e Shqipërisë ka nxjerrë në zbatim të këtij ligji.

Mbështetur në listën shumë të gjatë të shkeljeve të konstatuara, Banka e Shqipërisë ka Pezullimin e ushtrimit të veprimtarive financiare për të cilat është licencuar për një periudhë 6-mujore (31 janar 2025). Gjatë periudhës së pezullimit, SHKK “Rrushkull One” nuk mund të ushtrojë aktivitetin e kredidhënies si dhe nuk lejohet mbledhja e depozitave në çdo formë, përshirë edhe depozitimet në llogari rrjedhëse.

Gjatë periudhës së pezullimit, lejohet vetëm tërheqja e depozitave dhe shlyerja e kësteve të kredisë nga anëtarë të SHKK-së, si dhe transferimi i depozitave dhe kredive për qëllime të bashkimit me përthithje me SHKK “Perlat”. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë ka urdhëruar edhe kufizimin e rritjes së mjeteve financiare, duke përfshirë zërat jashtë bilancit me rrezik gjatë periudhës së pezullimit të ushtrimit të veprimtarive financiare për një periudhë 6-mujore (deri në 31 janar 2025) dhe ndalimin e rritjes së ekspozimit ndaj një anëtari ose pale të tretë për një periudhë 6-mujore dhe ndalimin e kryerjes së çdo lloj investimi për të njëjtën periudhë.

Ndërkohë, problematika e SHKK-së tjetër, “Perlat”, e ka origjinën qysh në vitin 2018, kur pas komunikimeve me Bankën e Shqipërisë subjektit iu kërkua likuidimi vullnetar i shoqërisë, Në mars 2018, SHKK “Perlat” njoftoi se do të mbështeste krijimin e një shoqërie të re, e cila do të përthithte edhe SHKK “Perlat” (Vendim i Asamblesë dt. 28.3.2018).

Në vitin 2021, Banka e Shqipërisë ka licencuar SHKK-në “Rrushkull One”, e cila është anëtarësuar në skemën e sigurimit të depozitave në gusht 2021. Në plan biznesin e paraqitur nga SHKK “Rrushkull One” në momentin e licencimit, është parashikuar dhe procesi i bashkimit me përthithje me SHKK “Perlat”, ku SHKK “Rrushkull One” do të ishte shoqëria përthithëse). Për më shumë se tre vjet, ky proces nuk është realizuar.

Në këto kushte, Banka e Shqipërisë ka vendosur edhe pezullimin e ushtrimit të veprimtarisë së kredidhënies dhe mbledhjes së depozitave të reja në çdo formë nga anëtarët e saj, të SHKK “Perlat” deri në datën 31 dhjetor 2024. Gjatë periudhës së pezullimit, lejohet vetëm tërheqja e depozitave me kërkesën e anëtarëve, shlyerja e kësteve të kredisë nga anëtarët e SHKK-së dhe transferimi i depozitave dhe kredive për qëllime të bashkimit me përthithje me SHKK “Rrushkull One”.

Gjatë periudhës së pezullimit, SHKK “Perlat” duhet të marrë të gjitha masat dhe vendimet e nevojshme për të finalizuar bashkimin me përthithje me SHKK “Rrushkull One”. Që prej vitit 2017, depozitat pranë SHKK-ve janë të siguruara deri në vlerën e dy milion lekëve. Por, sigurimi bëhet efektiv vetëm në momentin kur SHKK-ja përkatëse anëtarësohet në skemën e sigurimit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Për këtë qëllim, SHKK-të duhet të certifikohen dhe të marrin një vërtetim të përmbushjes së kritereve nga Këshilli Drejtues i ASD-së. Megjithatë, disa prej SHKK-ve ende nuk janë anëtarësuar në skemën e sigurimit të depozitave, sipas kërkesave ligjore.

Sipas Bankës së Shqipërisë, aktualisht në Shqipëri ekzistojnë 16 SHKK të licencuara, por pesë prej tyre e kanë pezulluar aktivitetin në periudhën 2015-2016. Mbështetur në informacionin zyrtar ngelen 11 SHKK aktive (përfshi dy SHKK-të e pezulluara këtë muaj), por Agjencia e Sigurimit të Depozitave raporton vetëm nëntë subjekte të anëtarësuara në skemën e sigurimit të depozitave./Monitor

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës