LIVE UPDATES
Ekonomi

Turizmi dhe pasuritë e paluajtshme, volumet e tregtimit të valutës u rritën me 30% në tremujorin e dytë të vitit

Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, rritja vjetore e vëllimeve të tregtimit u përshpejtua në 30% në tremujorin e dytë, nga 16% që ishte në tremujorin e parë të vitit dhe 11.5% vitin që kaloi.

19 Gusht 2024, 08:05 Nga M.B
Turizmi dhe pasuritë e paluajtshme, volumet e tregtimit të
Foto ilustruese

TIRANA- Volumet e tregtimit në tregun valutor vendas u rritën ndjeshëm në tremujorin e dytë të vitit. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, rritja vjetore e vëllimeve të tregtimit u përshpejtua në 30% në tremujorin e dytë, nga 16% që ishte në tremujorin e parë të vitit dhe 11.5% vitin që kaloi.

Rritja e volumeve të tregtimit nënkupton kryesisht një rritje të flukseve valutore hyrëse në ekonominë shqiptare. Besohet se këto prurje janë të lidhura kryesisht me turizmin dhe investimet në tregun e pasurive të paluajtshme nga individë të huaj ose shqiptarë jorezidentë në Shqipëri.

Kursi i këmbimit është mbiçmuar në tremujorin e dytë të vitit, pas ecurisë së qëndrueshme të shfaqur në tremujorin e parë. Kursi euro/lek rezultoi mesatarisht 101.5 në muajin prill dhe 100.4 në muajt maj e qershor, nga 104.0 që ishte në dy tremujorët paraardhës.

Gjatë muajit korrik, ai është shfaqur i qëndrueshëm pranë mesatares së dy muajve të mëparshëm. Banka e Shqipërisë vëren se krahasuar me një vit më parë, shpejtësia dhe masa e mbiçmimit të vërejtur deri tani gjatë këtij viti janë ndjeshëm më të ulëta. Për pasojë, mbiçmimi vjetor i kursit euro/lek është zvogëluar në tremujorin e dytë, duke zbritur në 6.4% në qershor e më tej në 2.8% në muajin korrik, nga 9.4% që ishte në fund të tremujorit të parë të vitit.

Megjithatë, frenimi i mbiçmimit të lekut tremujorin e dytë dhe fillimin e tremujorit të tretë i detyrohet në një masë të madhe ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, që ka kryer rregullisht blerje të valutës për të mos lejuar forcimin e mëtejshëm të monedhës vendase.

Objektivi i Bankës së Shqipërisë ka qenë mbajtja e kursit sipër kufirit psikologjik të 100 lekëve. Megjithatë, edhe ky kufi u thye gjatë muajit gusht, sapo banka qednrore e liroi kontrollin mbi kursin e këmbimit. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të premten euro u këmbye me 99.81 lekë, ndërsa të enjten pati arritur nivelin më të ulët të të gjitha kohërave, me 99.79 lekë.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, Banka e Shqipërisë është tërhequr nga ndërhyrjet në tregun valutor këtë muaj dhe kjo ka bërë që euro të bjerë gradualisht poshtë kufirit të 100 lekëve. Në harkun e pesë viteve të fundit, kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë me afërsisht 18%. Banka e Shqipërisë vlerëson se kjo rënie i detyrohet kryesisht rritjes së shpejtë të sektorit të turizmit dhe rritjes së investimeve të huaja, veçanërisht në pasuri të paluajtshme.

Forcimi i lekut e ndihmoi ekonominë shqiptare të përballonte me pasoja më të zbutura valën inflacioniste të vitit 2022. Gjithashtu, forcimi i lekut në përgjithësi vlerësohet të ketë luajtur një rol pozitiv në stabilitetin financiar, duke rritur aftësinë paguese të huamarrësve në euro, me të ardhura në lekë. Por, nga ana tjetër, leku më i fortë ka dhënë efekte të dukshme negative në sektorët eksportues të ekonomisë. / Monitor

valuta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet