Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Raporti i Politikës Monetare i Bankës së Shqipërisë vë në dukje se kontributi i ekonomisë së brendshme në ishte mbizotërues në normën totale të inflacionit edhe për tremujorin e dytë. Nga 2.1% që ishte inflacioni mesatar, 1.9% ishte kontributi i inflacionit të brendshëm.
TIRANA- Presionet e brendshme inflacioniste po ngadalësohen, por megjithatë ato vazhdojnë të jenë dominuese në formimin e inflacionit total. Raporti i Politikës Monetare i Bankës së Shqipërisë vë në dukje se kontributi i ekonomisë së brendshme në ishte mbizotërues në normën totale të inflacionit edhe për tremujorin e dytë. Nga 2.1% që ishte inflacioni mesatar, 1.9% ishte kontributi i inflacionit të brendshëm.
Sipas Bankës së Shqipërisë, presionet e brendshme inflacioniste ruajtën qëndrueshmërinë e tyre, në pasqyrim të rritjes së kërkesës për mallra e shërbime dhe të kostove të punës për njësi. Ndërkohë, përbërësi i importuar i inflacionit e ka zvogëluar më tej kontributin në formimin e inflacionit total në tremujorin e dytë të vitit.
Raporti arrin në përfundimin se ekonomia shqiptare është karakterizuar nga vijimi i ecurisë pozitive të aktivitetit ekonomik në gjysmën e parë të vitit, ndërsa rënia e inflacionit u përshpejtua në tremujorin e dytë të vitit. Inflacioni ra në nivelin mesatar 2.1%, nga 2.7% në tremujorin e parë.
Ashtu si dhe në fillim të vitit, rënia e tij u diktua nga rënia e inflacionit të artikujve ushqimorë, e cila pasqyroi ecurinë e ngjashme të këtyre çmimeve në tregjet rajonale. Megjithatë, ndonëse u dominua nga kjo kategori, rënia e inflacionit në tremujorin e dytë u vërejt tek një bazë më e gjerë çmimesh, midis tyre dhe çmimet e disa shërbimeve.
Presionet e përgjithshme inflacioniste janë reduktuar, të ndihmuara nga rënia e inflacionit në partnerët tregtarë, mbiçmimi i kursit të këmbimit dhe normalizimi i qëndrimit të politikës monetare gjatë dy viteve të fundit. Ngadalësimi i inflacionit gjatë tremujorit të dytë të vitit 2024 ishte me bazë të gjerë, por rënien më të fortë e përjetuan komponentët afatshkurtër dhe të importuar të inflacionit.
Përbërësit afatshkurtër dhe me origjinë të huaj të inflacionit u ngadalësuan ndjeshëm, duke u luhatur rreth vlerave të ulëta historike. Inflacioni jobazë dhe ai i importuar shënuan përkatësisht vlerat 1.7% dhe 1.3%, në tremujorin e dytë, duke zbritur me 0.8 dhe 1 pikë përqindjeje nga vlerat përkatëse të një tremujori më parë.
Rënia e inflacionit të ushqimeve në tregjet e huaja dhe të vendit, si edhe efektet e mbiçmimit të monedhës vendase, u pasqyruan në ngadalësimin e inflacionit të këtyre komponentëve. Inflacioni bazë dhe i brendshëm, gjithashtu u pakësuan, por duke ruajtur rolin mbizotërues në formimin e inflacionit total.
Inflacioni bazë, inflacioni bazë neto dhe ai i brendshëm shënuan përkatësisht vlerat 2.3%, 2.7% dhe 2.3% në këtë tremujor, duke u pakësuar thuajse me të njëjtin hap (0.5 pikë përqindjeje), nga vlerat përkatëse të tremujorit të mëparshëm.
Megjithëse në rënie, komponentët më të qëndrueshëm të inflacionit mbetën në vlera më të larta se inflacioni total i tremujorit. Për më tepër, inflacioni bazë neto vijoi të qëndrojë lehtësisht mbi mesataren e tre viteve të fundit, në pasqyrim të qëndrueshmërisë më të fortë të inflacionit të shërbimeve dhe të mallrave të tjerë me afat të gjatë përdorimi./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Shpenzimet e sektorit bankar për interesa u rritën me ritme të shpejtë në gjysmën e parë t&...
Foto ilustruese TIRANË- Kursi i këmbimit të euros ka rënë më poshtë kufirit të 100 lekëve ditën e mart&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Çmimet e naftës kanë shënuar një tjetër rënie gjatë fundjavës. Sipas një v...
TIRANË- Kursi i këmbimit të euros ka rënë për herë të parë zyrtarisht poshtë kufirit të 100 lekëve...
Foto ilustruese SHBA- Bankat qendrore nuk janë principata sovrane dhe guvernatorët e tyre nuk janë princa sovranë. Ndërsa pavar&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Huatë që nuk kthehen në afat në banka, në raport me totalin, i janë rikthyer rënies në...
Foto ilustruese TIRANË- Monedha e përbashkët ka shënuar ulje të vazhdueshme gjatë kësaj jave, duke zbritur të premt...
foto ilustruese TIRANË- Pensionet që do të llogariten pas 1 korrikut 2024 do të indeksohen mbi bazën e koeficientëve të ...
foto ilustruese TIRANË- Çmimet kanë shënuar rritje të ngadaltë edhe gjatë muajit korrik, teksa inflacioni mbetet n&eum...
Detyrimet e prapambetura të qeverisë ndaj palëve të treta janë shumë më të larta se raportimet periodike të Minis...