Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Rritja e numrit dhe vlerës së transfertave kombëtare bankare në euro është një tregues i rritjes së mëtejshme të përdorimit të valutës në transaksionet e brendshme ekonomike në Shqipëri.
TIRANË- Transfertat kombëtare në euro janë rritur ndjeshëm gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deri për 10 muajt e parë të vitit në sistemin kombëtar të pagesave në Euro, AIPS Euro, janë kryer më shumë se 200 mijë transferta në monedhën europiane. Transfertat në Euro janë rritur me 66% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në vlerë, transfertat për 10-mujorin arritën në pothuajse 3.3 miliardë euro, me një rritje vjetore prej 23%. Rritja e numrit dhe vlerës së transfertave kombëtare bankare në euro është një tregues i rritjes së mëtejshme të përdorimit të valutës në transaksionet e brendshme ekonomike në Shqipëri. Rritja e flukseve hyrëse në Bilancin e Pagesave ka sjellë më shumë Euro në ekonominë dhe sistemin financiar shqiptar.
Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregtuan se deri në fund të muajit shtator, depozitat bankare në Euro ishin në rritje me 16.5% krahasuar me një vit më parë. Sistemi i pagesave AIPS Euro filloi funksionimin në janar të vitit 2022, me qëllimin uljen e kostove të transfertave bankare në monedhën europiane. Para ngritjes së këtij sistemi, transfertat kombëtare në Euro mund të bëheshin vetëm nëpërmjet përdorimit të llogarive që bankat shqiptare kanë në banka korrespondente jashtë vendit.
Kjo rrugë krijonte vonesa në kohë dhe, mbi të gjitha, kosto shumë më të larta krahasuar me transfertat në Lekë. Komisionet e larta bënin që shumë shpesh klientët e sektorit bankar t’i zhvendosnin fondet nga njëra bankë tek tjetra nëpërmjet tërheqjeve dhe derdhjeve cash në arkë. Me ngritjen e sistemit AIPS Euro, Banka e Shqipërisë përcaktoi edhe vlera tavan që bankat tregtare për komisionet që ato mund t’iu ngarkojnë klientëve të tyre.
Për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AIPS Euro, me vlerë më të vogël ose të barabartë me 10 mijë euro, totali i komisioneve të aplikuara nga pjesëmarrësi origjinues për çdo urdhërpagesë nuk duhet të jenë më i lartë se 0.2% e vlerës së transferuar dhe komisioni dysheme nuk mund të jetë më i lartë se 6 euro.
Për pagesat që janë të iniciuara në formë elektronike, totali i komisioneve të aplikuara nga pjesëmarrësi origjinues për çdo urdhërpagesë nuk duhet të jetë më i lartë se 50% e totalit të komisioneve të aplikuara për çdo pagesë të iniciuar në formë jo elektronike. Kjo do të thotë zbatimin e totalit të komisioneve dysheme të lartë se 3 euro, totalit të komisioneve jo më të lartë se 0.1% e vlerës së transferuar për vlerë më të vogël ose të barabartë me 10 mijë euro.
Në total, për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AIPS Euro, totali i komisioneve maksimum të aplikuara nga pjesëmarrësi origjinues për çdo urdhërpagesë, nuk duhet të jetë më i lartë se 50 euro, pavarësisht nga shuma. Për transfertat e kryera përmes këtij sistemi nuk aplikohen komisione për fondet në mbërritje.
Veç uljes së kostove, ky projekt vlerësohet të ketë sjellë efekte pozitive edhe nga pikëpamja e administrimit të parasë fizike në Euro nga ana e bankave dhe promovimit të pagesave elektronike edhe në këtë segment të tregut, duke nxitur qytetarët shqiptarë drejt përdorimit të këtyre instrumenteve.
Marrë nga Monitor.al
Foto Ilustruese TIRANË- Në fund të 10 mujorit balanca buxhetore shënoi suficit 48 miliardë lekë (457 milionë euro), nive...
Foto Ilustruese Tani, kur teknologjia është duke ndryshuar qasjen ndaj profesioneve, nevojitet përditësim i njohurive në të g...
Prej dekadash Ballkani është një Rajon që ka vuajtur nga luftërat dhe konfliktet dhe gjithnjë renditet jo fort i sigurte. Anket...
Investimet e huaja direkte hyrëse në terma realë u rritën vitin e kaluar, por megjithatë Shqipëria qëndron në mesin e ...
Emigracioni dhe plakja po e ulin me shpejtësi popullsinë e Shqipërisë. Të dhënat krahasuese të Eurostat tregojnë se, ...
Mbështetja e sektorit bankar me likuiditet nga Banka e Shqipërisë ka arritur nivelet më të larta historike në muajin shtator-tet...
Ndonëse jemi një vend nga më të varfrit në Europë dhe mbajmë rekord për shpenzimet për ushqime në raport me ...
Yield-i bonove 12-mujore u rrit për të dytin ankand radhazi, duke vijuar zhvendosjen për lart të nxitur nga rritja e normës bazë...
Kush nuk i do udhëtimet? Në prag festash, ato bëhen zgjedhja ideale për të kaluar disa ditë me miqtë, familjarët apo p...
Viti 2022 ishte më i miri historik për fitimet në vlerë të bizneseve. Të ardhurat që buxheti arkëtoi nga tatim fitimi...