LIVE UPDATES
Ekonomi

Euroizimi i kredisë pësoi rënie në gjysmën e parë të këtij viti

Sipas analizës periodike të Bankës së Shqipërisë, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2023, pesha e portofolit të kredive në valutë ndaj totalit të kredive ka shënuar rënie. Vlera e treguesit zbriti në 50.3% në fund të qershorit, 1.7 pikë përqindje më pak se në fund të dhjetorit 2022 dhe 0.9 pikë përqindje më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

18 Gusht 2023, 16:04 Nga m.s
Euroizimi i kredisë pësoi rënie në gjysmën e parë
euro

TIRANË- Gjysma e parë e vitit 2023 solli përmirësim në disa prej treguesve të strategjisë së deeuroizimit të Bankës së Shqipërisë.

Sipas analizës periodike të Bankës së Shqipërisë, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2023, pesha e portofolit të kredive në valutë ndaj totalit të kredive ka shënuar rënie. Vlera e treguesit zbriti në 50.3% në fund të qershorit, 1.7 pikë përqindje më pak se në fund të dhjetorit 2022 dhe 0.9 pikë përqindje më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë kësaj periudhe, kreditë në valutë shënuan rënie ndërsa kreditë në lekë vazhduan rritjen. Treguesi i kredive në valutë në raport me totalin e kredive ka shënuar rënie për pjesën më të madhe të bankave të sistemit, me përjashtim të dy prej tyre. Krahasuar me fundin e dhjetorit 2016, ky tregues është ulur për 10 nga 11 bankat e sistemit, në madhësi të ndryshme.

Nga ana tjetër, teprica e kredive në valutë të pambrojtura nga kursi i këmbimit, ku kreditë në euro zënë rreth 90%, ka shënuar rënie të mëtejshme të peshës ndaj totalit të kredive në valutë. Në fund të qershorit 2023, këto kredi shënuan 32.3% të kredive në valutë, ose 16.2% të totalit të kredisë. Në terma absolutë vërehet një rënie me 0.8% e kredive të pambrojtura ndaj kursit të këmbimit krahasuar me fundin e gjashtëmujorit të mëparshëm.

Kreditë e ekspozuara ndaj rrezikut të kursit të këmbimit, domethënë rastet kur të ardhurat e subjektit huamarrës janë në monedhë të ndryshme nga monedha e dhënies së kredisë, janë ato me profilin më të lartë të rrezikut. Për këtë arsye, ky tregues mbart një rëndësi të veçantë në monitorimin e masave të deeuroizimit.

Rënia e peshës së kredisë në valutë në gjysmën e parë të këtij viti mund të shpjegohet me një ecuri të ndryshme të normave referuese të interesit për lekun dhe Euron. Norma bazë e interesit për Lekun ka frenuar në nivelin 3% dhe kjo ka bërë që edhe yield-et e bonove të thesarit të frenojnë rritjen, madje të bien ndjeshëm këtë vit. Ndërkohë, Banka Qendrore Europiane ka vijuar rritjen agresive të normave të interesit dhe kjo ka bërë që treguesi referues, Euribori, të vazhdojë rritjen, duke kaluar nivelin e 4%. Kjo bën që sot kreditë me norma të ndryshueshme interesi në lekë të jenë më të lira se në Euro.

Megjithatë, euroizimi i sektorit bankar paraqitet në rritje vjetore për sa u takon depozitave.

Në fund të gjashtëmujorit të parë 2023, treguesi që mat peshën e depozitave në valutë ndaj totalit të depozitave shënoi nivelin 54.6%. Niveli i raportit ra me 0.3 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, por u rrit me 1.4 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Në terma vjetorë, depozitat në valutë janë rritur me ritme më të larta, 9.2%, kundrejt rritjes së depozitave totale me 6.4%.

Kjo shpërndarje sipas bankave vijon të paraqitet relativisht simetrike duke u luhatur në nivelet 48.6% deri në 61.6%. Rezulton se 10 nga 11 bankat që operojnë në sistemin bankar regjistrojnë një vlerë të këtij treguesi mbi 50%, e cila potencialisht i bën ato subjekt të normës së rezervës së detyrueshme prej 20%. Ecuria në rritje e normave të interesit të valutës në tregjet ndërkombëtare mund të përmirësojë marzhin e përdorimit të valutës nga bankat dhe të shoqërohet me zbutjen e kostove të mësipërme.

Në analizën e saj, Banka e Shqipërisë thekson se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, mbiçmimi i lekut ndaj valutave kryesore ka qenë i ndjeshëm dhe më i shpejtë se në periudhat e mëparshme. Megjithatë, edhe kur korrektohen për këtë ecuri të kursit të këmbimit, ecuria e treguesve që monitorohen për të vlerësuar efektet e masave të deeuroizimit ka qenë përgjithësisht në përputhje me objektivat e synuar.

Disa prej tyre, si pesha e depozitave në lekë me afat mbi një vit dhe pesha e depozitave në valutë, kanë shënuar përmirësime të lehta. Ndërsa, pjesa tjetër e treguesve, ku përfshihet pesha e kredive në valutë, ka shënuar përmirësime më të dukshme.

Në terma vjetorë, ecuria e treguesve është më e larmishme por ende mund të dallohet prirja përmirësuese në shumicën e tyre. Ndryshimet strukturore në ekonomi gjatë viteve të fundit, ku veçohet rritja e fortë e turizmit dhe zhvillimet inflacioniste, janë shoqëruar me ndryshime të politikave ekonomike dhe monetare, si dhe të sjelljes së agjentëve të ekonomisë reale.

Për këto arsye, është rritur vështirësia për dallimin e efekteve që lidhen ngushtë me masat e deeuroizimit. Gjithsesi, këto masa kanë efekt frenues në ecurinë e euroizimit dhe në mungesë të tyre madhësia e lëvizjes së ndonjërit prej treguesve, apo edhe kahu i saj, do të ishte e ndryshme.

Në vitin 2017, Banka e Shqipërisë nënshkroi një memorandum me Ministrinë e Financave dhe Autoritetin e Mbikëqyjres Financiare, me qëllim zgjerimin e përdorimit të monedhës kombëtare në sistemin financiar dhe në ekonominë shqiptare.

Por, deri tani vetëm Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë masa rregullatore konkrete, që tentojnë të rrisin përdorimin e monedhës vendase në sektorin bankar. Këto masa tentojnë të rrisin kostot e ndërmjetësimit financiar në valutë dhe paralelisht ti ulin ato për lekun. /Burimi i lajmit Monitor 

euro banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!