18 Gusht 2023, 10:40
Nga A.B

Dy bashki të audituara së fundmi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit janë gjetur me problematika sa i takon qiradhënies së pasurisë së tyre tek të tretë duke krijuar detyrime të prapambetura ndërkohë që është konstatuar mos regjistrim i aseteve.
Konkretisht auditimi është ndalur në Bashkinë Fierd he në atë të Kuçovës ku për secilën prej tyre gjetjet janë të ndryshme. Konkretisht për Bashkinë e Fierit KLSH konstaton se nuk është bërë regjistrim i pronave sipas Vendimit që përcakton inventarizimin.
Nga auditimi i kryer në Bashkinë Fier, rezulton se nuk është kryer regjistrimi i pronave sipas VKM-së, nr.500 datë 14.8.2001 “Për inventarizimin e pronave të paluajtshme shtetërore dhe transferimin e pronave në Njësitë e Qeverisjes Vendore”, të pikave 9,10,11dhe 22, sipas Ligjit nr 8744 datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, si dhe Vkm 433/2006, por është regjistruar dhe pajisura me certifikatë pronësie, një numër i vogël i pronave.
Rezulton se për pasurit e regjistruar pranë ASHK-së, nga ana e drejtorisë së financës nuk janë hartuar regjistrat kontabël, për asetet që ka në administrim Bashkia Fier” thuhet në auditim.
Për këtë KLSH ka kërkuar që nga bashkia të merren masa për marrjen e informacionit të saktë ,për regjistrimin e pronave si dhe për të hapur regjistra kontabël për çdo aset që bashkia ka të inventarizuara. Të ardhurat e munguara nga qiradhënia e tokës nga kjo bashki mbetet në një vlerë të ulët.
Ndërkohë Bashkia e Kuçovës duket se e ka më të theksuar problematikën e qiradhënies së tokës pasi detyrimet e prapambetura janë rritur.
“Nga auditimi i kontratave të qiradhënies së pasurive të paluajtshme të Bashkisë Kuçovë me palët e treta, konkretisht të respektimit të detyrimeve ligjore për përllogaritjen dhe pagesën e qirasë (për vitin 2022), përllogaritjen e kamat-vonesave, si dhe marrjen e masave për arkëtimin e këtyre detyrimeve, u konstatua se në vitin 2022, janë krijuar 84 subjekte debitorë për vlerën 965,162 lekë, si dhe progresivisht në fund të vitit 2022 janë 116 subjekte për vlerën 21,717,246 lekë, të cilat përbëjnë të ardhura të pa arkëtuara për buxhetin e Bashkisë Kuçovë” thuhet në auditim.
I njëjti nënvizon se kontratat nuk janë të rishikuara sipas formatit që përcakton kuadri i ri ligjor. Nga bashkia është kërkuar që të merren masa për arkëtimin e detyrimit të prapambetur si dhe ndryshimin e përmbajtjes së kontratës duke përfshirë edhe kamatvonesat./MONITOR
bashki
Ekonomi
18 Gusht 2023, 07:10
A.B
Vitin e kaluar raporti mes numrit të dëmeve dhe numrit të kontratave të sigurimit të detyrueshëm motorik u rrit për të...
Ekonomi
18 Gusht 2023, 07:05
A.B
Pas vitit 2015, qeveria nisi me vrull praktikën e dhënies së koncesioneve për shumë shërbime e projekte, që ajo synonte t&e...
Ekonomi
17 Gusht 2023, 15:39
m.s
foto ilustruese
Teprica e likuiditetit të qeverisë shqiptare ka arritur rekorde të reja këtë vit. Sipas të dhënave t&eu...
Ekonomi
17 Gusht 2023, 14:45
A.B
Çmimet e grumbullimit të qumështit me shumice tek fermat blegtorale janë ulur që nga prilli 2023 me 12-15 për qind, por kjo ul...
Ekonomi
17 Gusht 2023, 14:36
A.B
Pas rritjes së fortë në qershor, ritmi i mbledhjes së të ardhurave u ngadalësua sërish në muajin korrik.
Të dh&e...
Ekonomi
17 Gusht 2023, 07:15
A.B
Shtigjet ekzistuese dhe mundësitë e shtigjeve të reja në zona që po marrin gjithmonë e më shumë vëmendje turistik...
Ekonomi
17 Gusht 2023, 07:15
A.B
Pagesat vjetore të taksës së ndërtesës për parkimet e mbyllura dhe bodrumet do të rriten nga 2 deri në 78% për 32...
Ekonomi
17 Gusht 2023, 07:05
A.B
Mbyllja e plotë e sporteleve fizike të kadastrës po krijon probleme të mëdha edhe për sektorin bankar.
Sipas Shoqatës Shqi...
Ekonomi
16 Gusht 2023, 19:39
m.s
foto ilustruese
Eksportet kanë vijuar rënien për të pestin muaj radhazi edhe në korrik, ndonëse ritmet e rënies jan&eum...
Ekonomi
16 Gusht 2023, 16:42
m.s
foto ilustruese
Euro po fiton terren në kursin e këmbimit me Lekun gjatë kësaj jave dhe është kthyer sipër nivelit t&eu...