20 Mars 2025, 15:05
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Investimet në rrjetin energjetik të transmetimit dhe shpërndarjes janë objekt i dy kontratave të fundit të lidhura nga Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes me subjekte private.
Bëhet fjalë për dy investime të ndryshme ku e para “Rikonstruksioni i linjës 110 kV Fier-Marinëz” me një vlerë kontrate 319 milionë lekë apo rreth 3.2 milionë euro, fituar nga 4 A-M, dhe e dyta me vlerë 128 milionë lekë apo rreth 1.3 milionë euro me objekt “Rikonstruksioni i rrjetit TM/TU dhe kabinave në fiderat Agim1, N/st Libofshe, 2 Seman N/St Hoxhare, Mbrostatar Ura, N/st Fieri 1 dhe fideri Ferme, N/st Fieri 2”, fituar nga BLERIMI.
Po cili është në fakt investimi konkret që pritet të bëhet me këto kontrata? E para që ka për autoritet kontraktor OST, objekt i punës së këtij projekti do të jetë rikonstruksioni i linjës 110 kV Fier – Marinëz.
“Linja ajrore 110 kV me dy qarqe Fier – Marinëz do të jetë linjë e re dhe do të lidhet në traktet ekzistuese, përkatësisht të nënstacioneve Fier dhe Jagodinë, ndërkohë që linja ekzistuese do të demontohet.
Traseja e linjës 110 kV Fier – Marinëz do të jetë trase e re në pjesën më të madhe të saj.
Në linjën e re do të montohet përcjellës ACSR 240/40 mm² dhe tros optik OPGW për mbrojtjen nga shkarkimet atmosferike dhe për qëllime telekomunikimi”, thuhet në dokumentet e tenderit.
Sa i takon investimit të OSSH rajonale Fier, nënvizohet se ai bëhet në disa fshatra me potencial agroturizmi, por edhe që kanë aktivitet bujqësor në investime serash.
“Zona që furnizohet me energji nga Fideri Agim Nr.1 10 kV, N/St 35/10 kV Libofshe, është zonë periferike në territorin e Bashkisë Fier dhe përfshin fshatrat Metaj, Adriatik, Ndërnënas, Hasturkas etj. Zona e cila mbulohet nga ky fider është një zonë që ka një numër të konsiderueshëm popullsie dhe një zonë prioritare për zhvillimin e projekteve të agroturizmit.
Kjo zonë është pjesë e unazës bujqësore e cila përfundon në fshatin Hasturkas. Vitet e fundit zona ka pasur investime të konsiderueshme në bujqësi me ngritjen e serave bujqësore për prodhimin dhe magazinimin e produkteve bujqësore. Këto arsye rrjedhimisht do të sjellin rritjen e kërkesës për energji.
Viti i ndërtimit të kabinave dhe rrjetit TU është përreth viteve 1970-1980. Mundësia e abuzimeve në këtë zonë është e lartë, pasi rrjeti i furnizimit është ajror me përcjellës alumini të zhveshur. Kjo zonë është zonë me abuzime të mëdha. Gjithashtu, shtyllat e rrjetit TU në disa raste ndodhen brenda shtëpive të abonentëve”, thuhet në dokument./ Monitor
energjia investim ne rrjet
Ekonomi
20 Mars 2025, 14:48
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Metodologjia e Eurostat referoi një vlerë më të lartë të inflacionit në muajin shkurt 2025 n&eum...
Ekonomi
20 Mars 2025, 14:17
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për muajin shkurt 2025 reflekton ecurinë e të mir...
Ekonomi
20 Mars 2025, 10:46
M.B
Gent Sejko
TIRANA- Guvernatori Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mbajti sot fjalën në forumin e biznesit “E ardhmj...
Ekonomi
19 Mars 2025, 14:19
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Inflacioni bazë pësoi rënie për të dytin muaj radhazi në shkurt.
Sipas të dhënave ng...
Ekonomi
19 Mars 2025, 13:01
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Qeveria shqiptarë ka planifikuar të marrë hua 100 miliardë lekë në tregun e brendshëm financiar ...
Ekonomi
19 Mars 2025, 07:12
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Tregu i qirave po “shpërthen” nga flukset e turistëve të huaj, por të ardhurat zyrtare nga qirat&eu...
Ekonomi
19 Mars 2025, 07:09
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kredia për sektorin e ndërtimit u rrit për të katërtin vit radhazi në 2024 dhe arriti nivelin më...
Ekonomi
18 Mars 2025, 14:48
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Të gjitha aktivitetet prodhuese në vend shënuar rënie të shitjeve, përveç ndërtimit...
Ekonomi
18 Mars 2025, 14:17
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Shitjet në sektorin e shërbimeve kaë vijuar me tendencë pozitive në tremujorin e katërt të vitit...
Ekonomi
18 Mars 2025, 13:12
Dosja
Foto ilustruese
TIRANË - Normat e interesit të depozitave me afat në lekë e mbyllën në rënie vitin e kaluar. Sipas stati...