LIVE UPDATES
Ekonomi

Inovacionet financiare në tregun shqiptar/ Sejko: Transformimi digjital ka sjellë mundësi të reja për rritjen e efikasitetit të shërbimeve

Sejko tha se ekosistemi i pagesave ka përjetuar transformime të rëndësishme në dy dekadat e fundit në nivel global.

20 Mars 2025, 10:46 Nga M.B
Inovacionet financiare në tregun shqiptar/ Sejko: Transformimi digjital ka
Gent Sejko

TIRANA- Guvernatori Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mbajti sot fjalën në forumin e biznesit “E ardhmja është tani: Si po riformëson inovacioni, shërbimet financiare shqiptare në 2025 dhe më tej”. Sejko tha se ekosistemi i pagesave ka përjetuar transformime të rëndësishme në dy dekadat e fundit në nivel global.

Ai tha se teknologjitë e reja kanë transformuar produktet dhe shërbimet e ofruara në tregun e pagesave me vlerë të vogël, ndërkohë që ekosistemi është zgjeruar me aktorë të rinj, të cilët janë kthyer në hallka të rëndësishme në zinxhirin e vlerës së pagesave. Sejko vuri në pah avancimin e vendit tonë për pagesat online.

Sejko shtoi se Shqipëria nuk bën përjashtim nga ky trend dhe setransformimi digjital ka sjellë mundësi të reja për rritjen e efikasitetit të shërbimeve financiare dhe rritjen e përfshirjes së popullatës në financë. Guvernatori tha se një nga ndikimet më të dukshme të inovacionit në shërbimet financiare të Shqipërisë është transformimi digjital i pagesave dhe i bankingut.

Sipas tij, vendi ynë po përjeton një rritje të shërbimeve bankare digjitale, duke i bërë shërbimet financiare më të përshtatshme, më të sigurta dhe më të aksesueshme. Gjithashtu Guvernatori tha se falë përdorimit në rritje të teknologjisë celulare, internetit dhe promovimit të produkteve inovative, konsumatorët po fitojnë akses në shërbime financiare dhe mund të menaxhojnë financat e tyre, të transferojnë para, të paguajnë faturat, në mënyrë elektronike.

"Banka e Shqipërisë ka qenë pararojë në revolucionin që po riformëson mënyrën se si ne aksesojmë dhe ndërveprojmë me shërbimet financiare. Nga njëra anë, ne kemi qenë aktivistë të promovimeve teknologjike në treg, dhe nga ana tjetër kemi siguruar mbrojtjen e nevojshme rregullatore për konsumatorin, stabilitetin financiar dhe mbikëqyrjen e subjekteve financiare", tha ai.

FJALA E PLOTË E GENT SEJKOS:

Të nderuar pjesëmarrës,

Kam kënaqësinë të jem pjesë e këtij forumi, për të diskutuar së bashku mbi inovacionet financiare në tregun shqiptar, një temë kjo mjaft aktuale dhe e rëndësishme për të ardhmen e zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

Të gjithë jemi dëshmitarë të një transformimi thelbësor për mënyrën se si ofrohen, konsumohen dhe kuptohen shërbimet financiare. Risitë teknologjike po ndryshojnë peizazhin financiar në Shqipëri, duke nxitur zgjerimin e shërbimeve dhe përfshirjen financiare, si dhe duke ofruar mundësi të reja për bizneset dhe konsumatorët. Inovacioni nuk është më një luks apo diçka që i përket së ardhmes. Ai është një realitet i domosdoshëm që po revolucionarizon mënyrën se si mendojnë bankat për pagesat, kreditë, investimet dhe më tej.

Më lejoni t’ju risjell në vëmendje se ekosistemi i pagesave ka përjetuar transformime të rëndësishme në dy dekadat e fundit në nivel global. Teknologjitë e reja kanë transformuar produktet dhe shërbimet e ofruara në tregun e pagesave me vlerë të vogël, ndërkohë që ekosistemi është zgjeruar me aktorë të rinj, të cilët janë kthyer në hallka të rëndësishme në zinxhirin e vlerës së pagesave.  

Shqipëria nuk bën përjashtim nga ky trend. Transformimi digjital ka sjellë mundësi të reja për rritjen e efikasitetit të shërbimeve financiare dhe rritjen e përfshirjes së popullatës në financë. Një nga ndikimet më të dukshme të inovacionit në shërbimet financiare të Shqipërisë është transformimi digjital i pagesave dhe i bankingut. Vendi ynë po përjeton një rritje të shërbimeve bankare digjitale, duke i bërë shërbimet financiare më të përshtatshme, më të sigurta dhe më të aksesueshme. Falë përdorimit në rritje të teknologjisë celulare, internetit dhe promovimit të produkteve inovative, konsumatorët po fitojnë akses në shërbime financiare dhe mund të menaxhojnë financat e tyre, të transferojnë para, të paguajnë faturat, në mënyrë elektronike.

Përdorimi i instrumenteve elektronike të pagesave vijon të rritet me ritme dyshifrore, duke ndihmuar në reduktimin e përdorimit të cash-it dhe rritjen e formalizimit të ekonomisë. Numri i pagesave digjitale për frymë ka arritur në 23 në vitin 2024, nga vetëm 2 pagesa për frymë në vitin 2015. Gjithashtu, përfshirja financiare - e matur si përqindje e popullsisë që zotëron të paktën një llogari financiare - ka arritur në 78%, nga rreth 40% në vitin 2015. Infrastruktura për pranimin e instrumenteve digjitale të pagesave gjithashtu ka njohur rritje të përshpejtuar. Instrumente të reja, si pagesat nëpërmjet portofoleve elektronike, po gjejnë përdorim gjithnjë e më të gjerë, duke u shtrirë edhe në popullsi ku aksesi bankar është më i rrallë.

Banka e Shqipërisë ka qenë pararojë në revolucionin që po riformëson mënyrën se si ne aksesojmë dhe ndërveprojmë me shërbimet financiare. Nga njëra anë, ne kemi qenë aktivistë të promovimeve teknologjike në treg, dhe nga ana tjetër kemi siguruar mbrojtjen e nevojshme rregullatore për konsumatorin, stabilitetin financiar dhe mbikëqyrjen e subjekteve financiare.

Shqipëria ishte vendi i parë në rajon, i cili transpozoi kuadrin evropian të shërbimeve të pagesave të njohur si PSD2. Kjo paketë rregullatore i hapi rrugën aktorëve të rinj fintech për ofrimin e produkteve të pagesave të përshtatura sipas nevojave të klientëve, me kosto më të ulëta dhe lehtësisht të përdorshme. Ajo solli dhe një koncept të ri, atë të “open banking”, duke nxitur konkurrencën në treg. Gjithashtu, kemi siguruar ofrimin e infrastrukturave të reja të pagesave, siç është sistemi AIPS Euro, i cili ka mundësuar shmangien e radhëve të gjata nëpër sportelet e bankave për kryerjen e pagesave në euro nga njëra bankë në tjetrën dhe uljen e komisioneve të larta të aplikuara nga transferimi përmes bankave korrespondente. Operimi i këtij sistemi ka gjeneruar kursime të konsiderueshme, të cilat përllogariten në rreth 100 milionë euro. Vetëm nga zerimi i komisioneve për pagesat deri në 20,000 lekë në vitin 2020, konsumatorëve dhe bizneseve u janë kursyer përafërsisht 700 milionë lekë.

Sot, dua të ndalem në dy momente kryesore, ku kemi përqendruar vëmendjen tonë për adoptimin e standardeve më të mira në rritjen e efikasitetit të shërbimeve financiare.  

Sikurse jeni në dijeni, më 21 nëntor 2024, Këshilli Evropian i Pagesave (EPC) mori vendimin për të pranuar Shqipërinë në juridiksionin e zonës gjeografike SEPA. Ky vendim shënon një hap konkret drejt integrimit të vendit në tregun evropian. Miratimi i aplikimit evidentoi nivelin e lartë të pajtueshmërisë ligjore të vendit tonë me atë të Bashkimit Evropian në fushën e pagesave dhe mbikëqyrjes financiare. Përfitimet ekonomike nga anëtarësimi në SEPA pritet të reflektohen në uljen e komisioneve ndërkufitare në euro, në zgjerimin e marrëdhënieve tregtare me BE-në, në zgjerimin e investimeve të huaja në vend etj. 

Komisionet për kryerjen e transaksioneve SEPA pritet të jenë ndjeshëm më të ulëta sesa ato aktuale. Vlerësojmë se vetëm nga ulja e komisioneve, kryerja e transaksioneve nëpërmjet  skemave SEPA do t’u kursejë agjentëve ekonomikë rreth 20 milionë euro në vitin e parë. Këto përfitime do të jenë të prekshme, pasi secili institucion financiar të aplikojë dhe të pranohet individualisht në skemat SEPA. Banka e Shqipërisë po udhëheq procesin e aderimit të çdo institucioni financiar, duke vepruar si urë lidhëse komunikimi dhe informacioni dhe duke monitoruar plotësimin e kritereve përkatëse. Institucionet shqiptare pritet të nisin aplikimet pranë EPC-së duke nisur nga muaji prill 2025. Bankat vendase janë angazhuar maksimalisht për plotësimin e kritereve teknike dhe ligjore, ku duhet të them, disa prej tyre kërkojnë investime të konsiderueshme financiare. Megjithatë, mbetemi besimplotë se qytetarët dhe bizneset shqiptare do të mund të kryejnë transaksione SEPA duke nisur nga muaji tetor.

Së dyti, kam kënaqësinë të ritheksoj se “Open banking” është një realitet, për të cilin renditemi po ashtu ndër vendet e para në rajon. Tashmë dhe në Shqipëri bankat nuk janë të vetmet kontrolluese të të dhënave financiare të klientëve. Falë iniciativave të Bankës së Shqipërisë dhe  pas disa zhvillimeve të njëpasnjëshme ligjore dhe rregullative, të dhënat financiare të klientëve të bankave ndahen me palë të treta.

Klientët shqiptarë mund të autorizojnë palët e treta të transferojnë fondet nga llogaritë e tyre bankare për të kryer pagesa dhe për të marrë shërbime të ndryshme. I gjithë ky proces realizohet në mënyrë të sigurt, nëpërmjet ndërfaqeve të aksesit të standardizuara. Këto risi burojnë nga ligji për shërbimet e pagesave (që transpozoi PSD2) të vitit 2020 dhe nga aktet nënligjore që pasuan, të hartuara dhe të implementuara brenda harkut kohor 2021-2024.  

Deri më sot, janë autorizuar për të kryer veprimtarinë e ofruesit të shërbimit të inicimit të pagesave dhe atë të informimit të llogarisë, 2 institucione të parasë elektronike dhe 4 të tjera janë në proces shqyrtimi dhe vlerësimi. Sikurse jeni në dijeni, janë shënuar dhe transaksionet e para të suksesshme, ai i inicimit të pagesës dhe i informimit të llogarisë, ndërmjet një banke dhe një institucioni të parasë elektronike, të cilat presim të rriten në volume dhe të shtrihen në më shumë subjekte.  

Padyshim që vënia në jetë e Open Banking kërkonte një bashkëpunim të ngushtë midis institucioneve financiare banka dhe atyre jobanka, agjencive qeveritare dhe ofruesve të teknologjisë, të cilat gjej rastin t’i falënderoj. Bankat dhe subjektet e licencuara Fintech kanë kryer investime të konsiderueshme, kanë përmirësuar sistemet e tyre të TI-së dhe kanë marrë certifikimet e nevojshme  për të lehtësuar shkëmbimin e sigurt të të dhënave ndërmjet palëve. Nuk mund të lë pa përmendur dhe Agjencinë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit, e cila pati një rol të rëndësishëm në testimin dhe integrimin e këtyre shërbimeve sipas standardeve më të fundit evropiane të sigurisë.

Ne jemi besimplotë se “bankingu i hapur” do të ulë kostot e shërbimit, rrisë shpejtësinë e pagesave elektronike, si dhe përmirësojë përvojën e përdoruesve në një sektor të avancuar bankar. Përtej sa rendita më sipër, kemi kontribuuar dhe në rritjen e ndjeshme të konkurrencës, dhe vijojmë të jemi në linjë me prioritetet e tjera të Bankës së Shqipërisë, atë të rritjes së përfshirjes financiare dhe nxitjen e rritjes ekonomike.

Ndarja e të dhënave financiare në një shkallë më të gjerë krahasuar me banking-un tradicional patjetër që përtej përfitimeve shoqërohet edhe me rreziqe të mundshme. Për këtë arsye, kuadri ligjor dhe rregullativ aktual, krahas lehtësimit të kryerjes së pagesave elektronike, përfshin rregulla për mbrojtjen e konsumatorit, sigurinë e tij dhe mbrojtjen kundër mashtrimit. Krahas rritjes së popullaritetit të bankingut të hapur, Banka e Shqipërisë do të vijojë të ndjekë me kujdes dhe në kohë reale zhvillimet në këtë drejtim në vendet e Bashkimit Evropian. 

Në përfundim, më lejoni ta mbyll duke cituar temën e këtij forumi: E ardhmja është tani, dhe inovacioni është në qendër të transformimit të shërbimeve financiare në Shqipëri. Roli ynë si rregullator, politikëbërës dhe udhëheqës i industrisë është të sigurojmë që këto ndryshime të përqafohen me përgjegjësi dhe në mënyrë të qëndrueshme. Teksa ecim përpara, është e domosdoshme të krijojmë një mjedis që nxit përparimin, duke mbrojtur interesat e të gjithë aktorëve dhe duke synuar të ndërtojmë një sistem financiar që jo vetëm i përgjigjet nevojave aktuale, por gjithashtu hedh themelet për një të ardhme më të begatë dhe gjithëpërfshirëse.

gent sejko

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës