LIVE UPDATES
Ekonomi

Eksportuesit shqiptarë humbën 225 milionë euro në 2022 nga rënia e euros

Në anën tjetër, importuesit po fitojnë pa u lodhur aspak vetëm nga ndryshimet në kursin e këmbimit. Logjika ekonomike imponon se fitimet nga kursi duhet të përkthehen në çmime më të lira në tregjet e brendshme.

16 Prill 2023, 17:25 Nga DOSJA
Eksportuesit shqiptarë humbën 225 milionë euro në 2022 nga
Foto Ilustruese

TIRANË- Kompania INCA, e cila eksporton kryesisht produkte ushqimore të përpunuara, është duke humbur sistematikisht për çdo faturë eksporti gati 3% të vlerës së saj.

“Nga momenti që dorëzojmë mallin deri në kohën e pagesës së faturës kemi një humbje në vlerë mbi 3%, vetëm nga nënçmimi i Euros ndaj Lekut”, – tha Alban Zusi, zotëruesi i kompanisë.

Nënçmimi i qëndrueshëm i Euros ndaj Lekut po shndërrohet në një sfidë serioze për eksportuesit shqiptarë, të cilët në këto kohë janë në presionin e madh të rritjes së kostove nga paga minimale, lëndët e parave dhe problematikat e mungesës së punonjësve.

Në anën tjetër, importuesit po fitojnë pa u lodhur aspak vetëm nga ndryshimet në kursin e këmbimit. Logjika ekonomike imponon se fitimet nga kursi duhet të përkthehen në çmime më të lira në tregjet e brendshme.

Historia e këtyre 30 viteve tranzicion ka dëshmuar se tregu shqiptar është jo elastik sa i përket përçimit të kursit të këmbimit në krahun uljes të çmimeve.

Çmimet në artikujt me pakicë po qëndrojnë të larta, me ulje të matshme vetëm për disa produkte ushqimore se vaji dhe mielli, kurse për të tjerat janë njëlloj.

Inflacioni në shkurt të këtij viti u rrit me 7.1%, në një kohë që çmimet në tregjet ndërkombëtare dhe kursi i këmbimit kanë qenë favorizues.

Importuesit e mëdhenj pohojnë se kursi i këmbimit ka qenë favorizues, por rritja e pagave dhe kostove të aktivitetit në përgjithësi kanë gërryer fitimet nga kursi i këmbimit.

Në janar të këtij viti, importet e mallrave arritën vlerën 58,1 miliardë lekë, prej të cilave 49% u blenë në euro, sipas të dhënave zyrtare nga Doganat.

Kursi zyrtar që përdorën doganat 6.5% më i lirë se në janarin e vitit 2022. Vetëm nga nënçmimi i Euros në një muaj importuesit fituan 1,8 miliardë lekë, ose rreth 16 milionë euro. Burimet nga kompania “Teuta”, një nga më të mëdhatë në importin e ushqimeve, shpjeguan se nga muaji në muaj, luhatjet e kursit krijojnë herë humbje, herë fitime.

Mirëpo rritja e pagës minimale dhe shtrenjtimi i çmimeve në tregjet ndërkombëtare për ushqimet nuk lejon që fitimet në kurs të përcillen në tregjet e pakicës.

Teksa eksportuesit po përballen me humbje të papritura, për shkak të kursit të këmbimit, duhej që së paku të kishin përfituar konsumatorët, por as kjo nuk po ndodh. Çmimet e ushqimeve në vend, që nga koha e krizës, janë rritur me ritme dy herë më të larta se inflacioni.

Kursi rrënoi eksportuesit, 225 milionë euro humbje më 2022

Gjatë 8 viteve të fundit, nënçmimi sistematik i Euros ndaj Lekut ka çuar në rënie të qëndrueshme në të ardhurat e eksportuesve.

Vitin e kaluar, vlera totale e eksporteve, sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, arriti në 486 miliardë lekë, 80% e të cilave (389 miliardë lekë) u ishin në euro.

Në janar të vitit 2022, kursi mesatar i këmbimit të Bankës së Shqipërisë ishte 121.5 lekë, ndërsa në dhjetor, 114.9 lekë.

Në harkun kohor të një viti, euro u këmbye me 6.6 lekë më pak, duke krijuar humbje të pastër 25.7 miliardë lekë, ose 225 milionë euro.

Eksportuesit shqiptarë punojnë me norma të ulëta fitimi, për shkak se mallrat që prodhohen në Shqipëri janë produkte gjysmë të gatshme kryesisht nga industria fason.

Humbjet që po vijnë nga kursi i këmbimit po gërryejnë fitimet, të cilat do të mund të investoheshin në përmirësimin teknologjik të kompanive.

Fabrikat shqiptare, në mungesë të krahut të punës, duhet të investojnë në novacion, në mënyrë që ulin varësinë nga burimet njerëzore dhe të mund të realizojnë produkte që shiten shtrenjtë në tregjet huaja.

Me rreth 225 milionë eurot e humbura nga kursi i këmbimit, vetëm në një vit, mund të ishte rinovuar e gjithë teknologjia e sektorit fason dhe e industrive që lidhen me eksportin.

Nëse në vitin 2022, kursi i këmbimit të Euros do të ishte 140 lekë, si në vitin 2016, të ardhurat e eksportuesve do të ishin 650 milionë euro më të larta.

Vetëm për janarin 2023 llogariten 20,1 miliardë lekë, ose rreth 19 milionë euro humbje. Eksportet shqiptare arritën vlerën 42 miliardë lekë në janar. Në janarin 2023, kursi i këmbimit ishte rreth 114 lekë, ndërsa në janar 2022, rreth 121 lekë.

Eksportuesit janë të shqetësuar se ekonomia shqiptare është duke u bërë gjithnjë e më shumë jokonkurruese për sektorin e prodhimit.

Evdin Prençe, nga Shoqata Proeksport, që gjithashtu zotëron një fabrikë të prodhimit të këpucëve për eksport, tha se sektori fason humbi në total 2.5 milionë euro, vetëm në 10 ditë në muajin dhjetor 2022, kur kursi i këmbimit nga 116 ra në 113 lekë.

Humbjet e eksportuesve, për shkak të kursit të këmbimit, janë bërë të qëndrueshme, pasi rënia po vijon me ritme të larta nga viti në vit.

Në pranverën e vitit 2016, 1 euro kushtonte rreth 140 lekë. Që nga ajo kohë, Euro është nënçmuar ndaj Lekut me 26 lekë, ose 18.5%. Po në këtë masë kanë rënë edhe të ardhurat e eksportuesve.

Humbjet nga kursi i këmbimit nuk transferohen në çmimet e eksportit

Ndryshe nga kostot e tjera të aktivitetit, eksportuesit nuk mund të transferojnë në çmimet finale humbjet që vijnë nga kursi i këmbimit, – tha Alban Zusi nga Shoqata e Eksportuesve.

Kur negociohen çmimet, kontraktorët e huaj marrin në konsideratë kostot e lëndëve të para që janë rritur në të gjithë botën, kostot që vijnë nga paga minimale, por nuk pranojnë të përfshijnë në çmime humbjet nga kursi i këmbimit.

Pjesa më e madhe e eksportuesve shqiptarë punojnë me kontrata. Nga dorëzimi i mallrave deri te pagesa kalojnë zakonisht 4-6 muaj.

Por në këtë periudhë po ndodh që euro të nënçmohet me 3-4 lekë. P.sh., nëse nga një faturë eksporti 10 mijë euro në janar 2022 përfitoheshin 1,215,000 lekë, në dhjetor, vetëm 1,149,000 lekë.

Ndërkohë që planet financiare bëhen duke marrë në konsideratë një logjikë normale të kursit të këmbimit, mbiçmimi jashtë çdo parashikimi i Lekut po i tensionon prodhuesit.

Kursi i këmbimit ka krijuar disa efekte pozitive në pagesat e kredive në euro të eksportuesve mirëpo, të ardhurat që teprojnë nga ky proces tatohen sërish si fitime dhe në fund, kursi i këmbimit po krijon humbje.

Marrë nga Monitor.al

eksportuesit shqiptare

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje