LIVE UPDATES
Ekonomi

ANALIZA/ Pse rritja e pagave mund t’i shërbejë më shumë shtimit të imigrimit sesa frenimit të emigrimit?

E ndoshta, edhe rritja e pagave, në mungesë të faktorëve të tjerë përcaktues në rezultate, mund të mos frenojë largimin e shqiptarëve, por një gjë mund të bëjë, të nxisë rritjen e imigrantëve nga vendet me standarde më të ulëta se Shqipëria.

15 Prill 2023, 07:04 Nga k.m.
ANALIZA/ Pse rritja e pagave mund t’i shërbejë më
Foto ilustruese

Ka krijuar debat të natyrshëm njoftimi i Kryeministrit, në prag të hapjes së fushatës së zgjedhjeve vendore, për rritjen e pagës mesatare në sektorin publik deri në 900 euro, si një nga reformat më domethënëse të së gjithë qeverisjes së tij. Rritja e pagave do të prekë menjëherë sektorët publikë në arsim në çdo nivel, në shëndetësi, si dhe në siguri. Kjo rritje duket e mirëpritur nga arsimtarët dhe pedagogët, sepse pa shpërblyer dijen nuk mund të rritësh cilësinë e kapitalit njerëzor; mirëpritet nga mjekët dhe infermierët, pasi janë ata që kujdesen që ky kapital njerëzor të jetë i shëndetshëm dhe produktiv në potencialin e tij; si dhe padyshim siguria, sepse garanton moscenimin e së drejtës dhe sovranitetit kombëtar.

Kjo rritje nuk kontestohet edhe nga opozita, duke pretenduar që ishte propozim i tyre që me buxhetin e vitit 2023, por konteston kohën në të cilën prezantohet si një premtim me ndikim elektoral. Nga ana tjetër, inflacioni ende i lartë në Shqipëri, po gërryen fuqinë blerëse të konsumatorit dhe për pjesën më të madhe të shqiptarëve, pagat janë i vetmi burim të ardhurash.

Rritja e pagave për administratën publike do të realizohet deri në korrik 2024, dhe fatura e plotë financiare në një vit fiskal pritet të arrijë në rreth 39 miliardë lekë për vitin 2025, duke u shoqëruar edhe me rialokim fondesh në shpenzimet buxhetore, deklaron ministrja e Financave dhe Ekonomisë. Fatura financiare duket e lartë, pasi do të jetë gati sa dhe balanca primare e vitit 2022, por jo e papërballueshme për buxhetin, të paktën me projeksionet aktuale.

Një borxh publik në rënie, rritja ekonomike më e lartë se pritshmëritë dhe zgjerimi i normës tatimore tek të ardhurat personale me anë të ligjit të ri, por mbi të gjitha, rritja e të ardhurave tatimore nga inflacioni, tregojnë se fatura mund edhe të përballohet pa goditje të mëdha në qëndrueshmërinë e financave publike.

Në mjedisin e brendshëm ekonomik, së bashku me rritjen e pazakontë të pagës minimale, e cila gjithmonë ka shërbyer pozitivisht në të ardhurat buxhetore, pritet që kjo reformë të ndikojë edhe në sektorin privat, dhe progresivisht të rrisë të gjithë strukturën e pagave në vend, një rritje nominale që mund të variojë në rreth 35-40% për dy vitet e ardhshëm.

Përse kjo reformë e menjëhershme, kur pagat u rritën vetëm pak kohë më parë?! Si mund të hartohet, trajtohet, konsultohet dhe zbatohet një reformë, në një periudhë kaq të shkurtër kohore? Vetëm emigrimi dhe mungesa e forcës punëtore të kualifikuar është qëllimi i kësaj reforme? Cili mund të jetë ndikimi real i saj në përmirësimin e cilësisë së jetës?

Është një nga reformat më të rëndësishme të ndërmarra ndonjëherë, por nuk është marrë publikisht mendimi i Bankës së Shqipërisë, se cili mund të jetë ndikimi i saj në arritjen e objektivit të inflacionit, pasi pagat dhe çmimet janë të lidhura ngushtësisht. Edhe një herë të kujtojmë se inflacioni i periudhës 2022-2023 nuk duket një problem i madh për financat publike, përkundrazi, ka shërbyer në rritje të mjaftueshme të të ardhurave buxhetore!

Të bëjmë një analizë midis teorisë së ekonomisë së tregut të lirë dhe ngjarjeve ekonomike në vend, si dhe ndikimit të mundshëm të rritjes së pagave, përtej optimizmit dhe gëzimit momental, një këndvështrim ndoshta dhe subjektiv, por duhet hedhur si diskutim.

Ekonomia Shqiptare ka simptoma të një ekonomie drejt zhvillimit, një ekonomi me produktivet të ulët të punës, informalitet të lartë dhe rrjedhje të trurit. Një ekonomi me diversifikim të ulët të eksporteve, dhe pse duhen njohur disa arritje kohët e fundit në produktet bujqësore dhe përvoja afatgjatë në fasoneri. Po shfaqim gjithmonë e më shumë qëndrueshmëri afatgjatë në mallrat e importit, pasi jemi një ekonomi e vogël dhe kemi pak mundësi të mëdha zëvendësimi të importeve.

Ekonomia Shqiptare po ekspozohet pozitivisht ndaj fluksit në rritje të turizmit dhe rrjedhimisht të shërbimeve mbështetëse.

Ekonomia Shqiptare po përballet me mungesë të forcave të punës ku në vijimësi, dhomat e biznesit deklarojnë për mungesën e mijëra e mijëra të punësuarish. Fakt i pakontestueshëm, nëse do të realizosh vlerë të shtuar duhet rritur fuqia punëtore, por Shqiptarët po largohen. Qeveria duhet të ndërmarrë politika për frenimin e këtij fenomeni! A është rritja e pagave ajo e duhura, cilat mund të jenë ndikimet e saj?

Teorikisht, në një ekonomi tregu funksionale dhe konkurruese, rritja e pagave vjen natyrshëm si rezultat i shtimit të produktivitetit. Sinergjitë e krijuara në tregjet e lira nga ndërveprimi i aftësive menaxhuese, kapitalit njerëzor dhe risive teknologjike që nxisin produktivitetin dhe rrjedhimisht nxisin edhe paga më të larta. Kjo do të ishte një ekonomi funksionale, në të kundërt, rritja nominale shoqërohet me rritje të kostove, rritje të çmimeve dhe rënie të fuqisë blerëse, duke mos ndryshuar termat realë në ekonomi. Më thjesht, fiton më shumë para, por shpenzon më shumë dhe shporta e shpenzimeve nuk zgjerohet! Nëse tregjet shfaqin natyrë jokonkurruese, atëherë ka hapësira që puna të mos shpërblehet me vlerën e saj reale dhe “monopolizimi” i jep mundësinë sipërmarrësit të përfitojë më shumë.

Nuk është e gabuar të fitosh më shumë për një sipërmarrës kur rregullat formale respektohen, ky është dhe qëllimi i sipërmarrjes, në të kundërt duhet të flasim për një tjetër model ekonomik, jo atë të sipërmarrjes së lirë.

Dhe për të zgjidhur edhe këtë problem, Kryeministri del përpara biznesit dhe i jep leksione mbi “pjatën bosh”. U jep leksione për ekonominë atyre që përbëjnë, mendojnë dhe jetojnë në çdo moment me ekonominë, sipërmarrësve.

Nëse ka një rregull që ende nuk shkelet në ekonomi, “mos pengo sipërmarrjen e lirë” dhe jo “vendosni pagat më të larta”.

Kjo qasje duket sikur jemi në një situatë “ex-post”, ku deri tani kemi dështuar të vendosim rregulla të qarta në tregje, model të një lidershipi gjithëpërfshirës dhe jo egocentrik, nxitje dhe promovim të konkurrueshmërisë, dhe rrjedhimisht paga më të larta, dhe rrjedhimisht standarde jetese më të mira, dhe rrjedhimisht ndërtimin e një familje me vlera dhe prosperitet, dhe pse gjithmonë ka dikush që kërkon të jetojë në një botë ndryshe, por jo të gjithë!

E ndoshta, edhe rritja e pagave, në mungesë të faktorëve të tjerë përcaktues në rezultate, mund të mos frenojë largimin e shqiptarëve, por një gjë mund të bëjë, të nxisë rritjen e imigrantëve nga vendet me standarde më të ulëta se Shqipëria.

Në fakt, një imigrant krahason të ardhurat nominale në vendin që i realizon dhe çmimet në vendin e origjinës.

Ashtu siç bënin shumë Shqiptarë në emigrim gjatë viteve ‘90, ku 100 Marka ishin shumë për një familje Shqiptare, por asgjë për një të punësuar në Gjermani. E ndoshta, nëse kjo logjikë vijon, atëherë rritja e pagave mund t’i shërbejë më shumë shtimit të imigrimit sesa frenimit të emigrimit në Shqipëri.

Kjo është një pjesë tjetër e analizës që duhet marrë në konsideratë, jo vetëm ekonomikisht, por dhe në aspektin social, kulturor dhe kombëtar. 

PASOJA?

E ndoshta, edhe rritja e pagave, në mungesë të faktorëve të tjerë përcaktues në rezultate, mund të mos frenojë largimin e shqiptarëve, por një gjë mund të bëjë, të nxisë rritjen e imigrantëve nga vendet me standarde më të ulëta se Shqipëria./Monitor

rritja e pagave

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës