Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Pagesa e sigurimeve shoqërore është një tjetër hallkë që përbën problem duke “kërcënuar” pensionet. Qeveria qendrore çdo vit akordon subvencione për këto ndërmarrje të cilat në vitin 2022 shënuan vlerën 360 milionë lekë apo rreth 3 milionë euro.
TIRANË- Ndërmarrjet e ujësjellës kanalizimeve në një pjesë të mirë të tyre vijojnë të mbeten financiarisht të brishta duke akumuluar detyrime të papaguara në zëra të ndryshme. Faturat janë të majme sa i takon borxheve të energjisë për të cilat pati një angazhim në nivel qendror me një plan për shuarjen e tyre por këto nuk janë të vetmet.
Pagesa e sigurimeve shoqërore është një tjetër hallkë që përbën problem duke “kërcënuar” pensionet. Qeveria qendrore çdo vit akordon subvencione për këto ndërmarrje të cilat në vitin 2022 shënuan vlerën 360 milionë lekë apo rreth 3 milionë euro.
“Subvencionet e akorduara nga qeveria qendrore për vitin 2022, kanë qenë në vlerën e 360 milion lekë. Ky fond është shpërndarë në mënyrë të barabartë (nga 30 milion lekë secili ) vetëm për dymbëdhjetë Shoqëritë Rajonale të UK të krijuara sipas VKM nr. 302 datë 11.05.2022 “Për politikat kombëtare për riorganizimin e sektorit UK”, raportoi rregullatori.
Po ku kanë shkuar në fakt këto para që janë dhënë nga qeveria qendrore për ujësjellësit. Shumica sipas të dhënave kanë shkuar për pagesën e sigurimeve shoqërore të punonjësve rreth 40 për qind.
“Për vitin 2022, subvencionet, janë akorduar për nevojat e shoqërive për të shlyer çfarëdolloj nga detyrimet e papaguara që kanë patur shoqëritë përbërëse të shoqërive të reja rajonale UK, pra ndryshe nga viti paraardhës ku ato ishin të dedikuara vetëm për kostot e energjisë elektrike. Raportohet se nga vlera totale e subvencioneve, 38.86% janë shpërndarë për sigurime shoqërore dhe shëndetësore të papaguara, 26.1% janë shpërndarë për kosto të energjisë elektrike, 13,56% janë për tatime e taksa të papaguara, 4.81% për paga të papaguara, ndërsa 16.67% janë shpërndarë për performancë të mirë vetëm për dy shoqëri UK Rajonale Korçë dhe UK Pogradec”, thuhet në raportin vjetor të ERRU.
Duke parë situatën e borxheve ERRU ka rekomanduar që bëhet një analizë më e detajuar sa i takon mundësive të pagesës dhe shoqëritë që janë në fazë bashkimi si pjesë e reformës së nisur të bëjnë pagesën sipas përballueshmërisë. Po kështu duke qenë se energjia zë një pjesë të mirë të borxhit të shihet mundësia për të zbatuar projekte dhe investime që ulin faturën e energjisë qoftë sa i takon rritjes së eficiencës ashtu edhe shfrytëzimit të burimeve të rinovueshme.
Marrë nga Monitor.al
Foto Ilustruese TIRANË- Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NMV) janë motori i ekonomisë, pasi dominojnë punësimin, shitje...
Shqipëri TIRANË- Kërkesa për udhëtime në Europë u rrit gjatë 2022 dhe 2023, veçanërisht pasi u hoqë...
Foto Ilustruese TIRANË- Serbia dhe Shqipëria janë dy shtetet që kanë shënuar rimëkëmbjen më të shpejt&eum...
Foto Ilustruese TIRANË- Nga 20 marsi nisin aplikimet për përfitimin e subvencioneve direkte për bujqësinë. Udhëzimi i p&...
Foto Ilustruese TIRANË- Shqipëria është vendi më pak tërheqës në rajon sa i takon mundësive që investitor...
Foto ilustruese ZVICËR- Aksionet e Credit Suisse kanë rënë me më shumë se 20%, duke shënuar nivelet më të ul&e...
Foto Ilustruese TIRANË- Yield-et e bonove 12 mujore ranë përsëri në ankandin e kësaj jave dhe prekën nivelin më t&e...
Silicon Valley Bank SHBA- Amerika duhet të përgatisë plane më të mira në rastet e dështimit të bankave të m&eu...
Foto Ilustruese TIRANË- Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në muajin janar të këtij viti. Sipas statistikave të Bank&...
Foto Ilustruese PRISHTINË- Kontejnerë të shumtë në kryeqytetin e Kosovës janë mbuluar nga mbeturinat. Kjo për ...