All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Ekonomi

Ekonomia ka ngecur, por leku “rrëzon” të gjitha valutat; Tregu “mbytet” me euro, zbret në një tjetër minimum historik

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 104.85 lekë, duke u nënçmuar me 0.86 lekë në raport me ditën e mëparshme. Kjo është dhe rënia më e madhe ditore e këtij viti dhe më e forta që nga 28 dhjetori 2022.

4 Korrik 2023, 12:44 Nga A.B
All - Paragraf - 1

Ekonomia ka ngecur, por leku “rrëzon” të gjitha valutat;

Monedha e përbashkët ka vijuar që të humbë pikë me ritme të shpejta në raport me lekun, duke tejkaluar të gjitha parashikimet.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 104.85 lekë, duke u nënçmuar me 0.86 lekë në raport me ditën e mëparshme. Kjo është dhe rënia më e madhe ditore e këtij viti dhe më e forta që nga 28 dhjetori 2022.

Në këto nivele, euro ka shënuar një tjetër minimum historik në raportet e këmbimit me lekun, që kur ajo filloi të zbatohej si monedhë zyrtare në janar të vitit 2002.

Në krahasim me fillimin e vitit euro ka rënë me 9.69 lekë, ose 8.4%, ndërsa në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur monedha e përbashkët tregtohej me 119.12 lekë këmbehet me 14.35 lekë më pak (zhvlerësim 12%).

Në treg në mesditë euro zbriti deri në 104 lekë, sipas burimeve nga tregu.

Të kontaktuar nga Monitor, aktorët e mëdhenj të tregut thanë se kjo tendencë është e lidhur me ofertën e lartë në treg. Sipas tyre, tregu është “mbytur” në euro dhe tregtuesit nuk kanë ku shesin, ndërkohë që nuk blejnë.

Shtimi i numrit të turistëve ka ndikuar në rritjen e ofertës për valutë. Në maj, sipas INSTAT në vend hynë rreth 17%  shtetas të huaj më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, ndërsa për 5 mujorin janë 42.5% hyrje më shumë.  Gjithsesi, në maj, kur filloi dhe rënia e fortë e euros, ritmet e rritjes së të huajve ishin më të ulëtat në raport me muajt e mëparshëm.

Një tjetër burim i qëndrueshëm i valutës janë hyrjet informale, që kanalizohen kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme. INSTAT bëri të ditur se në tremujorin e parë ekonomia u rrit me 2.76%, ndërsa  “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” ndikuan me +0,62 pikë përqindje, dhe “Ndërtimi” me 0.42 pikë përqindje, duke ndikuar të dyja në 38% të rritjes totale të ekonomisë.

Rënia e fortë nxit dhe spekulimet në treg. Agjencitë e këmbimit valutor e kanë rritur marzhin e shit-blerjes në rreth 1.5 lekë, një tregues i luhatjeve të mëdha, ndërsa përgjithësisht ky marzh luhatet në 0.5-1 lekë.

Aktorët e tregut presin që euro të vijojë të jetë e dobët, pasi pas datës 20 shtohen hyrjet e emigrantëve. Tradicionalisht gushti dhe dhjetori shënojnë gjithnjë vlerat më të ulëta të këmbimit të valutave për shkak të shtimit të prurjeve nga emigrantët.

Bien gjithë valutat e tjera

Krahas euros, të gjitha valutat e tjera kanë shënuar rënie të fortë, duke treguar se luhatjet lidhen me faktorët e brendshëm të ofertës së lartë për valutë, çka bën që monedhat e huaja të tërheqin njëra-tjetrën për poshtë. Dollari ra me 0.95 lekë, në 96.18 lekë. Paundi u nënçmua me 0.90 lekë, në 122 lekë, franga zvicerane me 0.42 lekë, në 107.49 lekë.

Ekonomia u ngadalësua në tremujorin e parë

Një nga argumentet e zyrtarëve ka qenë që forcimi i lekut reflekton ecurinë e mirë të ekonomisë. Ndërkohë të dhënat më të fundit nga INSTAT bënë të ditur se të paktën në tremujorin e parë të vitit, ritmet e rritjes së ekonomisë janë ngadalësuar, duke reflektuar pasojat që po sjell emigracioni i lartë që ka prekur konsumin dhe rritja e çmimeve.

Në kontrast me këtë tendencë, ekonominë e kanë mbajtur në këmbë pasuritë e paluajtshme. Rritja e tregtisë, hoteleve dhe transporti, një tregues i konsumit ka qenë minimale, ndërsa industria ka rënë, duke reflektuar konjukturën e pafavorshme ndërkombëtare për çmimet e shitjes dhe shtrenjtimin e kostove të bizneseve. Sidomos  industria, kryesisht eksportuesit janë ndikuar dukshëm nga nënçmimi i euros që ka reduktuar të ardhurat e tyre në lekë.

INSTAT bëri të ditur se Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2023 vlerësohet me rritje prej 2,72%, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2022. Ky është ritmi më i ulët i rritjes që nga tremujori i tretë i vitit 2020, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë./MONITOR

euro


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim