LIVE UPDATES
Ekonomi

Ngadalësohet rritja e besimit të bizneseve e konsumatorëve në ekonomi

Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) regjistroi rritje me 0.8 pikë në muajin qershor. Aktualisht, niveli i TNE-së qëndron 19.6 pikë mbi mesataren afatgjatë, niveli më i lartë historik.

4 Korrik 2023, 07:15 Nga A.B

Ngadalësohet rritja e besimit të bizneseve e konsumatorëve

Përmirësimi i besimit konsumator është ngadalësuar ndjeshëm në qershor, në krahasim me muajt e mëparshëm, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) regjistroi rritje me 0.8 pikë në muajin qershor. Aktualisht, niveli i TNE-së qëndron 19.6 pikë mbi mesataren afatgjatë, niveli më i lartë historik.

Rritja e TNE-së u përcaktua nga rritja e besimit në sektorët e industrisë, ndërtimit e tregtisë si dhe nga përmirësimi i besimit konsumator.

Treguesi i besimit të industrisë (TBI) u rrit me 1.2 pikë përqindje në muajin qershor, i ndikuar pozitivisht nga vlerësimet optimiste për kontratat porositëse, kryesisht atyre të eksporteve. Niveli i TBI-së aktualisht qëndron rreth 20 pikë përqindje mbi mesataren historike . Ndërkohë, pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin dhe për punësimin në të ardhmen janë ulur. Pritjet e tyre për çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë vijuar prirjen rritëse të muajve të fundit

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u rrit me 2.2 pikë përqindje në muajin qershor, duke shënuar nivelin më të lartë historik. Ky tregues qëndron 37 pikë përqindje mbi nivelin e mesatares afatgjatë. Rritja këtë muaj u përcaktua si nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues ashtu dhe për nivelin e porosive aktuale. Ndërkohë, si pritjet për punësimin ashtu edhe ato për çmimet në të ardhmen shënuan rritje.

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u ngadalësua me 1.6 pikë përqindje në muajin qershor. Megjithatë, niveli i TBSH-së qëndron rreth 27.5 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë duke shënuar një nga vlerat më të larta historike  Rënia e komponentit të ecurisë aktuale të aktivitetit ka ndikuar dhe në ngadalësimin e treguesit të besimit të sektorit përkatës. Ndërkohë, niveli i kërkesës ka regjistruar përmirësim. Pritjet e bizneseve për kërkesën dhe punësimin në të ardhmen janë pothuajse në të njëjtat nivele me aktualen. Pritjet e tyre për ecurinë e çmimeve në të ardhmen nuk kanë pësuar ndryshime të rëndësishme në krahasim me muajin e kaluar .

Treguesi i besimit në tregti (TBT) vijoi prirjen rritëse, me rreth 0.7 pikë përqindje në këtë muaj. Kjo lëvizje u ndikua kryesisht nga vlerësime shumë optimiste mbi ecurinë e punësimit në të ardhmen të biznesit. Niveli aktual i TBT-së qëndron rreth 15 pikë përqindje mbi mesataren historike. Gjithashtu, pritjet për ecurinë e punësimit në të ardhmen u vlerësuan me rënie të rëndësishme këtë muaj.

Treguesi i besimit konsumator (TBK) rezultoi i përmirësuar me rreth 0.6 pikë përqindje në muajin qershor. Niveli i tij, prej muajit mars, qëndron mbi mesataren historike, për herë të parë që nga muaji shtator 2021. Përmirësimi i TBK-së këtë muaj u përcaktua nga vlerësimi më pozitiv i tyre për blerje në shuma të mëdha aktuale dhe në të ardhmen . Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për poshtë.Treguesit me frekuencë tremujore1 shfaqën një ecuri pozitive me bazë të gjerë sektoriale për treguesin e gjendjes financiare të bizneseve krahasuar me rezultatet e vrojtimeve të tre muajve më parë.

Gjendja financiare e bizneseve u përmirësua gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023, në sektorin e industrisë (+8.8 pikë përqindje), ndërtimit (+4.7 pikë përqindje), shërbimeve (+7.9 pikë përqindje) dhe tregtisë (+6.6 pikë përqindje).Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve shënoi rritje në sektorët e shërbimeve (+0.5 pikë përqindje, në nivelin 82%) dhe tregtisë (+0.3 pikë përqindje, në nivelin 77%). Ndërkohë, në sektorin e ndërtimit ky tregues mbeti i pandryshuar në vlerën 76%. Ky tregues rezultoi lehtësisht me rënie në sektorin e industrisë (-0.4 pikë përqindje, duke zbritur në 81.3%)./MONITOR


Sondazh

Poll
Ekonomi 2 Korrik 2023, 07:37 I.A

A ka përfunduar “Erdoganomia”?

Erdogan TURQI- Në shekullin XVI, ndërsa inflacioni pushtoi Perandorinë Osmane, Sulltan Murati III i qetësoi trupat e tij, të cil&e...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë