LIVE UPDATES
Ekonomi

Ekonomia e fortë dhe inflacioni

Një rritje më e shpejtë ekonomike tingëllon si diçka pozitive, por ajo është një problem për politikëbërësit, të cilët po përpiqen të nxisin një ngadalësim ekonomik të menaxhuar mirë.

9 Prill 2023, 08:18 Nga I.A
Ekonomia e fortë dhe inflacioni
Jerome Powell

Mendohej se shtrëngimi më i shpejtë i politikës monetare globale në 40 vjet, do t’i jepte një goditje të rëndë ekonomisë botërore, shkruan The Economist. E megjithatë, në vitin 2023, ekonomia duket se nuk është ndikuar shumë nga efektet e normave më të larta të interesit.

Jo vetëm që inflacioni vazhdon të jetë i lartë, por edhe aktiviteti ekonomik duket se është përshpejtuar. Një rritje më e shpejtë ekonomike tingëllon si diçka pozitive, por ajo është një problem për politikëbërësit, të cilët po përpiqen të nxisin një ngadalësim ekonomik të menaxhuar mirë. Dhe kjo mund të nënkuptojë se recesioni do të jetë edhe më i dhimbshëm, kur të godasë.

Në fund të vitit të kaluar, sipas anketave të biznesit, prodhimi i sektorit të manifakturës dhe shërbimeve po tkurrej në mbarë botën. Sot, prodhimi i manifakturës ka mbetur në vend, ndërsa shërbimet po rimëkëmben. Konsumatorët amerikanë po shpenzojnë me bollëk. Si pagat, ashtu edhe çmimet, po vazhdojnë të rriten me vrull, edhe në shtete ku kishin mbetur të pandryshuara prej kohësh.

Në Japoni, pritet një raund i rritjes së pagave në pranverë. Në Eurozonë, norma mujore e inflacionit “bazë”, që përjashton çmimet e ushqimeve dhe energjisë, theu rekorde në shkurt. Tregjet e punës janë jashtëzakonisht të shtrënguara. Siç u raportua këtë javë, në gjysmën e shteteve anëtare të OECD-së, një grup vendesh kryesisht të pasura, normat e punësimit janë në nivele rekord.

Nga aksionet te kredia, tregjet financiare parashikojnë rritje ekonomike globale mbi prirjen e zakonshme. Jo shumë kohë më parë, investitorët po debatonin nëse ekonomia botërore do të përballej me një “ulje të vështirë” (hard landing) që përfshin një recesion, apo me një “ulje të butë”, (soft landing), ku inflacioni do të ulej pa shkaktuar rënie ekonomike. Ndërsa sot, ata po debatojnë nëse ekonomia botërore do të përjetojë apo jo ndonjë ulje.

Ka disa arsye të përshpejtimit të dukshëm ekonomik. “Mini-bumi” që përfshiu tregjet në fund të vitit 2022, përmirësoi perspektivën dhe nxiti moralin. Rihapja e Kinës pas politikës zero-covid, ka çuar në rimëkëmbje të shpejtë ekonomike, gjë që ka rritur numrin e porosive në tregjet në zhvillim në mbarë botën.

Rënia e çmimeve të energjisë në Europë ka liruar vidat e ekonomisë. Por mbi të gjitha, konsumatorët dhe firmat në shumicën e ekonomive të mëdha, janë në një gjendje jashtëzakonisht të mirë financiare. Shumë familje kanë ende plot kursime të ruajtura që nga koha e pandemisë Covid-19.

Firmat arritën të siguronin norma të ulëta interesi për periudha të gjata dhe nuk kanë vuajtur ende nga kostot më të larta të huamarrjes. Vetëm në sektorët më të ndjeshëm ndaj normave të interesit, siç janë pronat, është i dukshëm ndikimi i rritjes së tyre. Në Amerikë, ekonomia është aq e fortë, sa që edhe sektori i banesave mund të rimëkëmbet paksa.

Përshpejtimi ekonomik do të thotë se recesioni nuk është i afërt. Por do të thotë gjithashtu se bankat qendrore duhet të rrisin edhe më shumë normat e interesit, për të ulur inflacionin në objektivin 2%. Më 7 mars, kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, paralajmëroi një gjë të tillë, duke shkaktuar rënien e bursave. Politikëbërësit tani përballen me dy gjykime të vështira.

I pari është se kur do të ndihet efekti i plotë i shtrëngimit të tanishëm monetar. Ekonomistët thonë se efektet e rritjes së normave të interesit shpesh shoqërohen me “vonesa të gjata dhe të ndryshueshme”, por hulumtimet tregojnë se politika monetare mund të funksionojë më shpejt sot.

Nëse efektet e shtrëngimit monetar të vitit të kaluar tashmë janë shteruar, atëherë mund të nevojiten shumë më tepër shtrëngime. Gjykimi i dytë ka të bëjë me qëndrueshmërinë e faktorëve që duket se kanë imunizuar pjesën më të madhe të ekonomisë, kundër rritjes së normave të interesit.

Do të vijë koha kur konsumatorëve do t’u mbarojnë paratë rezervë dhe kompanitë do të ndiejnë thumbimin e kostove më të larta të huamarrjes.

Në Suedi, ku rritja e normave të interesit përcillet me shpejtësi te familjet, ekonomia po vuan tashmë.

Një gjë është e qartë: rruga e përsosur, ku inflacioni ulet pa u lëkundur shumë rritja ekonomike, tani është më e ngushtë se sa një muaj më parë. Tashmë, bankat qendrore kanë gjithnjë e më shumë gjasa të zgjedhin midis tolerimit të inflacionit më të lartë, ose shtrëngimit të frenave, për të dytin vit radhazi.

Marrë nga Monitor.al

jerome powell

Sondazh

Poll
Ekonomi 9 Prill 2023, 08:15 I.A

Diplomacia franceze

Macron FRANCË- Presidenti francez ishte i kujdesshëm, por dukej optimist, teksa qëndronte i ulur duke biseduar me gazetarët në zyr...

Ekonomi 9 Prill 2023, 08:07 I.A

Importet “mbysin” produktet shqiptare

Foto ilustruese TIRANË- Pesha e prodhimit vendas në treg prej muajsh është ulur ndjeshëm, ku disa produkte vendase po zë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet