LIVE UPDATES
Ekonomi

Diplomacia franceze

Një mbrëmje më parë, Emmanuel Macron kishte kaluar mbi pesë orë i ulur në distancë përballë Vladimir Putinit, në një tavolinë sa gjatësia e një kontejneri transporti.

9 Prill 2023, 08:15 Nga I.A
Diplomacia franceze
Macron

FRANCË- Presidenti francez ishte i kujdesshëm, por dukej optimist, teksa qëndronte i ulur duke biseduar me gazetarët në zyrën ngjyrë bezhë të avionit, që po nisej nga Moska në Kiev, më 8 shkurt 2022. Një mbrëmje më parë, Emmanuel Macron kishte kaluar mbi pesë orë i ulur në distancë përballë Vladimir Putinit, në një tavolinë sa gjatësia e një kontejneri transporti.

Ai u shpreh se shkëmbimi i tyre ishte i tensionuar, por zoti Putin ishte zotuar se Rusia “nuk do të bëhej shkaku i përshkallëzimit të luftës”. Dy javë më vonë, tanket ruse hynë në Ukrainë, duke shkaktuar konfliktin më të madh në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe duke nxjerrë në pah përpjekjet e kota të zotit Macron.

Udhëheqësit në të gjithë Europën po përballen me pasojat e luftës së Rusisë. Në Francë, konflikti ka hedhur dritë mbi ambicien e Macron-it për të mbajtur shtetin e tij me madhësi territoriale mesatare, të ulur mes gjigantëve në tryezën e lartë diplomatike dhe vështirësitë e këtyre përpjekjeve. Në shumë mënyra, Europa ka ndryshuar sipas mënyrës që e kishte menduar presidenti francez.

Kontinenti po riarmatoset, po bëhet më i vendosur dhe po mëson të flasë në gjuhën e pushtetit. Megjithatë, për çështjet thelbësore, veçanërisht për sigurinë në të ardhmen, Europa ende nuk është e bindur nga idetë e zotit Macron.

Askush nuk mund të vërë në dyshim etikën e punës të zotit Macron. Duke shkëmbyer vazhdimisht mesazhe me tekst me kolegët e tij, Macron këtë vit ka mirëpritur 16 udhëheqës botërorë në Paris. Në prill, ai do të shkojë në Kinë për të takuar Xi Jinping.

Do të jetë udhëheqësi i parë i G7-ës që do të takojë presidentin kinez këtë vit (pritet që ta nxisë presidentin Xi të ushtrojë trysni mbi Putinin për luftën në Ukrainë). Javën e kaluar, Macron përfundoi një turne në katër vende të Afrikës. Më 10 mars, do të mirëpresë kryeministrin britanik dhe më pas mbretin e vendit, në vizitën e tij të parë jashtë shtetit si monark.

Macron ka në dorë leva politike dhe ushtarake që nuk i zotëron asnjë anëtar tjetër i BE-së.

Si një shtet i armatosur me armë bërthamore, me një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Franca zotëron një ushtri të madhe me shtrirje globale.

Bazat e saj ushtarake dhe territoret e huaja, shtrihen nga Ishujt Karaibe, deri në Paqësor. Me 264 ambasada dhe misione diplomatike, Franca drejton rrjetin e tretë diplomatik më të madh në botë, pas Kinës (275) dhe Amerikës (267).

Dhe Macron ka një teori të madhe që dëshiron ta vërë në praktikë. Ai flet shpesh për një grand bouleversement (përmbysje të madhe). Me këtë, ai nënkupton fundin e sistemit global unipolar, të mbizotëruar nga Amerika, që u shfaq pas Luftës së Ftohtë, dhe zëvendësimin e tij me një botë më të fragmentuar dhe një rivalitet të ri midis Fuqive të Mëdha.

Zoti Macron mendon se përgjigjja më e mirë ndaj këtij ndryshimi është më tepër “sovranitet”, thotë një nga këshilltarët e tij, gjë që do të thotë “përforcimi i kapacitetit dhe aftësisë për t’i marrë vetë mendimet”.

Macron dhe këshilltarët e tij mendojnë se pushtimi nga Rusia ka vërtetuar se botëkuptimi i tyre është i drejtë. Në një fjalim që mbajti në Sorbonë, në vitin 2017, thirrjet e tij për “sovranitet europian” dukeshin si ide abstrakte mbi parime morale. Sot, ato duken më konkrete në një botë ku Europa nuk po diskuton më vetëm për rregulla, tregti dhe paqe, por edhe për armë, autonomi dhe pushtet.

Pas pushtimit rus, Gjermania ka premtuar rritjen e shpenzimeve ushtarake. BE-ja po eksporton armë në Ukrainë dhe po përpiqet të ulë varësinë nga gazi rus dhe të promovojë vetë-mjaftueshmërinë në energji. Ajo po shfaq një dëshirë të re për politikën industriale.

“Bisedat europiane rrallëherë kanë tingëlluar kaq franceze sa tani”, thotë Georgina Wright, nga Instituti kërkimor në Paris, Montaigne. Por, megjithëse diagnoza e zotit Macron është bërë e njohur, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për recetat e tij praktike.

Në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, më 17 shkurt, ai bëri thirrje për të mbajtur bisedime në Paris, për të ardhmen e mbrojtjes ajrore të kontinentit dhe për “dimensionin europian” të parandalimit bërthamor të Francës.

Megjithatë, shtetet që rrezikohen më tepër nga lufta në Ukrainë, po arrijnë në përfundimin se vetëm NATO (dhe veçanërisht Amerika, e cila siguron pjesën më të madhe të furnizimeve të aleancës), mund të garantojë sigurinë e tyre.

Edhe Gjermania, pavarësisht diskutimeve për një Zeitenwende (pikë kthese) historike, ka ngurruar të marrë vendime të mëdha pa mbrojtjen amerikane dhe priret më shumë se kurrë për të blerë armatime amerikane.

Vetë Macron, i cili në vitin 2019 tha për “The Economist” se NATO ishte drejt vdekjes, e ka ndryshuar tonin në lidhje me aleancën. Ai ka ndihmuar në përforcimin e krahut lindor të NATO-s me trupa franceze dhe flet më shumë për një “komponent europian të NATO-s”, sesa për një “autonomi strategjike” të plotë.

Ai ka rritur me mbi një të tretën shpenzimet e planifikuara të mbrojtjes së Francës për vitet 2024-2030, në 413 miliardë euro (437 miliardë dollarë). “Mendoj se më në fund e ka kuptuar NATO-n… dhe pse ai ka rëndësi”, thotë François Heisbourg nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike.

Megjithatë, bindjet e vjetra nuk largohen shpejt. Në vitin 1966, Franca hoqi dorë nga struktura e integruar e komandës së NATO-s dhe u rikthye vetëm në vitin 2009. Pavarësisht fjalëve të ngrohta dhe parave shtesë, shumë nga anëtarët e tjerë të aleancës mendojnë se Franca do të ruajë gjithmonë njëfarë distance ndaj NATO-s. “Ne ende i referohemi NATO-s si ‘ata’ dhe jo si ‘ne’”, thotë Camille Grand, ish-zyrtare franceze e NATO-s, e cila tani punon në Këshillin Europian për Marrëdhëniet me Jashtë.

Një vështirësi tjetër lind nga ambiciet e Francës për të ndërtuar sovranitetin europian nga njëra anë, dhe mbrojtjen e interesave kombëtare franceze nga ana tjetër. Ky është një tension që ka ekzistuar prej disa dekadash. Charles de Gaulle, udhëheqësi i parë i pasluftës i Francës, u përpoq të rindërtonte Europën si një asamble e fuqishme kombesh, duke i lejuar Francës të kishte “duart e lira” për të kryer një diplomaci të “baraspeshës” gjeopolitike.

Sot, zoti Macron e quan shpesh Francën një puissance d’équilibres (fuqi baraspeshuese), e cila është e pavarur dhe e hapur për të biseduar me të gjithë. Edhe sot, kjo qasje mund t’i shqetësojë aleatët. Në sytë e zotit Macron, përpjekja për të bindur Putinin të heqë dorë nga lufta, tregon se europianët mund të marrin drejtimin.

Në vitin 2022, presidenti francez u shoqërua nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në udhëtimin në Moskë. Por për Poloninë dhe shtetet baltike, që kanë qenë të frikësuar prej kohësh nga ekspansionizmi i Putinit, kjo vizitë tregoi se presidenti francez nuk flet në emër të tyre.

Këto vende “nuk do ta mbështesin kurrë konceptin e Macron-it për autonominë strategjike, nëse ai këmbëngul se një ditë mund të punojë me Putinin”, thotë Michel Duclos, ish-ambasador francez.

Tensioni është “pothuajse i pakapërcyeshëm”, thotë Benjamin Haddad, një nga parlamentarët e Macron-it: “Është shumë e vështirë të ruash një dialog të veçantë me shtete si Rusia apo Kina, dhe të veprosh si bosht qendror në Europë, duke ndërtuar konsensus dhe duke nxitur Europën për të projektuar fuqinë e saj”.

Përpjekja për t’i bërë të dyja, mund të çojë në paqartësi të mëdha. Macron e ka ftohur tonin ndaj Rusisë, duke deklaruar se ajo duhet “të mposhtet” dhe është zotuar ta mbështesë Ukrainën “deri në fitore”. Por ai gjithashtu thotë se Rusia nuk duhet të “dërrmohet” dhe mban një linjë të hapur me Putinin, me të cilin foli për herë të fundit në shtator.

Në të vërtetë, pikëpamjet e Macron-it janë të ngjashme me ato të Joe Biden, megjithëse presidenti i Amerikës nuk i shpreh ato me zë të lartë. Presidenti francez dëshiron ta ndihmojë Ukrainën që të sigurojë avantazh territorial në fushëbetejë, në mënyrë që ajo të diktojë kushtet e paqes. Megjithatë, shumë europianë të tjerë kanë përshtypjen se Macron-i tregohet më i butë se ç’duhet ndaj Rusisë.

Kur të kryhen bisedimet, presidenti francez dëshiron të sigurohet që Europa të ketë një vend në tryezë. Europianë të tjerë nuk janë të sigurt nëse duan që ai vend t’i përkasë zotit Macron.

Pika e tretë e tensionit është midis ambicieve dhe mjeteve. Macron ka ndihmuar në krijimin e një “Komuniteti Politik Europian” që shtrihet nga Britania në Moldavi, ka përgatitur bisedime të paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe ka ngrohur lidhjet me Algjerinë e pasur me gaz.

Parisi gumëzhin me ide mbi kauza madhështore: ruajtjen e biodiversitetit, përmirësimin e sigurisë ushqimore, sigurimin e multilateralizmit “efektiv”, frenimin e ekstremizmit online. Tendosja e tepërt është e dukshme. Siç e shprehu në mënyrë diplomatike Michael Shurkin në Institutin Atlantic Council, Franca është një “aleat i fortë i tendosur së tepërmi”.

Këtë e ilustron vendimi i Macron-it vitin e kaluar për të mbyllur Operacionin Barkhane, një operacion kundër terrorizmit i drejtuar nga Franca në Sahelin afrikan, i nisur në vitin 2014. Fillimisht Franca ndihmoi në mposhtjen e një inkursioni xhihadist në Mali.

Por ajo nuk mund të mposhtte ndjenjat antifranceze në rajon, që po nxiten gjithnjë e më shumë nga Rusia. Përfundimisht, Mali punësoi Wagner Group, një firmë mercenare e drejtuar nga një mik i Putinit. Pasi i tërhoqi të gjitha trupat franceze nga Mali, Macron tani po zvogëlon shumicën e bazave ushtarake në rajon.

Franca po e humb betejën për ndikim, kundër Rusisë dhe Kinës. Një ilustrim tjetër është AUKUS, një pakt mbrojtjeje midis Amerikës, Australisë dhe Britanisë, i shpalosur në vitin 2021. Ai fundosi një marrëveshje franceze me vlerë 90 miliardë dollarë (60 miliardë dollarë) për furnizimin e Australisë me nëndetëse, pengoi strategjinë e Francës në Indo-Paqësor dhe tërboi qeverinë e saj.

Franca doli në përfundimin se nëse aleatët mund t’ia bëjnë këtë njëri-tjetrit, atëherë ajo ka të drejtë të përforcojë pavarësinë e saj. Macron që atëherë ka kultivuar lidhje me shtete të tjera në Indo-Paqësor, duke përfshirë Indinë, Japoninë dhe Tajlandën.

Udhëtimi i ardhshëm në Kinë do të jetë prova e radhës diplomatike e Macron. Presidenti francez beson se Europa duhet të ruajë dialogun me Kinën, duke përfshirë edhe luftën e Putinit, dhe se vazhdimi i bisedimeve mund të ndihmojë në uljen e tensioneve midis Perëndimit dhe Kinës.

Fillimisht, ai kishte parashikuar të shkonte në Pekin vitin e kaluar së bashku me Scholz-in (në fund, kancelari gjerman shkoi i vetëm). Këtë herë, mund ta shoqërojë Ursula von der Leyen, kryetarja e Komisionit Europian. Edhe nëse e bën, shumë europianë nuk do të mendojnë se Macron po e bën udhëtimin për të mirën e tyre.

“Plus ça change”

Disa nga këto pika tensioni janë strukturore. Mëdyshja franceze ndaj NATO-s ka ekzistuar shumë kohë përpara ardhjes në pushtet të Macron-it. Por qëndrimi i presidentit mund t’i përkeqësojë gjërat. “Stili i tij është të përndjekë diçka, pa u dorëzuar, duke këmbëngulur sa të jetë e mundur dhe duke rrezikuar”, thotë një ndihmës.

Ai dëgjon shumë veta, por nuk ndihet borxhli ndaj askujt. Në fund të fundit, thotë Bruno Tertrais nga Fondacioni për Kërkime Strategjike, “Këshilltari kryesor diplomatik i Macron-it, është vetë Macron-i”.

Kritikët e presidentit mendojnë se është pikërisht ky unilateralizëm, dështimi për të krijuar aleanca kuptimplota dhe prirja për të thënë me zë të lartë gjëra që do ishin më mirë të qëndronin në heshtje, çka i mërzit të tjerët dhe pengon ndikimin e tij. Nga Libani në Rusi, Macron ka zgjatur shtrirjen e tij. “Ai ka shumë ide, gjatë gjithë kohës”, thotë një diplomat europian, “kështu që është e vështirë të bësh ndonjë prej tyre të ngjisë”.

Por zoti Macron nuk do të ndalojë duke i sugjeruar ato. Kjo do të vazhdojë ta bëjë atë një partner njëkohësisht mbresëlënës dhe të ndërlikuar. “Presidenti nuk do të pranojë kurrë që Franca është një fuqi e mesme”, thotë një ndihmës.

“Ai beson se pa ambicien për të ushtruar ndikim, për të qenë e hapur ndaj botës, për të folur me të gjithë, Franca nuk do të ishte vetvetja”.

Marrë nga Monitor.al

emmanuel macron vladimir putin

Sondazh

Poll
Ekonomi 9 Prill 2023, 08:07 I.A

Importet “mbysin” produktet shqiptare

Foto ilustruese TIRANË- Pesha e prodhimit vendas në treg prej muajsh është ulur ndjeshëm, ku disa produkte vendase po zë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet