LIVE UPDATES
Ekonomi

Shtrenjtimi i energjisë për 15 për qind, Qeveria e Kosovës premton subvencionim për qytetarët

Ministrja skemën e subvencionimeve e ka quajtur të suksesshme.

7 Prill 2023, 18:29 Nga k.m.
Shtrenjtimi i energjisë për 15 për qind, Qeveria e Kosovës
Foto ilustruese

Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës tashmë ka marrë vendim që tarifat e energjisë elektrike do të rriten për rreth 15 për qind dhe se ato do të aplikohen nga 1 prilli deri më 31 mars të vitit të ardhshëm. Por, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se subvencionimi i energjisë për qytetarët do të vazhdojë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur për subvencionimet të cilat janë ndarë për konsumatorët e energjisë elektrike si dhe ato që do t’i ndajnë në vazhdimësi. Rizvanolli në seancën e Kuvendin të Kosovës ka thënë se do t’i përkrahin qytetarët për konsum deri 800kWh, sidomos familjet në nevojë.

“Qeveria e Kosovës i ka përcjellë me vëmendje të hyrat e ZRRE-së për të hyrat maksimale të lejuara dhe për tarifën e energjisë për vitin vijues. Ne kemi vendosur që sikurse dhe vitin e kaluar t’i qëndrojmë afër qytetarëve që t’i subvencionojmë deri në 800kWh”.

Ajo po ashtu tha se ata konsumatorë të cilët kanë konsumuar 1,600kWh do të ndihmohen duke subvencionuar energjinë elektrike për ta, e duke mos ulur konsumin për të kaluar në forma të tjera efecienti, siç kanë bërë vitin e kaluar.

Ministrja skemën e subvencionimeve e ka quajtur të suksesshme.

“Kemi ndihmuar mbi 9,000 familje për të kaluar nga ngrohja me energji në forma të tjera të ngrohjes më eficiente. Këtë formë do ta zgjerojmë përmes fondit të BE-së. Përveç pajisjes së ngrohjes do të kemi dhe masa të tjera të ngrohje duke përfshi dhe pajisje solare, por edhe bizneset,”- ka përfunduar ajo.

Por, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se shtrenjtimi i tarifave të rrymës nuk i prek qytetarët që janë veri të Mitrovicës. Sipas Musliut, vendimi Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka shkaktuar pabarazi etnike.

“Bordi i ZRRE-së ka marr vendim për shtrenjtim të rrymës për 15 për qind. Ky shtrenjtim nuk i prek qytetarët në veri të Mitrovicës, të cilët janë të privilegjuar nga kjo qeveri e vendit tonë. Me këtë vendim po bëhet një pabarazi etnike,”- tha Musliu gjatë seancës parlamentare të Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka thënë se Qeveria duhet të nxjerr një vendim që të lirohen nga pagesa e rrymës kategoritë e dala nga lufta.

“Kërkoj nga institucionet të nxirret një vendim që të lirohen nga pagesa e rrymës kategoritë e dala nga lufta, e me theks të veçantë veteranët dhe invalidët e luftës”.

Duke filluar nga 1 prilli, rryma është shtrenjtuar për 15.4 për qind bazuar në këto tarifa. Sipas ZRRE-së, kjo rritje ka ardhur për arsye se ende çmimet e importit për energji mbesin të larta. Vendimi thotë se ata që harxhojnë 300kWh rritja do të jetë 2.88 euro, kurse ata që shpenzojnë 450kWh rritja do të jetë 4.18 euro dhe për harxhim 600kWh rritja do të jetë 5.49 euro. Për ata që harxhojnë 800kWh rritja do të jetë 7.21 euro, ndërsa ata që shpenzojnë 1,000kWh rritja do të jetë 10.51 euro dhe konsumatorët që harxhojnë 1,200kWh rritja do të jetë 13.80 euro.

ZRRE-ja më 9 shkurt 2022 kishte miratuar tarifat e reja për energji elektrike. Me këto tarifa, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800kWh rrymë në muaj, paguajnë më shtrenjtë. Sipas llogaritjeve të ZRRE-së, rreth 20 për qind e konsumatorëve shpenzojnë më shumë se 800kWh në muaj.

Nga shtatori i vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës i ka subvencionuar të gjithë qytetarët që shpenzojnë më pak energji elektrike në muaj, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Secili konsumator që kursen së paku 5% të faturës, përfiton subvencion sa dyfishi i përqindjes së kursyer. Në Kosovë, qytetarët, si gjetiu në botë, po përballen me nivel të lartë të inflacionit. Viti i kaluar është përmbyllur me normë mesatare të inflacionit gati 12 për qind.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni në shkurt ka qenë 10.5 për qind. Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate rrymë në orë, ndërsa nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë. Këtë diferencë, ajo e importon nga jashtë./Monitor

artane rizvanolli energjia elektrike

Sondazh

Poll
Ekonomi 6 Prill 2023, 14:33 k.m.

Qepët më shtrenjtë se luleshtrydhet

Foto ilustruese TIRANË- Eksporti i qepës drejt vendeve të rajonit dhe ulja e prodhimit në qarqet kryesore që e prodhojnë at&e...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet