LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipëria, porta hyrëse e Ballkanit për Italinë

Në kuadër të takimit dypalësh që u zhvillua së fundmi mes dy ministrave italianë dhe shqiptarë të Bujqësisë dhe orarit të ngjeshur të takimeve mes shoqatave dhe kompanive të dy vendeve, cili mendoni se mund të jetë roli i komunitetit italian të biznesit në zhvillimin të sektorit bujqësor shqiptar?

9 Prill 2023, 07:55 Nga I.A
Shqipëria, porta hyrëse e Ballkanit për Italinë
Matteo Zoppas

TIRANË- Shqipëria shihet nga Italia si një portë hyrëse në Ballkan. Matteo Zoppas, president i Agjencisë Italiane për Tregtinë dhe Investimet (ICE), thotë se kjo përqasje strategjike ka çuar në rritje të interesit për Shqipërinë.

Z. Zoppas ishte së fundmi në Tiranë, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Sovranitetit Ushqimor dhe Pylltarisë të Republikës së Italisë, Francesco Lollobrigida, në kuadër të një vizite së bashku me përfaqësues të tjerë të lartë të qeverisë italiane dhe sipërmarrës, me synim nxitjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në një intervistë të posaçme për “Monitor”, z. Zoppas pohoi që ky është i pari nga shumë hapa që mund t’i shërbejnë Shqipërisë dhe Italisë dhe të ndihmojnë që vendi ynë të ecë me shpejtësi në procesin e integrimit.

Në kuadër të takimit dypalësh që u zhvillua së fundmi mes dy ministrave italianë dhe shqiptarë të Bujqësisë dhe orarit të ngjeshur të takimeve mes shoqatave dhe kompanive të dy vendeve, cili mendoni se mund të jetë roli i komunitetit italian të biznesit në zhvillimin të sektorit bujqësor shqiptar?

Italia ka një angazhim të madh për zhvillimin rural të Shqipërisë. Kjo nënkupton se ka shumë interes nga komuniteti italian për të investuar në zhvillimin e sektorit bujqësor shqiptar, por ka dhe interes nga Shqipëria për të pasur akses te njohuritë dhe teknologjitë, që mund të shërbejnë për të nxitur procesin e zhvillimit dhe modernizimit të teknologjive, që përdoren sot.

Ka dy faktorë shumë të rëndësishëm, që kontribuojnë ndjeshëm për të nxitur këtë fenomen. Nga njëra anë, është interesi i shfaqur nga shteti shqiptar për të nxitur zhvillimin, në mënyrë që të arrihen standardet europiane në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian. Kjo nxit që të kryhen investime të rëndësishme edhe nga komuniteti, pasi sot ka një fond prej më shumë se 140 milionë eurosh që shpenzohet për agroindustrinë ushqimore.

Në këtë fushëveprimi, është e rëndësishme të ketë një shkëmbim mes Italisë dhe Shqipërisë, me qëllim që njohuritë, që ne kemi, të transferohen në formën e makinerive, njohurive, trajnimit dhe gjithçkaje që mund t’i japë një nxitje nivelit të njohurive shqiptare. Nga ana tjetër, pa dyshim që është interesi italian, që ka mundësinë të shesë produktet, teknologjitë, makineritë në territorin shqiptar.

Faktori tjetër i rëndësishëm është që qeveria italiane ka identifikuar në vendet e synuara, ku mund të ketë një prioritet për të investuar, të gjithë zonën e Ballkanit. Si rrjedhojë, Shqipëria bëhet një portë hyrjeje interesi e kombit tonë. Ndaj është rritur interesi për Shqipërinë dhe janë kryer analiza specifike për të çuar përpara këtë projekt.

Kjo dëshmohet dhe nga fakti që pak muaj pas takimit me kryeministren tonë, Giorgia Meloni, janë zhvilluar takime me ministrin tonë të Bujqësisë Francesco Lollobrigida, i shoqëruar dhe nga zëvendësministri i Çështjeve të Jashtme, Edmondo Cirielli, që ndër të tjera është dhe i deleguari i Kooperacionit Italian, pra mbi investimet që kryhen nga Italia në territorin shqiptar, me qëllim për të ndihmuar zhvillimin.

Në veçanti, cili është roli që mund të luajë Agjencia ICE në këtë kontekst?

Agjencia ICE është një agjenci qeveritare italiane dhe ka si qëllim promovimin e “Made in Italy” në botë dhe tërheqjen e investimeve të huaja në territorin italian.

ICE ka një zyrë qendrore në Tiranë dhe në nëntor 2022 ka hapur dhe një tjetër zyrë në Vlorë, ku ka një analist tregu, i cili, ashtu si dhe në Tiranë, ndihmon në promovimin e “Made in Italy” në komunitetin tuaj ekonomik, për të nxitur shkëmbimet ekonomike të mundshme mes dy vendeve.

Në veçanti, ne duam që të sjellim sipërmarrësit italianë, që të gjejnë tregun shqiptar, në mënyrë që të kenë mundësi biznesi.

Kjo mund të bëhet si me produktet konsumatore, të ashtuquajtura B2C, në zinxhirin e pakicës në hotele-kafe-restorante (HORECA), si dhe në tregje të ndryshme të produktit të gatshëm.

Fokusi është edhe në marrëdhëniet mes bizneseve (B2B), që nuk targetojnë konsumatorin final, por në makineri, teknologji, të cilat shërbejnë për të përmirësuar proceset prodhuese, në mënyrë që të rritet eficienca dhe efikasiteti, për shembull në sektorin agroushqimor, duke përdorur më pak burime për të pasur më shumë prodhim.

Roli i ICE është të bëjë të ditur në Shqipëri kapacitetin dhe potencialin e “Made in Italy” dhe të përpiqet që të përputhë kërkesën e produkteve dhe teknologjisë me kërkesën në territorin tuaj. Më pas, u takon sipërmarrësve nga të dyja kahet, që të ecin përpara.

A do të forcohet angazhimi i Agjencisë ICE në treg edhe nëpërmjet Zyrës së re Promocionale në Shqipëri?

ICE ka punuar për shumë vite në Tiranë, kujtojmë që ICE është e pranishme në Shqipëri që prej vitit 1991.

Vetëm në vitin 2022 ka pasur rreth 60 aktivitete promocionale, nga të cilat 50 kanë përfshirë sipërmarrës shqiptarë në panaire dhe ekspozita në Itali, në mënyrë që të kërkojnë produkte interesante dhe të zhvillojnë takime biznesi.

Nga Tirana ka pasur një evolucion natyral, duke përfshirë shumë sektorë. Në Vlorë duam të thellojmë konceptin e “Made in Italy” sipas modelit të përdorur nga ICE në Tiranë, duke mbuluar kështu të gjithë territorin.

Sipas jush, cilët janë sektorët e tjerë që ofrojnë mundësi për kompanitë italiane në tregun shqiptar?

Para së gjithash duhet vënë theksi te një nga sektorët e përmendur më lart, agroushqimi. Ky sektor realizon 74 milionë euro eksporte drejt Italisë. Eksporti nga Italia drejt Shqipërisë po për këtë sektor arrin në rreth 169 milionë euro, me rritje 20%.

Ia vlen të theksojmë se ky është viti i parë kur Shqipëria ka një bilanc pozitiv tregtar në total ndaj Italisë. Pra Shqipëria, për herë të parë, ka tejkaluar importet nga Italia, duke eksportuar më shumë drejt Italisë, me rritje dyshifrore.

Italia ka rol kryesor në praninë e kapitalit të shoqërive të huaja dhe të përbashkëta. 40% e shoqërive me kapital të huaj dhe të përbashkët është me origjinë italiane.
Jemi të parët edhe në shkëmbimet tregtare, duke zënë rreth 30% të totalit të Shqipërisë.

Cilat janë produktet më interesante? Pa dyshim janë produktet ushqimore dhe pijet. Këto të fundit kanë rreth 49 milionë euro eksporte drejt Shqipërisë, me rritje të rëndësishme prej rreth 21%, më të lartë se mesatarja totale e rritjes prej 8%. Në vend të dytë janë artikujt e lëkurës dhe tekstileve, me përkatësisht 170 dhe 195 milionë euro, të dyja me rritje përkatëse rreth 13% dhe 25%.

Një sektor me rëndësi, për të cilin u kryen dhe takime B2B, është ai i makinerive dhe pajisjeve, me rreth 125 milionë euro, me rritje më të ngadaltë, me rreth 8%, por që gjithsesi është e rëndësishme, pasi ka vlerë strategjike.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri u zhvilluan takime shumë interesante, ku u përfshinë 15 sipërmarrje italiane dhe rreth po aq shqiptare, ku pati diskutime dhe angazhime reale.

Po ashtu, edhe marrëveshja mes ministres shqiptare të Bujqësisë, Frida Krifca, dhe ministrit italian të Bujqësisë, Francesco Lollobrigida. Shpresojmë që të jetë i pari nga shumë hapa që mund t’i shërbejnë Shqipërisë dhe Italisë dhe të ndihmojnë që vendi juaj të ecë me shpejtësi në procesin e integrimit.

Shqipëri-Itali, marrëveshje për vajin e ullirit dhe verërat

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, dhe ministri i Bujqësisë, Sovranitetit Ushqimor dhe Pylltarisë i Republikës së Italisë, Francesco Lollobrigida, nënshkruan në Tiranë marrëveshje bashkëpunimi për rritjen e cilësisë së produkteve shqiptare të vajit të ullirit dhe verës, me qëllim eksportimin e tyre.

Italia do të asistojë prodhuesit shqiptarë të vajit të ullirit dhe verës për të rritur cilësinë e produkteve, për të shtuar praninë e tyre në tregjet ndërkombëtare.
Marrëveshja është pjesë e strategjisë së Ministrisë së Bujqësisë për certifikimin dhe rritjen e vlerës së produkteve “Made in Albania” dhe rritjen e eksportit të produkteve bujqësore.

Duke u ndalur te marrëdhëniet tregtare me Italinë, Krifca vuri në dukje se nëse në vitin 2005, ne importonim nga Italia më shumë se 22 kg produkte bujqësore për 1 kg produkte të eksportuara, në vitin 2022, pothuaj njëzet vite më vonë, ky raport ka rënë në 1 me 4.

Krifca u ndal edhe te roli i partnerëve italianë në këto zhvillime, duke e cilësuar shumë të rëndësishëm. Ajo përmendi në takim vetëm disa prej bashkëpunimeve të fundit, ku veçoi se janë 20 milionë euro (9.5 milionë grante, 10 milionë kredi) në 10 vitet e fundit dhe 2 herë më shumë parashikuar në vitet në vijim.

Nga ana e tij, ministri italian i Bujqësisë, Sovranitetit Ushqimor dhe Pylltarisë të Republikës së Italisë, Francesco Lollobrigida, u shpreh optimist për bashkëpunimin mes dy qeverive, teksa vlerësoi sektorët e bujqësisë, agrobiznesit dhe peshkimin me potencial të madh dhe interes reciprok bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Jemi takuar në dhjetor të vitit të kaluar me ministren Krifca. Me iniciativën e saj diskutuam mbi nevojat që ka vendi dhe mundësitë për rritjen e eksporteve dhe për të thelluar bashkëpunimin për të shkëmbyer përvojën tonë me sipërmarrjet shqiptare, por edhe për të gjetur rrugët e zhvillimit të bizneseve tona”, tha ministri Lollobrigida.

“Qeveria Meloni mban premtimet”, tha ai, teksa solli në vëmendje takimin e kryeministrit Rama me kryeministren italiane Meloni për forcimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve. “Cilësia duhet të jetë përgjigjja për sigurinë e produkteve ushqimore. Të zhvillojmë produktet italiane, shqiptare dhe italo-shqiptare.

Një produkt shënon rritje cilësore dhe vlerë të shtuar, nëse ndiqet nga një ekspertizë e caktuar dhe u bashkëngjitet markave të njohura dhe me reputacion pozitiv”, u shpreh Lollobrigida, duke garantuar bashkëpunimin me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Marrë nga Monitor.al

matteo zoppas

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë