LIVE UPDATES
Ekonomi

Eksperimentet e bankave qendrore në tregjet në zhvillim rrezikojnë të rindezin inflacionin

Në shtete si Brazili dhe Rusia, që janë mjedise mjaft të vështira për politikën monetare, zyrtarët e bankave i kanë bërë qëndresë trysnisë së politikanëve për të ulur normat e interesit. Për dy dekada, bankat qendrore të tregjeve në zhvillim kanë arritur në mënyrë mbresëlënëse të ulin inflacionin në vende ku dukej se ishte e pamundur për t’u ulur.

8 Prill 2023, 07:12 Nga A.B

Eksperimentet e bankave qendrore në tregjet në zhvillim

Kur çmimet filluan të rriten jashtëzakonisht shpejt dy vite më parë, një grup reagoi më shpejt se të tjerët: bankat qendrore të tregjeve në zhvillim, shkruan The Economist. Ato e kuptuan se inflacioni do të qëndronte për një kohë të gjatë, shumë më parë se kolegët në vendet e pasura dhe vazhduan të rrisnin normat e interesit, ndërsa çmimet po rriteshin.

Në shtete si Brazili dhe Rusia, që janë mjedise mjaft të vështira për politikën monetare, zyrtarët e bankave i kanë bërë qëndresë trysnisë së politikanëve për të ulur normat e interesit. Për dy dekada, bankat qendrore të tregjeve në zhvillim kanë arritur në mënyrë mbresëlënëse të ulin inflacionin në vende ku dukej se ishte e pamundur për t’u ulur.

E gjithë kjo periudhë ka qenë një triumf, jo vetëm për zyrtarët e përfshirë, por edhe për ekonomistët që këmbëngulën se bankat qendrore në vendet në zhvillim kishin nevojë të ishin të pavarura dhe të përqendroheshin në ruajtjen e çmimeve të qëndrueshme, njëlloj si politikëbërësit në vendet e pasura.

Megjithatë, edhe pse përbindëshi i inflacionit mbetet i pazbutur, bankat qendrore të tregjeve në zhvillim po angazhohen në eksperimente që e vënë në rrezik këtë përparim. Disa nga masat e reja janë marrë në përgjigje të ndryshimeve që janë jashtë kontrollit të tyre, siç është pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin. Të tjera janë përpjekje për të kapërcyer problemet e njohura dhe të dhimbshme, si zhvlerësimi i monedhës.

Të gjitha këto kërcënojnë të zhbëjnë përparimet e fundit, të cilat mbështeten në besueshmërinë e bankës qendrore.

Gjatë dekadave të fundit, sa më mirë që politikëbërësit arrinin të kontrollonin inflacionin, aq më shumë besoheshin objektivat e tyre dhe aq më shumë kufizoheshin çmimet. Në vitin 1995, inflacioni mesatar në ekonomitë në zhvillim, ishte 10%; deri në vitin 2017, ai ra në 3%. Ky ishte kulmi i një shndërrimi të ngadaltë dhe të mrekullueshëm.

Eksperimentet më të shtrenjta të kohëve të fundit janë ato që synojnë të parandalojnë rënien e vlerës së monedhave. Bankat qendrore dikur i bënin monedhat më tërheqëse, duke rritur normat e interesit dhe duke shitur rezervat e këmbimit valutor.

Tani ato priren më pak për të rritur normat për të mbrojtur kursin e këmbimit, duke parapëlqyer ta bëjnë këtë vetëm për të luftuar inflacionin dhe disave madje u mungojnë rezervat, pasi shitën shumë në fillim të pandemisë Covid-19.

Kështu zyrtarët po provojnë mënyra të reja për të joshur depozituesit që të ruajnë fonde në monedha vendase dhe jo në Dollar. Në fund të vitit 2021, pasi monedha turke Lira kishte rënë prej muajsh, Banka Qendrore e Turqisë ofroi të kompensonte këdo që ishte ende i gatshëm të depozitonte para në monedhën vendase.

Pak përpara se qeveria e Sri Lankës të falimentonte në prill, ajo ofroi një garanci të ngjashme për qytetarët jashtë shtetit. Në tetor, Banka Qendrore e Hungarisë hapi dritaret njëditore, në të cilat depozituesit mund të fitonin norma interesi të volitshme.

Problemi nuk është se këto masa janë joefektive. Nga mesi i vitit 2022, monedha turke Lira ishte stabilizuar, edhe pse normat e interesit në Turqi, qëndruan jashtëzakonisht të ulëta. Por deri në fund të vitit, qeveria turke, e cila mbulon shpenzimet e Bankës Qendrore, duhej të gjente një shtesë prej 92 miliardë lirash (5 miliardë dollarë, ose 0.5% e PBB-së), për të mbuluar koston e skemës së depozitave.

Banka Qendrore e Rusisë është një tjetër eksperimentuese entuziaste. Ajo kishte grumbulluar ar dhe monedha nga Kina dhe vende të tjera mike, të cilat qenë një ndihmesë në kohën kur sanksionet ndërprenë rezervat me vlerë 300 miliardë dollarë të mbajtura nga bankat në Amerikë dhe Europë. Në fillim të luftës, zyrtarët rusë gjithashtu dyfishuan normat e interesit, duke ndihmuar në qetësimin e Rublës. Megjithatë, që atëherë, gjërat janë bërë më të vështira.

Ndërsa vendi ka pasur deficite fiskale më të mëdha se sa pritej, një rregull i errët buxhetor e ka detyruar Bankën Qendrore të blejë rezervat e humbura me Rubla. Kjo i ka shtyrë politikëbërësit të eksperimentojnë me masa që e bëjnë Rusinë të varur, në mënyrë të pakëndshme nga Kina. Kur zyrtarët të plotësojnë rezervat, ata do ta bëjnë këtë duke blerë shumë më tepër juanë, dhe plot 60% e rezervave totale të vendit mund të lëshohen nga Pekini, nga më pak se 20% para luftës.

Puna për një monedhë dixhitale është përshpejtuar; një version paraprak është planifikuar për në prill. Ai do të operohet në bashkëpunim me bankat kineze.
Eksperimente të tjera përfshijnë manipulimet me bilancet e bankave qendrore.

Departamentet e Thesarit në ekonomitë e përparuara, rrallëherë i drejtojnë buxhetet në mënyrë të drejtpërdrejtë, pasi ato janë të pajisura me shumë kapital dhe kanë mundësinë për të emetuar më shumë borxhe. Në të kundërt, qeveritë e tregjeve në zhvillim, si ato në Indi dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, po i mbyllin gjithnjë e më shumë boshllëqet, duke marrë para nga një llogari në Bankën Qendrore, që shërben si rezervë. Kjo është një lëvizje e rrezikshme.

Nëse të ardhurat tatimore nuk janë mbi pritshmëritë, atëherë për të zbutur hendekun, qeveria përfundon duke tërhequr më tepër se ç’duhet. Për sa kohë që tërheqja e tepërt është e vogël dhe normat e interesit janë mjaft të larta për t’i nxitur politikanët të marrin hua diku tjetër kur është e mundur, nuk ka ndonjë rrezik të madh.

Por në vitet e fundit, qeveritë i kanë përdorur këto llogari (të cilat llogariten si huamarrje nga FMN-ja dhe Banka Botërore, megjithëse jo nga vendet e përfshira), për të kapërcyer kufijtë e borxhit të vendosur nga ligjvënësit vendas. Mbitërheqja e Nigerisë tani është afërsisht e barabartë me të gjithë sasinë e borxhit të brendshëm zyrtar.

Një shpërthim mund të ndodhë

Bankat qendrore në shtete si Gana dhe Nigeria kanë kryer atë që, në një shikim të parë, duket si një zgjidhje e zgjuar: konvertimin e tërheqjeve të tepërta në bono, të cilat kanë norma interesi më të ulëta dhe janë më të lehta për t’u ristrukturuar. Por ka një kleçkë.

Zbrazja e llogarive duke emetuar bono u lejon qeverive të tërheqin prapë më shumë se ç’duhet, duke pritur që bankat qendrore të gjejnë sërish një rrugë shpëtimi. Kjo në praktikë është një financim i huamarrjes së qeverisë përmes dyerve të pasme, diçka që zakonisht përfundon me një rritje të inflacionit në tregje.

Tashmë ka shumë kërcënime për bankat qendrore të tregjeve në zhvillim. Kërcënimi kryesor midis tyre është fakti se do të jetë më e vështirë të përshtatet politika me rënien e inflacionit, se sa gjatë kohës së rritjes së inflacionit.

Siç e vunë re shpejt bankat qendrore të tregjeve në zhvillim, goditjet globale rritën çmimet kudo. Por ekonomitë ftohen në mënyra shumë të ndryshme, bazuar në reagimet e konsumatorëve, industrive dhe politikanëve. Bankave qendrore në ekonomitë në zhvillim u mungojnë të dhënat e hollësishme që kanë në dispozicion bankat në ekonomitë e përparuara, për të gjurmuar këto ndryshime.

Do të ishte mirë që ato ta kalonin kohën duke shqyrtuar me hollësi informacionin e kufizuar që kanë në dispozicion, në vend që të përpiqen të gjejnë mënyra për të ulur besueshmërinë e fituar me vështirësi./MONITOR

inflacion

Sondazh

Poll
Ekonomi 6 Prill 2023, 14:33 k.m.

Qepët më shtrenjtë se luleshtrydhet

Foto ilustruese TIRANË- Eksporti i qepës drejt vendeve të rajonit dhe ulja e prodhimit në qarqet kryesore që e prodhojnë at&e...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet