18 Maj 2022, 18:24
Nga DOSJA
Foto Ilustruese
TIRANË- Shqipëria nuk ka bërë progres të mjaftueshëm në luftën kundër pastrimit të parave të pista për vitin e shkuar. Moneyval, njësia e monitorimit të Këshillit të Europës në fushën e parave të pista dhe terrorizmit, e ka lënë vendin tonë sërish në listën gri të pastrimit të parave, listën në të cilën hyri në vitin 2020.
Shkaku kryesor përse Shqipëria konsiderohet me risk të lartë në fushën e pastrimit të parave është prodhimi i monedhave virtuale.
“Raporti vijues për Shqipërinë ka gjetur se vendi nuk ka bërë progres të mjaftueshëm për të marrë masat në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Moneyval vendosi që t’a mbajë Shqipërinë nën monitorim”, thuhet në raportin e Moneyval.
Në vlerësimet e Moneyval, përdorimi i kriptomonedhave ka rritur mjaft rrezikun për transferimin e parave të pista pasi anashkalon rregullat që ka sistemi bankar. Njësia sheh si risk të shtuar mundësinë për transferimin e parave përmes aseteve virtuale nga krimi i organizuar dhe politikanët e korruptuar.
Mes 12 vendeve të monitoruara, të vetmet që nuk kishin bërë progres të mjaftueshëm ishin Shqipëria dhe Polonia. Kroacia, Çekia, Malta, dhe Sllovenia bënë progres të dukshëm. Mes shteteve që ka bërë progres është dhe Gibraltari, i cili ka miratuar së fundi rregullat dhe ka ngritur institucionet monitoruese të kriptomonedhave.
Marrë nga Euronews
Ekonomi
18 Maj 2022, 13:48
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE-Kostoja e jetesës në Mbretërinë e Bashkuar është rritur me ritmin e saj më të shpej...
Ekonomi
18 Maj 2022, 12:31
Foto ilustruese
TIRANË- Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) i ka bërë thirrje mediave që të mos keq përdorin termin pë...
Ekonomi
18 Maj 2022, 07:31
Eksportet kanë vijuar tendencën rritëse edhe në muajin prill, duke shënuar një zgjerim të fortë për 4 mujorin e p...
Ekonomi
18 Maj 2022, 07:21
Foto ilustruese
Rritja e çmimeve ka dhënë efektin e kundërt në arkën e shtetit në raport me xhepin e qytetarëve. ...
Ekonomi
18 Maj 2022, 07:15
Foto ilustruese
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nisur hartimin e ndryshimeve në ligjin për tatimin mbi të ardhurat që paras...
Ekonomi
18 Maj 2022, 07:06
Bixhoz
Pavarësisht se lojërat e fatit u mbyllën si aktivitet pak vite më parë, dhe në vend funksionojnë vetëm kat&e...
Ekonomi
17 Maj 2022, 23:06
Foto Ilustruese
TIRANË- Qeveria do të subvencionojë me 30% të vlerës së materialeve të ndërtimit në kontratat...
Ekonomi
17 Maj 2022, 09:10
Foto ilustruese
Rritja e shpejtë e çmimeve në pothuajse të gjitha fushat e jetës po shkakton në Gjermani më shumë...
Ekonomi
17 Maj 2022, 07:36
Drita
Të paktën 37 për qind e faturave të energjisë nuk janë paguar në kohë nga konsumatorët dhe nga ana e Ope...
Ekonomi
17 Maj 2022, 07:26
Komisioni Europian, në raportin e tij të pranverës, ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2.7%, ...