LIVE UPDATES
Ekonomi

DOKUMENTET - KRITERET/ Sezoni turistik, cilat janë kushtet për subjektet që duan stacione sezonale ankorimi, aplikimi nis më 1 nëntor

Rritja e numrit të mjeteve detare ka qenë e vazhdueshme nga viti në vit e bashkë me të dhe nevoja për të kontrolluar ankorimet apo bregëzimet e paautorizuara që mund të kenë pasoja negative. Sipas të dhënave të Drejtorisë Detare dhënë për “Monitor” në muajin gusht në vend figurojnë të regjistruara 3864 mjete të vogla lundruese (nën 15 metra linearë).

14 Tetor 2022, 07:24 Nga DOSJA
DOKUMENTET - KRITERET/ Sezoni turistik, cilat janë kushtet për
Foto Ilustruese

TIRANË- Të gjithë subjektet që duan që të vendosin një stacion sezonal ankorimi apo bregëzimi në përgjatë vijës bregdetare në vend duhet të plotësojë një sërë kushtesh e dokumentacionesh që duhet të dorëzohet tashmë në Agjencinë Kombëtare të Bregdetit. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit bëri të ditur se janë ta paktën katër lloj dokumentacionesh që duhet të plotësohen duke nisur nga ai administrativo-ligjor tek ai teknik e financiar e deri tek ndikimi në mjedis.

Ashtu sikurse po veprohet me ndarjen e plazheve duket se edhe për stacionet e ankorimit këtë vit po veprohet në mënyrë më të shpejtë për të qenë gati para sezonin veror 2023. Rritja e numrit të mjeteve detare ka qenë e vazhdueshme nga viti në vit e bashkë me të dhe nevoja për të kontrolluar ankorimet apo bregëzimet e paautorizuara që mund të kenë pasoja negative. Sipas të dhënave të Drejtorisë Detare dhënë për “Monitor” në muajin gusht në vend figurojnë të regjistruara 3864 mjete të vogla lundruese (nën 15 metra linearë).

“Janë 202 Anije/mjete lundruese mbi 15 ml, të cilat janë aktive (bazuar në dokumentacionin e ri me të cilin janë pajisur – Certifikatë Regjistrimi e lëshuar në vend të dokumentacionit Dëshmi pronësie-Dëshmi Flamuri). Në këtë numër përfshihen 6 anije tregtare për transport ngarkesash; 7 anije që transportojnë pasagjerë + automjete në linjë ndërkombëtare Sarandë-Korfuz; 142 anije peshkimi; 16 anije shërbimesh portuale; 11 anije turistike të përfshira në lundrim kombëtar. Mbi 30 anije peshkimi dhe 20 anije shërbimesh portuale priten të zbatojnë detyrimin e zëvendësimit të dokumentacionit. Për aktivitet turistik, në lundrim kombëtar detar dhe liqenor, anije/mjete lundruese pasagjerë (që transportojnë mbi 12 pasagjerë) janë 54 copë”, thuhej në këto të dhëna.

Dokumentacioni i nevojshëm

Rritja e fluksit të mjeteve kërkon edhe rritjen e numrit të stacioneve që përmbushin parametrat ligjorë por edhe që janë të sigurt diçka që bazohet në respektimin e kërkesave teknike. Por cili është dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për vendosjen e stacioneve sezonale të ankorimit/bregëzimit dorëzohet pranë Agjencisë Kombëtare të Bregdetit?

Dokumentacioni administrativo-ligjor:

a) kërkesë për zhvillimin e veprimtarisë në hapësirën detare dhe pronën e paluajtshme shtetërore, në funksion të zhvillimit dhe funksionimit të stacionit sezonal të ankorimit/bregëzimit;

b) vërtetim që subjekti nuk është në proces falimentimi dhe kapitalet e tij nuk janë në proces ekzekutimi nga përmbaruesit;

c) vërtetim që aplikuesi nuk është subjekt i procedurave për deklarimin e falimentimit dhe nuk ka një urdhër likuidimi të detyruar ose administrimi nga gjykata, ose të mos ketë një marrëveshje me kreditorët apo ndonjë procedurë tjetër të ngjashme;

d) dokument që vërteton se aplikanti nuk është dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për vepra që lidhen me veprimtarinë profesionale, si person fizik ose juridik, ortak apo aksionar i shoqërisë;

e) vërtetim përkatës nga administrata tatimore se subjekti ka përmbushur detyrimet për pagimin e tatimeve, detyrimet për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore, në përputhje me legjislacionin shqiptar ose me dispozitat e zbatueshme në shtetin e origjinës.

a) projektidenë, në përputhje me kriteret e përcaktuara në pikën 5, të Vendimit nr. 285, datë 29.4.2022 “Për kriteret e vendosjes dhe të funksionimit të stacioneve sezonale të ankorimit/bregëzimit”;

b) projektin inxhinierik për vendosjen e stacionit, në përputhje me kriteret e përcaktuara në pikën 5 të Vendimit nr. 285;

c) planin e zbatimit, grafikun, fazat dhe afatet e realizimit të investimit.

a) planbiznesi, në përputhje me kriteret e përcaktuara në pikën 5, të VKM nr. 285;

b) shpenzimet kapitale për kryerjen e investimit;

c) shpenzimet për kostot operacionale dhe të ardhurat.

Dokumentacioni në lidhje me ndikimin mjedisor:

a) impakti mjedisor i zhvillimit të investimit dhe përmirësimet e propozuara, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e mjedisit.

Kriteret e përcaktuara në pikën 5, të Vendimit nr. 285, datë 29.4.2022 “Për kriteret e vendosjes dhe të funksionimit të stacioneve sezonale të ankorimit/bregëzimit” janë si më poshtë:

– të përballojë në kushte sigurie, përveç peshës së tij dhe ngarkesa të tjera të përhershme,

veprimet e transmetuara nga lëvizja e valëve, nga rrymat detare, nga tërheqjet gjatë ankorimit, nga erërat, nga çdo lëkundje eventuale sizmike, nga mbingarkesa vertikale të ndryshueshme dhe veprime horizontale, kushtet lokale të motit, ndryshimet në nivelin e detit, karakteristikat e mjeteve lundruese dhe mënyra e ankorimit;

– të sigurojë dhe të marrë të gjitha masat për mbrojtjen maksimale të mjedisit detar;

– të ketë lartësinë minimale mbi nivelin e detit 0.5 m;

– të ketë shërbimet higjienike të vendosura në raport 1 njësi higjienike (përbëhet nga të

paktën tualete të dedikuara për femra dhe meshkuj, lavamanë dhe dush) për 25 mjete lundruese, si dhe të respektojë kriteret e parashikuara në legjislacionin në fuqi për personat me aftësi të kufizuara;

– të sigurojë një sistem për grumbullimin e ujërave të zeza që do të gjenerohen gjatë sezonit turistik dhe të bëhet trajtimi i tyre me impiante depurimi sipas legjislacionit në fuqi;

– të realizojë furnizimin me energji elektrike nëpërmjet një sistemi me materiale rezistente

ndaj korrozionit dhe në përputhje me rregulloret aktuale të sigurisë teknike;

– të realizojë ndriçimin e zonës së ankorimit të mjeteve lundruese me minimumi 5-7 lux,

ndërkohë ndriçimi i zonës së parkimit të mjeteve dhe karelave të realizohet minimumi me 7-10 lux;

– të sigurojë furnizimin me ujë në kushtet e mungesës së rrjetit të ujit të pijshëm, nëpërmjet

vendosjes së depozitave për ujë të pijshëm dhe ujë industrial në raport me kapacitetin e stacionit (200 m3 ujë industrial për 200 mjete lundruese dhe 40 m3 ujë të pijshëm për 200 mjete lundruese);

– të vendosë mjetet e sigurisë në det (kamerdare dhe litari i nevojshëm) në çdo 25 metra;

– të instalojë sinjalistikën detare (fenerë, bova sinjalizuese, litarë lundrues kufizues, fare etj.) në përputhje me dispozitat e Kodit Detar dhe aktet ligjore në zbatim të tij dhe me standardet specifike kombëtare dhe ndërkombëtare;

– të realizojë trajtimin e mbetjeve, nëpërmjet vendosjes së kontejnerëve, me një kapacitet 1.5 m3 për çdo 50 mjete lundruese. Tërheqja e mbetjeve të ngurta dhe vajore nga mjetet lundruese dhe nga kontejnerët të bëhet nga shoqëri të licencuara në zbatim të legjislacionit në fuqi;

– të sigurojë ndihmën e parë nëpërmjet njoftimit të mjekut të dedikuar (kontraktuar) dhe përdorimit të kasetës së emergjencës, pajisur me mjetet dhe produktet më të rëndësishme të ndihmës së parë.

Marrë nga Monitor.al

industria detae ministria e turizmit mjetet lundruese

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim