LIVE UPDATES
Ekonomi

AMF: Fitimi i kompanive të sigurimit në vend u rrit me 32% në gjysmën e parë të këtij viti, kapën 7.6 mln euro

Rritja e fitimit në tregun e sigurimit të Jetës ka ardhur paralelisht nga rritja e primit të fituar neto, por edhe nga ulja e shpenzimeve neto për dëme të paguara. Primet e fituara neto u rritën me 12%, kryesisht falë rritjes së volumit të tregut dhe primeve të shkruara bruto.

13 Tetor 2022, 07:25 Nga DOSJA
AMF: Fitimi i kompanive të sigurimit në vend u rrit me 32% në
Foto Ilustruese

TIRANË- Fitimi i kompanive të sigurimit në vend u rrit me 32% në gjysmën e parë të këtij viti. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për 6-mujorin e parë të këtij viti kompanitë e sigurimeve realizuan gjithsej një fitim neto në vlerën e 894 milionë lekëve ose rreth 7.6 milionë eurove. Përmirësimi i rezultatit ka ardhur kryesisht gjatë tremujorit të dytë të vitit, ndërkohë që për tremujorin e parë fitimi i tregut kishte qenë në rënie me 13%.

Rritja e fitimeve për gjysmën e parë të këtij viti ishte më e ndjeshme në tregun e sigurimit të Jetës, ku ndërmarrjet raportuan fitime neto në vlerën e 86 milionë lekëve, shifër kjo pothuajse tetë herë më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e fitimit në tregun e sigurimit të Jetës ka ardhur paralelisht nga rritja e primit të fituar neto, por edhe nga ulja e shpenzimeve neto për dëme të paguara. Primet e fituara neto u rritën me 12%, kryesisht falë rritjes së volumit të tregut dhe primeve të shkruara bruto.

Ndërkohë, dëmet e paguara neto pësuan një rënie të ndjeshme me 31% krahasuar me një vit më parë. Vitin e kaluar, kompanitë e sigurimit të Jetës u prekën ndjeshëm nga rritja e vdekjeve në periudhën pas pandemisë. Këtë vit, ky efekt është zbehur ndjeshëm, duke ndikuar në uljen e dëmeve dhe duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e fitimeve të tregut të Jetës. Ndërkohë, edhe këtë vit kompanitë e sigurimit të Jetës po vazhdojnë të rrisin shpenzimet operative dhe veçanërisht shpenzimet e marrjes në sigurim, që edhe për 6-mujorin janë më të larta se shpenzimet neto për dëme. Shpenzimet e marrjes në sigurim konsistojnë kryesisht në komisione për shitjen e produkteve të sigurimit.

Rezultat financiar në përmirësim të ndjeshëm në gjysmën e parë të vitit shënoi segmenti më i madh i tregut, ai i sigurimeve të Jo-Jetës. Sipas AMF-së, fitimi neto i kompanive të këtij tregu u rrit në 808 milionë lekë, 21% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe në këtë segment, primet e fituara neto, që përbëjnë bazën kryesore të të ardhurave të siguruesve, janë rritur me 12% krahasuar me një vit më parë. Nga ana tjetër, edhe dëmet neto të paguara janë rritur me 16% krahasuar me një vit më parë. Megjithëse në terma bruto siguruesit këtë vit po paguajnë më pak dëme, rënia e pjesës së risiguruesve në strukturën e dëmeve ka bërë që shpenzim i neto i kompanive shqiptare për këtë zë të rritet.

Kjo mund të lidhet kryesisht me strukturën e dëmeve sipas produkteve. Zakonisht, dëmet që prekin limite përgjegjësie të mëdha, si, për shembull, ato nga katastrofat, në pjesën më të madhe risigurohen. Ndërkohë, shkalla e risigurimit është më ulët për dëmet e lidhura nga sigurimet motorike, që historikisht përbëjnë edhe pjesën më të madhe të dëmeve në tregun shqiptar të sigurimeve, me përjashtim të periudhave që kanë pasuar ngjarje të jashtzakonshme, si tërmeti i nëntorit 2019. Ndërkohë, një faktor me ndikim pozitiv në rezultatin financiar ka qenë edhe ulja e shpenzimeve të marrjes në sigurim, me 1.4% më pak krahasuar me një vit më parë. Një ndikim të konsiderueshëm në këtë rënie vlerësohet të ketë pasur vendimi i AMF-së për të vendosur një tavan për nivelin e komisioneve në sigurimet e detyrueshme motorike, që përbëjnë edhe produktin më të rëndësishëm të tregut në vlerë.

Marrë nga Monitor.al

autoriteti i mbikqyrjes financiare kompanite e sigurimit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës