Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një deklaratë për shtyp, DIHA thotë se e vlerëson shumë përpjekjen dhe vullnetin e Qeverisë Shqiptare për reduktimin e ekonomisë informale nëpërmjet legalizimit të mjeteve monetare dhe aseteve që mundëson ky ligj.
TIRANË- Shoqata Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) ka dhënë qëndrimin e saj në lidhje me Projektligjin “Për amnistinë fiskale dhe penale të subjekteve që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive”
Në një deklaratë për shtyp, DIHA thotë se e vlerëson shumë përpjekjen dhe vullnetin e Qeverisë Shqiptare për reduktimin e ekonomisë informale nëpërmjet legalizimit të mjeteve monetare dhe aseteve që mundëson ky ligj.
DIHA mendon qe ky ligj duhet të ishte pjesë e një pakete ligjore gjithëpërfshirëse, e cila do të synonte efikasitetin dhe modernizimin e administratës tatimore me qëllim reduktimin e evazionit fiskal.
Këto masa jo vetëm do të rritnin të ardhurat në buxhetin e shtetit por njëkohësit do të nxitnin konkurrencën në tregun shqiptar.
Aprovimi i këtij ligji të vetëm do të realizonte disa të ardhura të shpejta në buxhetin e shtetit në terma afatshkurtër, por në terma afatgjata do të sillte gjithashtu me vete efekte negative, si nxitja e bizneseve formale për të kaluar në informalitet me shpresën e një amnistie të dytë fiskale.
Një pikë tjetër shumë e rëndësishme është “Tatimi i posaçëm” në nenin 16 të Projektligjit.
Një tatim kaq i ulët (5%, 7% dhe 10%) për formalizimin e parave dhe aseteve të pa deklaruara, jo vetëm që është i pa drejtë kundrejt bizneseve që kanë paguar detyrimet e tyre në kohën e përcaktuar nga legjislacioni në fuqi me një përqindje shumë herë më të lartë, por njëkohësisht do të nxisë informalitetin në të ardhmen.
Gjithashtu, këto pika janë parashtruar nga DIHA edhe gjatë konsultimeve për projektligjin “Për amnistinë fiskale dhe penale të subjekteve që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive” të prezantuar në vitin 2020 nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të cilat nuk janë reflektuar në projektligjin e ripunuar, thuhet në njoftim.
Një ditë më parë, Dhoma Amerikane e Tregtisë ishte shumë më e ashpër kundër projektligjit të amnistisë. Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) në një deklaratë zyrtare, thotë se vëren shqetësime serioze mbi draft-ligjin për amnistinë fiskale, të propozuar së fundmi nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Sipas saj, amnistia sjell rrezik për pastimin e parave, futjen e të ardhurave të drogës Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri u shpreh se rreziqet e projektligjit të ri tejkalojnë ndjeshëm përfitimet e tij dhe rekomandon tërheqjen e kësaj nisme.
Marrë nga Monitor
Dhoma amerikane e Tregtisë TIRANË- Në Shqipëri, Dhoma amerikane e Tregtisë, shprehu sot “shqetësime serioze” mbi ...
Foto Ilustruese TIRANË- Shqiptarët dhe rusët kanë rezultuar me indekset më të përkeqësuara të korrupsionit n&e...
Foto ilustruese Aksionet botërore kanë pësuar disa lëkundje në tregtimin e tyre, ndërkohë që çmimet e naft&e...
Tirana TIRANË- Beogradi në Serbi dhe Tirana në Shqipëri janë dy kryeqytetet më të shtrenjta në rajon, sipas in...
Foto ilustruese Zbulohet shifra e projekteve kineze në Ballkanin Perëndimor. Vlera e projekteve kineze në 16 vende europiane i kalon 27...
Foto Ilustruese TIRANË- Sektori i arsimit kaloi një periudhë të vështirë nga pandemia Covid-19, e cila i rrënoi arritjet...
foto ilustruese ITALI- Popullsia evropiane, pas rënies së parë në vitin 2020, vazhdoi të ulet edhe në vitin 2021. TGCOM shkru...
Protesta SHBA- Revista Forbes i ka kushtuar një artikull protestave të nxitur në të gjithë botën, përfshirë edhe S...
Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Shqipëria janë katër vendet që kanë shënuar rënien më të madhe të popullsis&...
Popullsia e Shqipërisë e cila po plaket me shpejtësi është duke vënë përballë sfidave institucionet e kujdesit sh...