LIVE UPDATES
Ekonomi

Lëkunden aksionet globale, nafta pëson rënie për shkak të frikës së recesionit

Indeksi pan-europian STOXX 600 u rrit me 0.49% dhe indikatori matës i MSCI për aksionet në të gjithë globin ra me 0.22%.

13 Korrik 2022, 15:14 Nga k.m.
Lëkunden aksionet globale, nafta pëson rënie për shkak
Foto ilustruese

Aksionet botërore kanë pësuar disa lëkundje në tregtimin e tyre, ndërkohë që çmimet e naftës dhe yield-et e obligacioneve patën një rënie të martën teksa tregtarët janë të shqetësuar për perspektivat e shtrëngimeve të mëtejshme të politikave monetare nga ana e bankave qendrore, si dhe për shëndetin e ekonomive në mbarë botën.

Roli i dollarit si një valutë e sigurt për investitorët e shqetësuar për perspektivën ekonomike globale është dobësuar ndjeshëm në javët e fundit, pasi monedha amerikane ka rënë në nivelet rekord të dy dekadave përkundrejt shumë monedhave të tjera, ndërkohë që euro u barazua me dollarin. Indeksi pan-europian STOXX 600 u rrit me 0.49% dhe indikatori matës i MSCI për aksionet në të gjithë globin ra me 0.22%.

Euro ka qenë tepër vulnerabël për shkak të ndikimit të rritjes së vazhdueshme të çmimeve të gazit natyror në ekonominë rajonale dhe të luftës në Ukrainën fqinje, ndërsa Banka Qendrore Europiane nuk ka vepruar njësoj si homologet e saj për rritjen e normave të interesit.

Indeksi i dollarit ra me 0.148%, me euron që u rrit me 0.12% duke shkuar në 1.0051 dollarë, ndërsa jeni nuk ishte shumë larg nivelit të tij më të dobët në më shumë se dy dekada.

Analistët po reduktojnë vlerësimet e tyre për fitimet e këtij sezoni, i cili fillon këtë javë me raportet nga JPMorgan Chase & Co, Citigroup Inc dhe Wells Fargo & Co, ndër të tjera. Sentimenti i investitorëve gjermanë pësoi rënie gjatë korrikut, sipas një indeksi të publikuar të martën. Të dhënat ekonomike, duke përfshirë inflacionin e konsumit në SHBA të mërkurën, si dhe komentet nga zyrtarët e Rezervës Federale, do të jenë në fokus gjatë kësaj jave, teksa investitorët kërkojnë të dinë detaje në lidhje me rezultatin e mundshëm të takimit të ardhshëm të komitetit të politikës monetare të Fed-it.

Një shifër e lartë e inflacionit do të shtonte presion mbi Fed për të përshpejtuar ritmin e saj tashmë agresiv të rritjes së normave të interesit.

“Ka një qasje të vazhdueshme të uljes së ekspozimit ndaj riskut në tregje, duke pasur parasysh pritshmëritë që inflacioni mund të rritet përsëri në vazhdim dhe Rezerva Federale ka shumë hapësira për të shkuar drejt në rritjeje të mëtejshme të normave”, tha Ross Mayfield, analist i strategjisë së investimeve në Baird.

Në Wall Street, Dow Jones Industrial Average u rrit me 0.16%, ndërsa S&P 500 pësoi një rënie me 0.15% dhe Nasdaq Composite ra me 0.13%. Indeksi i MSCI për aksionet e rajonit të Azizë dhe të Paqësorit, pa përfshirë Japoninë, u mbyll me 1.04% më pak, ndërsa Nikkei i Japonisë pati një rënie prej 1.77%.

Investitorët po ndjekin gjithashtu situatën me një numër gjithnjë e më të madh të qyteteve kineze, duke përfshirë kryeqendrën tregtare të Kinës, Shangain, të cilat po miratojnë kufizime të reja lidhur me COVID-19 për të reduktuar infektimet, pas zbulimit të një nënvarianti shumë të transmetueshëm të Omicron.

Rritja e kostove të energjisë në Europë është gjithashtu një tjetër frikë e madhe për investitorët, pasi tubacioni më i madh dhe i vetëm që transportonte gaz natyror nga Rusia për në Gjermani hyri në një periudhë të përvitshme 10-ditore të mirëmbajtjes. Investitorët janë të shqetësuar se mbyllja e këtij tubacioni mund të zgjatet përtej afatit për shkak të luftës në Ukrainë, duke kufizuar akoma më shumë furnizimet me gaz në Europë dhe duke e futur ekonominë e eurozonës në një recesion.

Yield-i i bonove 10-vjeçare të thesarit ra me 3.1 pikë bazë, duke shkuar në 2.960%, një rënie e menjëhershme nën nivelin 3%, pasi investitorët blenë bono me risk tepër të ulët nga shitjet që u bënë në Wall Street. Yield-i dyvjeçar i bonove të thesarit në SHBA, i cili zakonisht lëviz në të njëjtin ritëm me pritshmëritë për normat e interesit, u ul me 3.1 pikë bazë duke shkuar në 3.039%. Frika për rritjen ekonomike lidhet kryesisht me naftën, pavarësisht shqetësimeve për furnizimet e pakta.

Çmimet e naftës ranë ndjeshëm ditën e martë, për shkak të presionit nga forcimi i dollarit, të rënies së kërkesës si pasojë e COVID-19 nga importuesi kryesor i naftës së papërpunuar, Kina, dhe si rrjedhojë e frikës për një ngadalësim ekonomik global. Ҫmimi i arit mbeti në nivele të qëndrueshme, me çmimet spot poshtë 0.4%, në 55.51 dollarë për gram. Çmimet e kriptomonedhave pësuan rënie, me bitcoin që ra me 0,9% duke shkuar në 19,769.95 dollarë./Monitor

euro renia e euros

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj