LIVE UPDATES
Ekonomi

Dështimi i tenderit të tabletëve çoi në anullimin e regjistrimit të popullsisë

INSTAT, njësia përgjegjëse për zhvillimin e Censit, sqaroi posaçërisht për “Monitor” se, Censi i Popullsisë dhe Banesave, i planifikuar në tetor të këtij viti, është shtyrë si pasojë e mossigurimit të mjeteve për një prej proceseve, atë të grumbullimit dhe njëkohësisht monitorimit të informacionit në terren, që janë tabletët.

8 Tetor 2022, 07:15 Nga d.a.
Dështimi i tenderit të tabletëve çoi në anullimin e
foto ilustruese

TIRANË- INSTAT, njësia përgjegjëse për zhvillimin e Censit, sqaroi posaçërisht për “Monitor” se, Censi i Popullsisë dhe Banesave, i planifikuar në tetor të këtij viti, është shtyrë si pasojë e mossigurimit të mjeteve për një prej proceseve, atë të grumbullimit dhe njëkohësisht monitorimit të informacionit në terren, që janë tabletët.

Tre vitet e fundit, INSTAT ishte përfshirë në përgatitje intensive për zhvillimin e Censit të Popullsisë dhe Banesave 2022, por së fundmi njoftuat pezullimin e procesit. Ju lutem, na vini në dijeni të arsyeve të qenësishme që penguan zhvillimin e tij?

Siç është njoftuar edhe nga INSTAT, Censi i Popullsisë dhe Banesave është shtyrë si pasojë e mossigurimit të mjeteve për një prej proceseve, atë të grumbullimit dhe njëkohësisht monitorimit të informacionit në terren që janë tabletët.

Ndryshe nga Censi i Popullsisë dhe Banesave i vitit 2011, INSTAT në këtë cens do të mbledhë informacionin pranë familjeve me tabletë, me të cilët përpunimi i informacionit të mëtejshëm do të jetë më i shpejtë, më i saktë, totalisht i monitorueshëm dhe do të mundësojë publikimin e rezultateve në një periudhë më të shpejtë se sa ai i vitit 2011.

A keni një datë të re kur do të zhvillohet?

INSTAT do të propozojë në planin vjetor të vitit 2023 periudhën dhe datën e kryerjes së Censit.

INSTAT ka zhvilluar një projekt pilot për censin në disa qarqe, si rezultoi ky demonstrim?

Pilot Cens ka si qëllim testimin e proceseve të censit dhe jo publikimin e rezultateve të tij, referuar rekomandimeve të Eurostat dhe Kombeve të Bashkuara. Të gjitha të dhënat e mbledhura nga Pilot Cens u analizuan dhe u hartuan gjetjet kryesore.

Këto gjetje u përdorën vetëm për qëllime të brendshme, të cilat shërbyen në përmirësimin e pyetësorit, materialeve, aplikacioneve, si dhe planeve të tjera që kanë lidhje me logjistikën dhe strategjinë e rekrutimit.

Shumica e vendeve në Europë e zhvilluan Censin e Popullsisë dhe Banesave vitin e kaluar. Me këtë shtyrje, a rrezikohet Shqipëria të bëhet e pakrahasueshme me vendet e tjera për tregues që lidhen me demografinë?

Raundi i Censeve i referohet periudhës 2020 – 2021, sipas rekomandimeve të Kombeve të Bashkuara. Megjithatë, edhe vende të tjera europiane, për shkak të pandemisë e shtynë kryerjen e tij në vitin 2022.

Eurostat, për të shmangur problemet e standardizimit të të dhënave dhe mundësimit të krahasueshmërisë së tyre, kërkoi nga vendet anëtare, të cilat nuk e kryen Censin në vitin referencë, rillogaritjen e rezultateve kryesore për vitin 2021.

INSTAT shprehu gatishmërinë për rillogaritjen e rezultateve kryesore të Censit për vitin referencë 2021, pavarësisht se mbledhja e tyre do të jetë në vitin 2023. Në këtë mënyrë, edhe Shqipëria do të jetë e krahasueshme për sa u takon rezultateve kryesore të Censit me vendet e tjera.

Pse rezultatet mbi totalin e popullsisë në Shqipëri (rishikimi vjetor i popullsisë) në vitin 2021 nxjerrin një popullsi banuese në vend më të madhe në numër se ajo që u mat nga censi i vitit 2011 sipas burimeve tuaja?

Për llogaritjet vjetore të popullsisë banuese në Shqipëri si pikënisje janë rezultatet e Censit të axhustuara me rezultatet e anketës pas Censit. Sipas rezultateve të Cens 2011, popullsia banuese rezultoi 2.800.138, ndërkohë që nga anketa pas Censit rezultoi një nën mbulim prej 3,8%.

INSTAT axhustoi popullsinë banuese sipas moshës dhe gjinisë të Censit, duke shtuar edhe popullsinë që rezultoi e pambuluar nga Anketa pas Censit, dhe këtë e përdori për vlerësimet e ardhshme vjetore të popullsisë. Kjo metodë është ajo që rekomandohet nga Eurostat dhe ndiqet nga të gjithë vendet që kryejnë një Cens tradicional.

Popullsia e Censit, e axhustuar me rezultatet e APC ishte 2.907.368, e cila rezulton më e lartë se ajo e 1 janar 2021, e cila u llogarit 2.829.741 banorë./Monitor/

te dhenat e instat census regjistrimi i popullsise

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim