LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritja dy herë e pagës maksimale fshin të gjitha përfitimet nga zgjerimi i pragut për tatimin mbi të ardhurat

Për personat që merrnin një pagë deri në 250 mijë lekë, përfitimi nga ky vendim ishte maksimumi 5 mijë lekë në muaj, që ata duhet të paguanin më pak.

7 Tetor 2022, 07:08 Nga A.B
Rritja dy herë e pagës maksimale fshin të gjitha përfitimet
Para

Në prill të vitit 2022, hyri në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pragut të pagës mbi të cilin paguhet 23% tatim mbi të ardhurat personale, nga 150 mijë në 200 mijë lekë.

Për personat që merrnin një pagë deri në 250 mijë lekë, përfitimi nga ky vendim ishte maksimumi 5 mijë lekë në muaj, që ata duhet të paguanin më pak.

Por, paralelisht me zgjerimin e pragut për tatimin mbi të ardhurat, në prill u rrit dhe paga maksimale për efekt të pagimit të sigurimeve shoqërore nga 132,312 lekë në 141,133 lekë. Kjo rriti automatikisht dhe pagesën për sigurimet shoqërore, që paguhet si nga punëdhënësi ashtu dhe nga punëmarrësi, me 2,161 lekë në muaj (nga të cilat 838 lekë nga punëmarrësi dhe 1,323 lekë nga punëdhënësi). Si rrjedhojë, përfitimi neto për pagat deri në 250 mijë lekë ishte rreth 2,800 lekë.

Nga shtatori, paga maksimale është rritur sërish, nga 141,133 lekë në 149,954 lekë. Kjo ka rritur sërish shumën që do të paguhet për efekt të sigurimeve shoqërore, po me 2161 lekë (nga të cilat 838 lekë nga punëmarrësi dhe 1,323 lekë nga punëdhënësi). Si rrjedhojë, përmes dy rritjeve të pagës maksimale, efekti që u përfitua nga zgjerimi i pragut është fshirë pothuajse tërësisht (shiko tabelën). Vetëm individët marrin neto rreth 1,700 lekë më pak në muaj, ndërsa punëdhënësi paguan rreth 2,600 lekë më shumë për pjesën e tij të sigurimeve (sigurimet shoqërore janë 24.5% e pagës, nga e cila 15% nga punëdhënësi dhe 9.5% nga punëmarrësi).

Ndërsa për pagat midis 141-150 mijë lekë në muaj, që nuk përfituan nga rritja e pragut të TAP, humbja neto është rreth 4 mijë lekë, nga të cilat rreth 1,700 lekë i paguan punëmarrësi.

Nëse paga indeksohet me inflacionin, që në gusht arriti në 8%, niveli më i lartë që nga viti 1998, atëherë paga reale neto ulet edhe më tej.

Sipas INSTAT, në vend, në fund të tremujorit të dytë, rreth 6% e të punësuarve ma pagë në vend merrnin më shumë se 120 mijë lekë në muaj. Niveli i lartë i tatimit mbi të ardhurat prej 23% për pagat mbi 150 mijë lekë (që nga prilli i rrit në 200 mijë lekë) nxiti një skemë masive shmangieje, me individët që dolën nga skema e sigurimeve shoqërore dhe hapën subjekte fizike, ku paguanin pothuajse zero taksa. Për të luftuar këtë tendencë, financat kanë hartuar një projektligj të ri për tatimin mbi të ardhurat, që parashikohet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm. Thelbi i këtij ligji është që subjektet fizike profesione të lira do të tatohen njësoj si të punësuarit me pagë, ndërsa për subjektet e tjera përjashtimet do të vijojnë deri në vitin 2029.

Nga shtatori, paga minimale u rrit me 6.25% në 34 mijë lekë. Kjo është rritja e dytë pas asaj të prillit, nga 30 në 32 mijë lekë.

Nga rritja e fundit e pagës minimale, kosto për punëdhënësin është 300 lekë dhe për punëmarrësin 190 lekë.

Sipas INSTAT, në fund të tremujorit të dytë/MONITOR

rritja e pages page


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet