LIVE UPDATES
Ekonomi

Depozitat në euro shënojnë rritjen më të ulët që nga pandemia, përshpejtohen kursimet në lekë

Në 2024-n, ndikimin kryesor në rritjen e kursimeve në banka e dhanë individët që shtuan kursimet me 31 miliardë lekë, në formën e depozitave pa afat. Hovi i kursimeve në monedhën vendase u përshpejtua dukshëm në dhjetor, (+24 miliardë lekë), një periudhë kjo që tradicionalisht shoqërohej me shtim të kursimeve në valutë për shkak të prurjeve të remitancave.

6 Shkurt 2025, 07:19 Nga B.Z
Depozitat në euro shënojnë rritjen më të ulët
Foto ilustruese

TIRANË - Në fund të vitit 2024, në banka qytetarët dhe bizneset kishin të depozituara në monedhën vendase 629 miliardë lekë. Krahas tyre në euro, që përbën peshën më të madhe të kursimeve në valutë ishin depozita prej 8 miliardë eurosh. Statistikat janë bërë publike nga banka e Shqipërisë.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur kursimet në euro rriteshin me shpejtësi, ndërsa ato në lekë ishin pothuajse në stanjacion për shkak të normave të ulëta të interesit, në 2024-n, kursimet në monedhën vendase janë bërë sërish të preferuara.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në 2024-n, depozitat në lekë u rritën me 8.4%, ose 50 miliardë lekë më shumë.

Një vit më parë zgjerimi kishte qenë 5%, ose 27 miliardë lekë më shumë, ndërsa në 2022-n tendenca kishte qenë negative. Kjo është rritja më e madhe që nga vitit 2020, kur kursimet në lekë u shtuan me 51 miliardë lekë, si rrjedhojë e pamundësisë për të shpenzuar gjatë periudhës së pandemisë.

Në 2024-n, ndikimin kryesor në rritjen e kursimeve në banka e dhanë individët që shtuan kursimet me 31 miliardë lekë, në formën e depozitave pa afat. Hovi i kursimeve në monedhën vendase u përshpejtua dukshëm në dhjetor, (+24 miliardë lekë), një periudhë kjo që tradicionalisht shoqërohej me shtim të kursimeve në valutë për shkak të prurjeve të remitancave.

Ngadalësohen kursimet në euro

Vitet e fundit, euro ishte bërë monedhë e preferuar për kursimtarët. Edhe në 2024-n kjo tendencë ka vijuar, por me ritme më të ngadalësuara. Në 2024-n, depozitat në valutë u rritën me 10%, ose 744 milionë euro më shumë.

Një vit më parë, ndryshimi kishte qenë 15.5%, ose gati 1 miliard euro më shumë.

Në 2024-n, ndikimin kryesor në këtë rritje e dhanë depozitat me afat, kryesisht individët.

Në dhjetor depozitat me afat në euro u rritën me 36 milionë euro, ndërsa në gusht po të 2024-s, periudha tjetër kur ka efekte sezonale nga remitancat e turistët, rritja kishte qene 292 milionë euro./Monitor

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim