Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Nga tetë kompani të sigurimit të jo-jetës, vetëm dy prej tyre kanë një peshë të sigurimeve vullnetare më të lartë se mesatarja e tregut, në strukturën e primeve të shkruara bruto.
TIRANA- Tregu i sigurimeve vullnetare shfaq një ecuri zhgënjyese edhe vitin e kaluar. Sipas statistikave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), pesha specifike e produkteve vullnetare në tregun e Jo-Jetës ra më tej në 32.85%, nga 33.5% që kishte qenë për vitin 2023. Nga tetë kompani të sigurimit të jo-jetës, vetëm dy prej tyre kanë një peshë të sigurimeve vullnetare më të lartë se mesatarja e tregut, në strukturën e primeve të shkruara bruto.
Produkti më i rëndësishëm i sigurimit vullnetar, sigurimi i pasurisë nga zjarri dhe forcat e natyrës vitin e kaluar shënoi një rritje modeste të primeve të shkruara bruto, me 4.3%, (nga 6.66% që ishte rritja mesatare e tregut të Jo-Jetës). Por, pesha e tij specifike ra në 9.82% të primeve të shkruara bruto, nga 10.04% që përbënte një vit më parë. Ndër të paktët produkte vullnetare që shfaqën zhvillime pozitive vitin e kaluar ishte sigurimi kasko i automjeteve. Primet e shkruara bruto për këtë produkt u rritën me 18.76%. Ato përbënin 7.86% të tregut, nga 7.06% një vit më parë. As tërmeti i fortë i vitit 2019 nuk solli rritje domethënëse të interesit të shqiptarëve për të siguruar vullnetarisht pronat.
Rritja e sigurimit Kasko është e lidhur në një masë të madhe me shtimin e investimit në automjete të reja, kryesisht për zgjerimin e flotave të bizneseve të makinave me qira. Megjithëse sigurimi i pronës apo ai Kasko janë produkte ligjërisht vullnetare, praktikisht shumica e kontratave të sigurimit të lidhura për këto produkte janë të detyrueshme, për shkak të kërkesave nga palët e treta. Për shembull, sigurimi i pronave në shumicën e rasteve vjen si kërkesë e institucioneve financiare, për pasuritë e lëna si kolateral për garantimin e kredive të marra.
Një logjikë e ngjashme vlen edhe për sigurimin Kasko. Megjithëse ky sigurim është ligjërisht vullnetar, në shumicën e rasteve ai është faktikisht i detyrueshëm, duke qenë se blerjet e automjeteve të reja financohen zakonisht me lizing dhe sigurimi Kasko është kusht nga institucioni financiar. Shifrat tregojnë se tregu i sigurimeve ngelet në masën dërrmuese i varur nga produktet e deturueshme dhe tregu i sigurimeve ka dështuar për të rritur rëndësinë e produkteve të mirëfillta vullnetare.
Sigurimet e detyrueshme motorike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta vitin e kaluar përbënin 67.15% të primeve të shkruara bruto në sigurimet e Jo-Jetës, nga 66.5% që përbënin një vit më parë. Sigurimi i brendshëm TPL është produkti kryesor, me 56.56% të primeve të shkruara bruto. Nisja e aplikimit të tarifave të reja, të bazuara në disa elementë risku, ka sjellë një rritje të primit mesatar për sigurimin e brendshëm TPL. Kjo në vetvete përbën një premisë për rritje të mëtejshme të peshës së sigurimeve të detyrueshme në tregun e sigurimeve./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi së fundmi rezultatet e një inspektimi të Bankës së Shqip&eu...
Foto ilustruese TIRANË - Edhe pse kthimi i Donald Trump si president i SHBA po krijon pasiguri të madhe dhe mjedisi ndërkombëtar mbetet...
Foto ilustruese TIRANË - Me dëshirën e mirë, për të mos qëndruar indiferent, po japim disa mendime për zhvillimin e...
Foto ilustruese TIRANË- Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) e nisi vitin 2025 me rënie. Sipas Bankës së Shqipërisë, TNE ...
Foto ilustruese TIRANË- Kursi i këmbimit të euros e ka nisur javën me rënie. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Ban...
Foto ilustruese TIRANA- Sot hyn në fuqi çmimi "i ri" i energjisë për abonentët familjarë për të cilët k...
Foto ilustruese TIRANË - Banka Qendrore ka rritur për të dytën herë në gjashtë muaj shtesën kundëciklike t&eum...
TIRANË- Sipas një vlerësimi të ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), norma aktuale neutrale e interesit p&e...
Euro TIRANË- Euro ka vijuar rritjen në kursin e këmbimit me lekun edhe ditën e enjte. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të...
f EUROPË- Banka Qendrore Europiane ka ulur normën bazë të interesit me një çerek pikë në 2.75%, ndërsa k&eum...