LIVE UPDATES
Ekonomi

Operacioni për ndërtimet pa leje, KKT e Tiranës vendos: Mijëra metra katrorë nga 8 ndërtime pa leje i kalojnë shtetit

Në këtë ndërtim shteti përfiton një sipërfaqe prej 4200 metrash që është deklaruar se do të kalojë për banim të atyre që janë prekur nga projektet publike. Shtatë vendime të tjera parashikojnë konfiskime ndërtesash nëpër kryeqytet në zona si në Myslym Shyri, Rruga e Elbasanit, Kont Urani apo rruga Qamil Gurnjaku.

21 Tetor 2022, 12:52 Nga A.B
Operacioni për ndërtimet pa leje, KKT e Tiranës vendos:
Tirana

Mbledhja e fundit e Këshillit Kombëtar të Territorit është ndalur tek ndërtimet pa leje që kalojnë tek shteti për t’u përdorur për interes publik ose strehim social. Nisma e disa javëve më parë e qeverisë ka rezultuar me shtatë vendime për konfiskim të marra nga KKT, një vendim për transferim nga privati tek shteti për këtë qëllim dhe dy të tjera që lidhen me procedurat administrative për shqyrtim dokumentesh në rastin e ndërtimeve pa leje.
Konkretisht KKT ka miratuar kalimin e disa kateve nga një ndërtim në qendër të Tiranës, projekt ky i hershëm i njohur si “Eyes of Tirana”.

Në këtë ndërtim shteti përfiton një sipërfaqe prej 4200 metrash që është deklaruar se do të kalojë për banim të atyre që janë prekur nga projektet publike. Shtatë vendime të tjera parashikojnë konfiskime ndërtesash nëpër kryeqytet në zona si në Myslym Shyri, Rruga e Elbasanit, Kont Urani apo rruga Qamil Gurnjaku.

Qeveria nisi konfiskimin e ndërtimeve pa leje dhe kalimin e tyre tek fondi që do të përdoret për strehimin e atyre që preken nga ndërtimet për interes publik apo për strehim social në javën e parë të shtatorit.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Blinda Balluku do të deklaronte se në mbledhjen e qeverisë kishte kaluar një vendim “Për rregullat për konfiskimin për interes publik për ndërtimet pa leje me qëllim fitimi” i cili , ka t bëjë me të gjitha ndërtesat pa leje ose  për ndërtimin e shtesave mbi lejet që janë dhënë nga Bashkitë.

“Të gjitha ndërtesat që kanë këtë lloj specifike do të konfiskohen për përdorim publik. Do t’i jepen atyre qytetarëve që preken nga projektet publike ose do të përdoren si fonde për të shpronësuar të gjithë qytetarët të cilët sërish preken nga projektet publike. I gjithë ky proces është i gjatë por ka qëllim dekurajimin e kompanive ndërtuese që shkelin ligjin dhe duke qenë nën mbikëqyrjen e institucioneve tona. Për çdo ndërtesë, e cila tashmë rezulton se ka shkelur lejen apo për çdo ndërtesë pa leje, do të ketë investigim për ato institucionet që kanë si detyrë kontrollin e territorit dhe kjo gjë ka ndodhur nën hundën e tyre pasi ne identifikojmë se ka edhe një tolerancë nga vetë institucionet për t’i lënë kompanitë në abuzim” do të shprehej Balluku.

Pas kësaj për ditë të tëra përfaqësues të qeverisë do të shfaqeshin nën godina të ndryshme në kryeqytet për të theksuar se kjo e fundit ishte prekur nga aksioni i nisur për konfiskimin e asaj pjese që nuk kishte respektuar ligjin.

Vendimet e KKT të datës 19 tetor

1. Për miratimin e procedurave administrative të ndryshimit të lejeve të zhvillimit/ndërtimit të objekteve që do të kalojnë në pronësi shtet, për nevoja të strehimit social apo për interes publik.

2. Për miratimin e procedurave administrative të shqyrtimit të dokumentacionit të objekteve të ndërtuara pa leje për qëllime fitimi, që konfiskohen për interes publik.

3. Për transferimin në favor të shtetit me kontratë premtim shitje me vlerë 1 euro, të sipërfaqes së ndërtimit në objektin: “Godinë polifunksionale “Eyes of Tirana” 6, 8, 9, 13, 18 dhe 24 kat, me 4 kat nëntokë, faza e I-rë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ideal Construction” sh.p.k.

4. Për konfiskimin për interes publik të objektit: “Hotel 5 dhe 6 kat, me 2 kat nëntokë”, me vendndodhje në RR. “Qamil Guranjaku”, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqërinë “RT MAX” sh.p.k.

5. Për konfiskimin për interes publik të objektit: “Godinë banimi dhe shërbime 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6 kat, me 2 dhe 3 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në RR. “Hiqmet Buzi”, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “Devis Construksion” sh.p.k.

6. Për konfiskimin për interes publik të objektit: “Godinë banimi dhe shërbime 6 kat, me 2 dhe 4 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në RR. “Hiqmet Buzi”, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “Laxmi Real Estate & Investment” sh.p.k.

7. Për konfiskimin për interes publik të objektit: “Objet 7 kate, me 2 kate nëntokë”, të ndërtuar pa leje për qëllim fitimi, brenda sheshit të ndërtimit të objektit: “Godinë banimi dhe shërbime 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6 kat, me 2 dhe 3 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në RR. “Hiqmet Buzi”, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “Devis Construksion” sh.p.k.

8. Për konfiskimin për interes publik të objektit: “Kompleks me godina banimi dhe shërbime 4, 5, 6 dhe 7 kat, me 2 kat nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën e Elbasanit, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “City Construction INC” sh.p.k.

9. Për konfiskimin për interes publik të sipërfaqes së ndërtuar pa leje për qëllim fitimi, në objektin: “Godinë banimi dhe shërbime 5, 7 dhe 9 kate, me 2 parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Kont Urani”, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Fabri D” sh.p.k.

10. Për konfiskimin për interes publik të objektit: “Godinë banimi dhe shërbime 4 dhe 5 – 9 kate, me 2 parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Myslym Shyri”, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Arb & Trans – 2010” sh.p.k.

11. Për deklarimin e përfundimit të procedurave administrative të aplikimeve për leje ndërtimi të paraqitura pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, të cilat i përkasin periudhës kohore 2015-2018 si dhe të atyre të deleguara në rrugë shkresore nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT), për mosplotësim të kushteve të përcaktuara në Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit.

12. Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 26.04.2022 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar./Marre nga MONITOR

ndertime ne tirane

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim