Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Rritje ka pësuar dhe benzina, që do të tregtohet me 204 lekë, nga 198 lekë që ishte në vendimin e 1 tetorit. Gazi do të tregtohet me 78 lekë për litër duke mos lëvizuar nga çmimi i vendosur më parë.
TIRANË- Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e sotme rritjen rekord të çmimit të hidrokarbureve në vend. Kështu nga sot nafta do të shitet me 245 lekë për litër nga 223 lekë për litër që ishte.
Rritje ka pësuar dhe benzina, që do të tregtohet me 204 lekë, nga 198 lekë që ishte në vendimin e 1 tetorit. Gazi do të tregtohet me 78 lekë për litër duke mos lëvizuar nga çmimi i vendosur më parë.
Kjo rritje vjen pasi Organizata e vendeve eksportuese të naftës, OPEC+ vendosi të mërkurën që të ulë ndjeshëm prodhimin si reagim ndaj uljes së çmimit të karburanteve. Kjo masë mund të shkaktojë pasoja të ndjeshme tek ekonomia globale e cila po përjeton vështirësi, dhe të rrisë çmimet për konsumatorët amerikanë, çka mund të ndikojë politikisht në zgjedhjet për Kongresin amerikan në nëntor. Gjatë ditës së sotme, një fuçi naftë u tregtua me gati 96 dollarë.
Ndonëse në bursa ky tregues është pothuajse në nivelet e fund shkurtit, përpara se të fillonte lufta, dhe kur në vend tregtohej me rreth 190 lekë për litër, operatorët e tregut pohojnë se shumë faktorë kanë ndryshuar që nga ajo kohë, duke filluar që nga dollari, që ka arritur në gati 120 lekë dhe rritja e kontratave të treguesit Platts, që është bursa referencë ku blejnë kompanitë shqiptare. Kontrata e Platts për tetorin është 1224 USD/ton dhe për nëntorin 1125,50 USD/ton.
Ulja e prodhimit në nëntor mund të sjellë përfitime për Rusinë, anëtare e OPEC-ut, ndërsa vendet evropiane janë angazhuar për t’i dhënë fund importit të naftës ruse sa më shpejt të jetë e mundur. Përveç një uljeje simbolike të prodhimit të naftës muajin e shkuar, shkurtimi drastik është një kthesë e papritur, ndërsa OPEC-u kishte vazhduar të shtonte prodhimin pas shkurtimeve të thella të bëra gjatë pandemisë.
NJOFTIMI I BORDIT:
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 7 Tetor 2022, kemi ndryshime të ndjeshme të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, pasi rezulton se cmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është rritur ndjeshem konkretisht ne 896 (kemi nje rritje me +66 nga mbledhja e fundit e dates 01.10. 2022), $/ Ton. Gjithashtu dhe cmimi i Gazoilit/Diesel është rritur ne menyrë të ndjeshme në1162 (kemji nje rritje me +183 nga data 01.10.2022) $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një ulje te lehte 118.91 (- 0.43 nga data 01.10.2022). Kursi i këmbimit të doganës 118.85 ( + 1.59 nga muaji Shtator). Për gazin e lëngshëm, nuk kemi ndryshim nga ai i mbledhjes së fundit.
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 245 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 233lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 204 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 192 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Tetor shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që ne krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.
Ministria e Financës ndjen detyrimin të sqaroj opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.
Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ.
Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.
Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetem me ndryshimet në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.
Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.
Situata që po kalojmë nuk është zakontë, ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigjje e zhvillimeve të ekonomisë vendase, por edhe e lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar më shumë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur më 21 prill të një viti...
Momenti i arrestimit i shqiptarit BRITANI- Një shqiptar është arrestuar në kuadër të operacioneve kundër trafikut të...
ERE TIRANË- Çmimi i energjisë elektrike për muajin tetor nuk do të ndryshojë, ndërsa përgjatë këti...
Harta e botës Shqipëria përmirësohet me 3 vende, duke u ngjitur në vendin e 53 nga 169 shtete në Indeksin e Progresit Social ...
ERE TIRANË- Enti Rregullator i Energjisë Elektrike ka vendosur që të anulojë rritjen e çmimit të energjisë elektr...
TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar, SPAK, ka publikuar statistikat e punës për muajin sh...
Alfred Balla TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të mblidhet javën e ardhshme të vendosë për Kreun e...
Policia ELBASAN- Një 45-vjeçare është vënë në pranga nga policia pasi ishte në kërkim për dhunë n&...
Qytetari duke folur në takimin me Sali Berisha në Memaliaj GJIROKASTËR- Një qytetar i cili po mbante fjalën e tij në takim q&...
Matura TIRANË- Provim shtesë për maturantët që duan të studiojnë Mjekësi të Përgjithshme. Ministria e Ars...