LIVE UPDATES
Aktualitet

Indeksi i Progresit Social, Shqipëria në vendin e 53, performon dobët në liria personale dhe zgjedhja

Shqipëria renditet lart në nënkomponentët për barazinë gjinore në arritjet dytësore (nr1), qasjen e energji elektrike (nr 1) dhe lirinë e lëvizjes së brendshme (nr8).

7 Tetor 2022, 14:15 Nga k.m.
Indeksi i Progresit Social, Shqipëria në vendin e 53, performon
Harta e botës

Shqipëria përmirësohet me 3 vende, duke u ngjitur në vendin e 53 nga 169 shtete në Indeksin e Progresit Social (SPI) 2022. Indeksi i Progresit Social* është një indeks i përbërë i treguesve socialë dhe ambientalistë që mat tre dimensione të progresit social: Nevojat bazë njerëzore, bazat e mirëqenies dhe mundësitë.

Nga të gjithë komponentët Shqipëria është vlerësuar me më shumë pikë te siguria personale, duke u renditur në vendit ne 31 në botë. Performancë të mira ka edhe sa i përket ushqyerjes dhe kujdesit bazë mjekësor, aksesit në njohuritë bazë, të drejtat personale, aksesit në informacion dhe komunikim, shëndetit dhe mirëqenies, strehimit, përshirjes dhe cilësisë së mjedisit.

Dy komponentët që na rendisin mes vendeve të fundit në indeks janë Liria Personale dhe Zgjedhja dhe Cilësia e ujit dhe Kanalizimet, duke u renditur përkatësisht në vendin e 132 dhe 103 nga 169 vende të marra në studim.

Shqipëria renditet lart në nënkomponentët për barazinë gjinore në arritjet dytësore (nr1), qasjen e energji elektrike (nr 1) dhe lirinë e lëvizjes së brendshme (nr8). Ashtu si në disa vitet e mëparshme, është Norvegjia ajo që kryeson në krye të listës të SPI. Në vendin e dytë është Danimarka, e treta Finlanda, Zvicra e katërta dhe më pas Islanda në vendin e 5-të.

Viti i ardhshëm mund të jetë një “recesion social”

Në përfundim të Indeksit të këtij viti thuhet se kombet në përgjithësi po përmirësohen, por me një ritëm më të ngadaltë se vitet e mëparshme. Ata parashikojnë një “recesion social” për vitin e ardhshëm bazuar në trendin e Indeksit të këtij viti, që do të ishte hera e parë që kur kompania filloi të matë progresin social.

Ekziston rrezik i rëndësishëm që përparimi social në botë të tërhiqet në 2023, duke çuar në “Recesionin e parë të progresit social”. Indeksi është publikuar nga Indeksit të Progresit Social, një organizatë jofitimprurëse me bazë në SHBA.

Indeksi i Progresit Social 2022  përdor 12 komponentët dhe 60 treguesit e tij për të matur performancën sociale të 169 vendeve plotësisht dhe 27 vendeve të tjera pjesërisht, duke mbuluar 99,97% të popullsisë së botës.

Rezultatet e Indeksit tregojnë se ndërsa bota po bëhet më e mirë për sa i përket progresit social, ritmi i progresit është ngadalësuar ndjeshëm në  një rënie e qëndrueshme që pritet  të çojë në “recesion të progresit social” . Në pesë vitet e fundit, që nga viti 2017, ritmi i progresit është pothuajse përgjysmuar dhe vitin e kaluar, bota është përmirësuar vetëm me 0.37 pikë, duke treguar stanjacion. Veçanërisht, ndikimet e plota të Covid-19 në përparimin social në të gjithë botën nuk dihen ende.

Rezultatet theksojnë se që nga viti 2011: Progresi social i Shteteve të Bashkuara ka ngecur, dhe pavarësisht nga pasuria dhe reputacioni i saj, Amerika në vendin e 25-të po bën një punë të dobët për t’i ofruar një standard të mirë jetese popullit të saj.

Mbretëria e Bashkuar është vetëm një nga katër vendet që ka parë një rënie të vazhdueshme të përparimit social që nga viti 2011, së bashku me Venezuelën, Libinë dhe Sirinë.

Kjo ka qenë një dekadë e humbur për tregjet kryesore në zhvillim si Brazili dhe Turqia ku progresi social ka ngecur kryesisht.

Kina dhe India kanë parë përmirësime të konsiderueshme, por të dyja vendet janë frenuar nga mungesa e progresit në lidhje me të drejtat, gjithë përfshirjen dhe cilësinë mjedisore./Monitor

*Indeksi i Progresit Social u hartua nga një ekip i udhëhequr nga Prof. Michael E. Porter i Shkollës së Biznesit të Harvardit dhe Prof. Scott Stern nga Universiteti i  MIT.

*Indeksi i Progresit Social 2022 përdor 12 komponentët dhe 60 treguesit e tij për të matur performancën sociale të 169 vendeve plotësisht dhe 27 vendeve të tjera pjesërisht, duke mbuluar 99,97% të popullsisë së botës.

shqipëria

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet