LIVE UPDATES
Ekonomi

Biznesi i kartave bankare u rrit përsëri vitin e kaluar

Rritja është mbështetur në masën dërrmuese nga zgjerimi i vazhdueshëm në segmentin më të madh atë të kartave të debitit, por edhe tendencat pozitive në produktin specifik të kartave me funksion paraje elektronike. Ndërkohë, kartat e kreditit vazhdojnë të shfaqin një ecuri në stanjacion, me një rritje shumë të vogël që nga fillimi i vitit.

31 Janar 2023, 18:47 Nga k.m.
Biznesi i kartave bankare u rrit përsëri vitin e kaluar
Foto ilustruese

Biznesi i kartave bankare kishte tendencë rritjeje gjatë vitit 2022, si në numrin e instrumenteve të emetuara, ashtu edhe në volumin e përdorimit të tyre. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit shtator 2022 numri i kartave bankare aktive arriti në 1.35 milionë, në rritje me 2.5% që nga fillimi i vitit.

Rritja është mbështetur në masën dërrmuese nga zgjerimi i vazhdueshëm në segmentin më të madh atë të kartave të debitit, por edhe tendencat pozitive në produktin specifik të kartave me funksion paraje elektronike. Ndërkohë, kartat e kreditit vazhdojnë të shfaqin një ecuri në stanjacion, me një rritje shumë të vogël që nga fillimi i vitit.

Numri i kartave të debitit në fund të 9-mujorit 2022 arriti në 1.16 milionë, në rritje me 2.6% që nga fillimi i vitit. Ky produkt ngelet dominues dhe përbën mbi 86% të numrit të përgjithshëm të kartave bankare. Karta e debitit është një instrument bazik pagese, i lidhur me llogaritë rrjedhëse të bizneseve dhe individëve. Rritja e numrit të tyre tregon njëkohësisht përmirësim të përfshirjes financiare dhe zgjerim të përdorimit të produkteve bankare nga publiku.

Biznesi i kartave bankare u rrit përsëri vitin e kaluar

Ndërkohë, produkti tjetër konsumator, ai i kartave të kreditit, as vitin e kaluar nuk iu rikthye dot ritmeve të rritjes së periudhës para pandemisë. Në fund të shtatorit 2022, sektori bankar raportonte më pak se 113 mijë karta krediti aktive, me një rritje me vetëm 0.6% që nga fillimi i vitit. Zhvillimi i dobët i këtij produkti mund të lidhet sa me prapambetjen në depërtimin e shërbimeve bankare, aq edhe me faktin se ekonomia shqiptare ka një përqindje të lartë të përdorimit të parasë fizike si instrument për transaksionet ekonomike.

Tregu i këtij produkti në Shqipëri duket se nuk paraqet as shumë konkurrueshmëri dhe fleksibilitet. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit e kartave të kreditit për 6-mujorin e parë 2022 (për shumat e deri në 200 mijë lekë) ishte 20.7% për kartat në Lekë dhe 19.7% për kartat në Euro.

Sipas bankierëve, çmimi i lartë lidhet me shkallën relativisht të lartë të rrezikut që kartat e kreditit bartin si produkte kreditore, por edhe me ekzistencën e një periudhë faljeje, brenda të cilës klienti mund ta paguajë detyrimin pa interesa.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se deri në fund të 11-mujorit 2022, pagesat me kartë në terminalet POS arritën vlerën e 45.4 miliardë lekëve, ose 30.2% më shumë krahasuar me volumin e vitit të plotë 2021. Rezultatet e vitit 2021 janë tejkaluar edhe në numër transaksionesh. Për 11 muajt e vitit 2022, klientët e sektorit bankar kanë kryer rreth 9.6 milionë pagesa me kartë, shifër kjo 21.9% më e lartë krahasuar me vitin e plotë 2021.

Pesha e veprimeve me kartë në terminalet POS për 11-mujorin 2022 përbënte rreth 13.9% të totalit të veprimeve karta bankare, nga 11.5% që ishte ky raport për vitin 2021. Megjithëse veprimet me karta bankare vazhdojnë të dominohen nga tërheqjet cash në bankomate, pesha e pagesave elektronike në vitet e fundit është në rritje dhe për 11-mujorin 2022 ka prekur nivelin më të lartë historik./Monitor

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj