LIVE UPDATES
Ekonomi

Tregu i sigurimeve u rrit me 9.2% vitin e kaluar

Pandemia që goditi vendin në vitin 2020 solli mes të tjerash edhe luhatje të bazës krahasuese, që shpjegon në një masë të madhe edhe rritjen dyshifrore të vitit 2021, së bashku me rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike.

31 Janar 2023, 07:15 Nga DOSJA
Tregu i sigurimeve u rrit me 9.2% vitin e kaluar
Foto Ilustruese

TIRANË- Tregu i sigurimeve u rrit me 9.2% për vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), rritja u ngadalësua ndjeshëm krahasuar me vitin 2021, kur tregu kishte regjistruar një rritje me 16%. Pandemia që goditi vendin në vitin 2020 solli mes të tjerash edhe luhatje të bazës krahasuese, që shpjegon në një masë të madhe edhe rritjen dyshifrore të vitit 2021, së bashku me rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike.

Pas dy viteve të luhatshëm, që përcaktuar nga faktorët e mësipërm, në vitin 2022 tregu iu rikthye ritmeve pak a shumë normale të rritjes organike, pa zhvillime shumë domethënëse në strukturat e tregut dhe në faktorët e rritjes. Primet e shkruara bruto arritën një vlerë totale prej 21 miliardë lekësh ose rreth 181 milionë eurosh. Me një prim mesatar sigurimi prej afërsisht 62 eurosh për frymë, Shqipëria ngelet një ndër tregjet me densitetin më të ulët të sigurimeve në Europë.

Tregu dominohet nga segmenti i sigurimeve të Jo-Jetës, që për vitin 2022 përbënin afërsisht 91.75% të primeve të shkruara bruto. Ky segment megjithatë shënoi një rritje më të ulët se mesatarja e tregut, me 8.35% krahasuar me një vit më parë. Sigurimet e detyrueshme motorike ngelen dukshëm produktet me peshën kryesore në tregun e Jo-Jetës, me 67.75% të primeve të shkruara bruo, në rritje të mëtejshme nga niveli prej 66.7% i një viti më parë.

Një ndër faktorët kryesorë që ndikoi zhvillimet e tregut për vitin e kaluar ishte rritja e turizmit, si në kahun hyrës, ashtu edhe atë dalës. Shtimi i numrit të turistëve të huaj ndikoi në rritjen dyshifrore të produktit të detyrueshëm të policës Kufitare apo të produktit vullnetar të sigurimit Kasko të automjeteve (i reflektuar kryesisht në biznesin e makinave me qira).

Ndërkohë, shtimi i turizmit dalës të shqiptarëve jashtë vendit solli rritje të ndjeshme në produktin e detyrueshëm të Kartonit Jeshil apo në atë ligjërisht vullnetar (por faktikisht të detyrueshëm) të sigurimit të aksidenteve.

Ndërkohë, produktet më të rëndësishme të sigurimit vullnetar, ato të lidhura me sigurimin e pronës, shënuan rritje modeste, poshtë mesatares së tregut. Sigurimi ndaj zjarrit dhe forcave të tjera të natyrës u rrit me 5%, ndërsa sigurimi kundrejt dëmeve të tjera në pronë me vetëm 3%.

Me gjithë rreziqet e konsiderueshme nga katastrofat natyrore, ndërgjegjësimi për nevojën e sigurimit me qëllim zbutjen e riskut financiar ngelet në nivele të ulëta. Edhe tregu i sigurimit të pronës mbështetet kryesisht në detyrimin për sigurimin e kolateraleve të lëna si garanci për kreditë bankare.

Segmenti më i vogël i tregut, ai i sigurimit të jetës, shënoi ritme më të larta të rritjes se mesatarja, me 17.8% krahasuar me vitin 2021. Kjo solli një rritje të lehtë të peshës specifike të këtij segmenti, në 8%, nga 7.4% që zinte një vit më parë. Edhe në këtë segment dominon produkti faktikisht i detyrueshëm i sigurimit të jetës së debitorit, me 66.4% të primeve të shkruara bruto.

Ndërkohë, e shprehur në numër kontratash, rritja e tregut gjatë vitit 2022 ishte disi më e kënaqshme. Kontratat e sigurimit u rritën me 12.9% krahasuar me një vit më parë dhe arritën një numër total prej 1.32 milionë. Edhe në numër kontratash rritja më e lartë u shënua në segmentin e Jetës, me 18%, ndërsa në tregun e Jo-Jetës rritja ishte 12.4%. Edhe në numër kontratash sigurimet e Jo-Jetës dominojnë, me 90.5% të totalit.

Marrë nga Monitor.al

autoriteti i mbikeqyrjes finanaciare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet