Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT Në fund të vitit 2024, numri i ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta arriti në 7,007 nga 6,938 që ishin në 2023.
Numri i ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta u rrit shumë pak në vitin 2024 me vetëm 1 për qind në raport me vitin paraprak. Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT Në fund të vitit 2024, numri i ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta arriti në 7,007 nga 6,938 që ishin në 2023.
Në vitin 2024 u shtuan vetëm 69 sipërmarrje të reja nga 349 që u shtuan në vitin 2023. Ndërmarrjet e huaja dhe të ato me kapital të përbashkët ndonëse përbën rreth 3% të numrit total të bizneseve në vend, kontribuon në 18.8% të punësimit gjithsej dhe 20.4% të shitjeve neto në shkallë vendi.
Bashkimi Evropian vazhdon të jetë burimi kryesor i kapitalit të huaj, me ndërmarrjet nga këto vende që zënë 60.7% të totalit të subjekteve të huaja. Italia mbetet partneri më i rëndësishëm strategjik, duke zotëruar 2,930 ndërmarrje, të cilat punësojnë pothuajse gjysmën (46.8%) e forcës punëtore në këtë sektor.
Pas saj renditet Kosova me 582 ndërmarrje dhe Turqia me 453, ndërkohë që vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë 11.9% të strukturës.
Shpërndarja e këtyre ndërmarrjeve tregon një fokus të qartë te shërbimet dhe industria. Sektori i industrisë Përpunuese mbetet punëdhënësi më i madh brenda kësaj kategorie, Nga ana tjetër, volumi më i lartë i qarkullimit të parave regjistrohet në Tregti, ku ndërmarrjet e huaja realizojnë 36.7% të shitjeve neto.
Në industrinë Nxjerrëse operojnë shtete të tjera jashtë Europës, ku rreth 87.4% e shitjeve neto në këtë sektor kontrollohen nga grupi i “Shteteve të tjera”, ku Kina luan rolin kryesor me 63.7% të peshës për shkak të koncesionit të nxjerrjes së naftës nga kompania Bankers. Në sektorët e tjerë si ndërtimi (58.5%), energjia (48.0%) dhe transporti (69.9%), kapitali nga BE-ja mbetet dominues.
Ndonëse shumica dërrmuese e ndërmarrjeve të huaja (rreth 86%) janë të vogla, me 1 deri në 9 të punësuar, ndikimi më i madh vjen nga ndërmarrjet e mëdha (mbi 250 të punësuar). Këto të fundit, ndonëse në numër të kufizuar vetëm 69 ndërmarrje, sigurojnë 38.6% të punësimit dhe 31.3% të shitjeve neto brenda gjithë kategorisë së bizneseve me kapital të huaj.
Sa i përket Investimeve Direkte (ID), stoku total në fund të vitit 2024 arriti shifrën mbresëlënëse prej 15,413.6 milionë euro. Vendet e BE-së zënë 55.2% të këtij stoku, por në nivel shtetesh individuale, Holanda (16.5%) dhe Zvicra (14.7%) kryesojnë listën e investitorëve më të mëdhenj në Shqipëri, duke dëshmuar për një portofol të diversifikuar investimesh që shtrihet përtej kufijve të fqinjëve tanë të drejtpërdrejtë./Monitor.al
Foto ilustruse Të dhënat e sotshme të INSTAT mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto treguan se konsumi final i popullatës u rrit me 2.77 ...
Foto ilustruse Holanda rifitoi “fronin” e investitorit kryesor të huaj në Shqipëri vitin e kaluar. Sipas të dhënave ng...
Foto ilustruse Shqipëria synon të forcojë mbikëqyrjen e sektorit financiar përmes një projektligji të ri që vendos ...
Foto ilustruse Administrata tatimore njofton bizneset që rezultojnë me tepricë kreditore të tatim fitimit për periudhat tatimore p...
Foto ilustruse Tregu i sigurimeve ka shfaqur një rritje modeste edhe në muajin shkurt. Sipas statistikave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Finan...
Ashtu si gjatë krizës së çmimeve të vitit 2022, edhe tani qytetarët e zonave kufitare kanë rinisur të blejnë ka...
Kriza e çmimeve të energjisë dhe rreziqet inflacioniste nuk po e prekin aspak kursin e këmbimit të Lekut; përkundrazi, monedha...
Rreziku i kursit të këmbimit për borxhin publik pësoi rënie të mëtejshme vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Min...
Kredia e biznesit për investime u zgjerua përsëri me ritme të larta vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipëris&...
Foto ilustruse Kjo fundjavë ka qenë e gjatë, me katër ditë pushim. Por, siç e kemi thënë shpesh, biznesi në ...