Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në raportin vjetor për projektet në Ballkan me 2022, Komuniteti Europian i Transportit ka rritur shqetësimet për zhvendosjen e shërbimeve portuale dhe nëse ato do të lidhen me rrjetin kryesor europian të transportit ( TENT), që në Shqipëri përfaqësohet me Korridorin 8 dhe Korridorin 10.

Bashkimi Europian me mekanizmat e tij të financimit kishte në proces investimi në Portin e Durrësit mbi 62 milionë euro, të cilat po shuhen nga zhvendosja e Portit të Durrësit në Porto Romano.
Në raportin vjetor për projektet në Ballkan me 2022, Komuniteti Europian i Transportit ka rritur shqetësimet për zhvendosjen e shërbimeve portuale dhe nëse ato do të lidhen me rrjetin kryesor europian të transportit ( TENT), që në Shqipëri përfaqësohet me Korridorin 8 dhe Korridorin 10.
Analiza e Komunitetit të Transportit tregon se, projekti në Portin e Durrësit (Rehabilitimi i Kalatave 1 dhe 2 në Terminalin Perëndimor të Portit të Durrësit) është financuar nga korniza e investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF).
Investimi total i vlerësuar është 62.4 milionë euro, me një kontribut të BE-së prej 27.05 milionë euro, një kredi BERZH prej 25 milionë euro dhe një kontribut përfitues prej 9.3 milionë euro.
“Lidhur me perspektivën e ardhshme të Portit të Durrësit si dhe përputhshmërinë e saj TEN-T, duhet të merret parasysh plani i Qeverisë shqiptare do të zhvendosë portin ekzistues në Portin e Romanos. Zhvendosja dhe ndikimi i saj në pajtueshmërinë e TEN-T do të monitorohet nga afër në vitet në vijim” thuhet në deklaratën e Komunitetit të Transportit.
Nga pikëpamja e lidhjeve logjistike, Porto Romano është pjesërisht e lidhur me rrjetin rrugor, por nuk ka lidhje hekurudhore.
Lidhjet rrugore nuk janë në standardet e rrjetit TENT, ndërsa ato hekurudhore do të vazhdojnë të mbeten problem edhe për të paktën një dekadë, çka do të vazhdojë të penalizojë portin në konkurrencën rajonale.
Autoriteti Portual i Durrësit pritet të tenderojë këtë vit fazën e parë të punimeve për portin e ri të Porto Romanos.
Punimet në këtë fazë kanë kosto rreth 390 milionë euro dhe pritet të përfundojnë brenda vitit 2025, bëjnë me dije burimet nga Autoriteti Portual i Durrësit.
Faza e parë përfshin ndërtimin e terminalit të kontejnerëve, lidhjen me infrastrukturën rrugore, hekurudhore, rrjetin e kanalizimeve, energjisë elektrike dhe furnizimin me ujë.
Në këtë fazë do të ndërtohet gjithashtu një objekt detar, fushëveprimi i të cilit ende nuk është përcaktuar.
Në këtë fazë do të ndërtohen vendbregëzimet, ndërtesat e përbashkëta, ndërtesa e zyrave doganore dhe agjencive të tjera, porta kryesore e portit, objektet e sigurisë dhe mbrojtjes civile, zyrat e kapitenerisë së portit dhe kulla e kontrollit të VTS, nënstacione etj./MONITOR
Foto Ilustruese SHBA- Në ujërat e thella blu përtej brigjeve të Guajanës, anijet gjigante po nxjerrin naftë nga rezervuar&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Mungesa e produkteve për shkak të kohës së keqe në vendet e rajonit, ka sjellë p...
Foto ilustruese TIRANË- Me më shumë se një gjeneratë vonesë krahasuar me vendet e tjera europiane, Shqipëria vazhdon t&e...
Foto Ilustruese TIRANË- Fermerët po shesin me çmime më të larta këtë vit prodhimet nga serrat dhe fushat. Pranvera e l...
Foto Ilustruese TIRANË- Shqipëria, padyshim, ka qenë këtë vit më shumë se asnjëherë tjetë...
Foto ilustruese “Mallkimi i pasurive natyrore” është një term i përdorur gjerësisht në ekonomi dh...
Vizita në Shqipëri e udhëheqësit të ish-Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov, në vitin 1959 mbahet mend edhe për tregimet e l...
Ndryshimet e vendimit të 2018-s të botuara në fund të muajit korrik 2023 që hynë në fuqi menjëherë pas botimit n&...
Pronarët e apartamenteve, dyqaneve, garazheve, bodrumeve, fabrikave nga ky vit do të nisin të paguajnë më tepër për taks&eu...
foto ilustruese TIRANE- Hyrjet e shtetasve të huaj kanë arritur nivele rekord në pjesën e parë të këtij viti, duke treg...