LIVE UPDATES
Ekonomi

Prodhimi bujqësor rrezikon të hyjë në krizë

Fermerët lajmërojnë se çmimet e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale do të mbeten të larta për arsye të mungesës së fuqisë punëtore në fshat, që po redukton sipërfaqet e mbjella dhe po ndikon te prodhimi, teksa kërkesa është në rritje.

27 Gusht 2023, 07:33 Nga I.A
Prodhimi bujqësor rrezikon të hyjë në krizë
Foto Ilustruese

TIRANË- Fermerët po shesin me çmime më të larta këtë vit prodhimet nga serrat dhe fushat. Pranvera e lagësht dhe me shira ka dëmtuar rëndë prodhimin në rajon, i cili ka rritur kërkesën për prodhimet shqiptare, e për rrjedhojë, edhe çmimet. Fermerët lajmërojnë se çmimet e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale do të mbeten të larta për arsye të mungesës së fuqisë punëtore në fshat, që po redukton sipërfaqet e mbjella dhe po ndikon te prodhimi, teksa kërkesa është në rritje.

Në fillim, lufta në Ukrainë dhe tani ndikimet klimatike kanë qenë në favor të sezonit për bujqit shqiptarë, por kjo ecuri pozitive nuk mund të jetë një trend gjithëvjetor, pasi këtë vit prodhuesit e frutave sidomos vreshtat dhe mollët janë dëmtuar masivisht nga pranvera e lagësht.

Eksportuesit pohuan se janë në prag të papërballueshmërisë së aktivitetit, për shkak të rënies së euros. “Rënia e shpejtë e Euros në kulmin e sezonit të eksporteve bujqësore po na çon në faliment”, – tha Laurat Mulliqi nga Shoqata e Eksportuesve të Prodhimeve Bujqësore dhe njëkohësisht administrator i një prej kompanive më të mëdha të eksportit “Tomato Al”.

Nga ana tjetër, problematikat e përhershme me kostot e larta të inputeve, mungesën e subvencioneve dhe së fundmi me pezullimin e financimeve nga programi i IPARD në BE po mbajnë sektorin më të madh të ekonomisë në vend nën thundrën e primitivizmit dhe larg standardeve të kohës.

Çmimet e shitjes me shumicë për domaten, kastravecin, bostanin, qepën dhe pataten janë dyfishi i vitit të kaluar. Kjo erdhi nga rritja e kërkesës nga jashtë dhe nga brenda prej numrit më të lartë të turistëve në një kohë që prodhimi nuk ka rritje të dukshme.

Sipas të dhënave të INSTAT, në 6-mujorin e parë të vitit, eksportet bujqësore në vlerë ishin 21% më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, por rritja në sasi ishte vetëm 4.7%.

Kjo ecuri tregon se rritja u udhëhoq më shumë nga çmimet se sa prodhimi. (shiko grafikët për ecurinë e eksporteve në vlerë dhe sasi).

Ilir Pilku, ekspert i bujqësisë tha se, politikat bujqësore në Shqipëri duhet të rishikohen për një vlerësim më të qartë në lidhje me përshtatshmërinë e kushteve klimatike, përbërjes së tokës bujqësore, agroteknikës së kërkuar nga njëra anë dhe trendit botëror të tregtisë, pra e lidhur me kërkesën për produkte në një periudhë afatmesme-afatgjatë.

Sipas tij, aktivitetet bujqësore me kthim më të lartë të investimit janë prodhimet perimore në serra, kryesisht domate, kastravec, spec dhe luleshtrydhe, perimet e fushës që përfshijnë grupin e lakrës, lulelakrës, karotës dhe bostanit, i ndjekur nga agrumishtet që përfaqësohen nga mandarina.

Sfidat e prodhimit, mungesa e fuqisë punëtore dhe çmimet e larta të inputeve

Prodhimi bujqësor në serra dhe fusha këtë vit po përballet me sfida të jashtëzakonshme si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore dhe çmimeve të larta të inputeve bujqësore.

Artur Xheka, i cili zotëron një prej fermave më të mëdha në vend për kultivimin e perimeve në zonën e Shijakut, thotë se prodhimi bujqësor do të kufizohet në vijimësi nga mungesa e krahut të punës.

Edhe pse fermeri tha se pagesat për punonjësit janë rritur ndjeshëm, duke ndikuar strukturën e çmimeve të prodhimit, kosto më e madhe që po i krijohet sektorit është mungesa e tyre.

“Pavarësisht pagesës, nuk gjejmë punonjës që të na ndihmojnë në fermë”, – tha zoti Xheka. Kjo u konfirmua edhe nga INSTAT, i cili llogariti se, sektori i bujqësisë qëndroi në vendnumëro në tremujorin e parë 2023.

Të dhënat zyrtare tregojnë se, pagat në bujqësi u rritën me ritmet më të larta se në sektorët e tjerë, por sërish paga bruto në bujqësi mbetet më e ulët se ajo e sektorëve të tjerë.

Në tremujorin e parë të këtij viti, një punonjës në sektorin bujqësisë kishte pagë bruto rreth 44 mijë lekë, sipas INSTAT, me rritje vjetore 14%, por kjo rritje nuk është aq e fortë se ta bëjë bujqësinë konkurruese me sektorët e tjerë.

Për më tepër, mungojnë profesionistët në disa fusha si mbrojtja e bimëve. Fermerët pohojnë se kjo mungesë do të rritet gjatë viteve në vijim, pasi brezi i vjetër i profesionistëve do të largohet gradualisht, ndërsa ka shumë pak profesionistë të rinj.

Gjetja e fuqisë punëtore sezonale po bëhet sfidë për shkak të emigrimit jashtë vendit, dhe largimit të të rinjve nga fshatrat drejt qytetit. Mungesa e ofertës së punës po rezulton në kufizimin e kapacitetit të prodhimit ose në rritje të kostove, tha fermeri Xheka.

Një sfidë tjetër me të cilën po përballet sektori janë çmimet e inputeve, që në vendin tonë mbeten njëlloj si vitin e kaluar, kur nisi lufta në Ukrainë.

P.sh. në tregun ndërkombëtar, një ton ure kushton 235 euro për ton nga rreth 700 euro në prill të vitit 2022. Fermerët pohuan se në Shqipëri, çmimet e inputeve në shumë raste mbeten të pandryshuara.

“Ekziston një praktikë shumë abuzuese. Kur çmimet ndërkombëtare rriten apo Dollari dhe Euro rriten, importuesit i rrisin menjëherë çmimet e inputeve dhe shërbimeve bujqësore, por ata nuk reagojnë kur ato bien. Kështu ndodh gjithmonë. Kur çmimet rriten një herë, nuk bien më”, tha Xheka.

Kjo tendencë u faktua edhe nga një studim i Fondit Monetar Ndërkombëtar për inflacionin në rajonin tonë. “Vihet re një përçim më i lartë i çmimeve të ushqimeve dhe inputeve nga tregjet ndërkombëtare në tregjet e brendshme, për shkak të peshës së lartë të importeve.

Çmimet nga tregjet ndërkombëtare përçohen në nivele më të larta se ndryshimet reale dhe më pas nuk reflektojnë rënien”, – thotë analiza e FMN-së.

Dy të tretat e fermerëve prodhojnë perime, shumica e tyre edhe për vetëkonsum. Rreth 50 mijë fermerë prodhojnë patate dhe fasule për vetëkonsum.

Ndërsa perimet serrë përfaqësojnë një histori suksesi. Numri i fermerëve me serra në Shqipëri është rritur ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit duke tejkaluar 8 mijë më 2021.

Rreth 5 mijë fermerë që kultivojnë në serrë kanë sipërfaqe deri në 0,20 ha, 2744 ferma janë 0,20 – 0,50 ha, të cilët mund të konsiderohen me potencial për treg, ndërsa janë 710 fermerë që kanë më shumë se 0.50 ha, sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë.

Çmimet po qëndrojnë të larta nga kufizimet në prodhim

Ministria e Bujqësisë tregoi entuziazëm kur raportoi ecurinë e eksporteve bujqësore në 6-mujorin e parë të vitit. Rritja me 20% e vlerës së mallrave bujqësore të eksportuar në janar-qershor 2023, maskon dobësitë në prodhim pasi zgjerimi në sasi e mallrave ishte vetëm 4.7%.

Fermerët pohojnë se rritja erdhi më shumë nga sezoni i shirave që ndihmuan perimet se sa nga rritja e sipërfaqeve të mbjella.

Çmimet e produkteve këtë vit janë disi më të larta. Frutat dhe perimet janë rreth 20% më të shtrenjta në përgjithësi. Por ka pasur edhe rënie për grurin, vjet u shit me 50 lekë/kg dhe tani po shitet 25 lekë. Edhe misri gjithashtu ka pësuar rënie po në këto përmasa, tha fermeri Xheka.

Domatja ka pasur çmim të mirë këtë vit, 80-10 lekë për kilogram. Çmimet po ndikohen edhe nga mungesa e fuqisë punëtore pasi ka më pak prodhim dhe kjo rrit çmimet.

Rritja e çmimeve po ndodh për shkak të mungesës së prodhimit. Po pakësohet toka që punohet, po bie prodhimi dhe po rriten çmimet.

Mariglen Ziu, i cili kultivon prej vitesh perime në serra në Samaticë te Beartit tha se në dy vitet e fundit, çmimet me shumicë të perimeve në serra kanë qenë më të larta.

Ai tha se ka luhatje të shumta dhe shpesh çmimet nuk janë transparente nga eksportuesit.

Burimet nga “Doni Fruit”, kompania më e madhe eksportit të perimeve dhe zarzavateve, thanë se këtë vit kërkesa nga jashtë dhe kryesisht në rajon ka qenë më e lartë, pasi prodhimet atje u dëmtuan nga sezoni i dimrit të vonë.

“Çmimet po ndikohen edhe nga mungesa e fuqisë punëtore se ka më pak prodhim dhe kjo rrit çmimet. Rritja e çmimeve po ndodh për shkak të mungesës së prodhimit.

Po pakësohet toka që punohet, po bie prodhimi dhe po rriten çmimet. Kështu po ndodh së paku në fermën time” tha fermeri Artur Xheka.

INSTAT raportoi se eksporti i zarzavateve në 6-mujorin e parë u rrit me 16%, por në sasi rritja ishte 8%. Në dekadën e tretë të tranzicionit 2010-2020, eksportet në sasi po rriteshin me ritme dyshifrore.

Nga ana tjetër, eksporti i frutave në sasi shënoi rënie vjetore me 26% në 6-mujorin e këtij viti, ndërsa rritja e eksporteve në vlerë ishte 10% më e lartë. Eksportet e frutave në sasi ishin më rënie këtë vit, por të ardhurat u rritën për shkak të çmimeve më të larta.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se vitin e kaluar, prodhimi i perimeve ishte 1,3 milionë tonë në nivele të pandryshuara nga një vit më parë.

Pemishtet nisin të japin fruta, çmimet do jenë të larta

Shirat e gjata të pranverës e kanë dëmtuar së tepërmi sektorin e pemëtarisë ndryshe nga perimet. Në zonën e Korçës, molla sivjet është dëmtuar rëndë nga shirat e gjata të pranverës, çka mund të ndikojë me 40% uljen e prodhimit, tha Nevion Telha, agronom në zonën e Korçës.

Ashtu si në Korçë, sektori i pemëtarisë është dëmtuar masivisht në të gjithë vendin, por sidomos në veri, ku në kohën e çeljes së luleve pati ngrica të zgjatura që dëmtuan frutat ne gjenezë.

Por me uljen e prodhimit pritet që çmimet e frutave këtë vit të jenë më të larta se sa vitin e kaluar.

Pemëtaria në vendin tonë është më pak e orientuar drejt tregut se zarzavatet, por gjatë periudhës 2007-2013, pati një lulëzim të plantacioneve të reja të frutave, veçanërisht mollë, në Korçë dhe Dibër nga mbështetja e subvencioneve.

Më shumë se gjysma e prodhimit të mollës është e përqendruar në Qarkun e Korçës, duke qenë shtytësi kryesor i zhvillimit të sektorit për Shqipërinë. Janë rreth 10 mijë fermerë mollësh me orientim tregu me nga 0.2 ha pemishte molle, sipas shifrave të Ministrisë së Bujqësisë.

Raportohen rreth 500 ferma me më shumë se 1.00 ha pemishte me mollë, shumica e tyre ndodhen në Qarkun e Korçës. Në këtë qytet operojnë disa prodhues kryesorë të fidanëve, shumë furnizues inputesh dhe pika të grumbullimit, si dhe një treg me shumicë.

Lidhjet e forta me Greqinë kanë qenë të rëndësishme në kushtet e aksesit në inpute, shërbimet këshilluese, teknologjia dhe marketingu për mollët.

Në Dibër, vitet e fundit ka pasur ulje të aktivitetit të pemëtarisë për disa arsye, duke përfshirë edhe problemet me tregun e shitjeve, problemet që dalin nga rënia e mbështetjes me subvencioneve dhe largimi i të rinjve etj. Vlerësohet se më shumë se 10% e pemishteve janë braktisur.

Në Dibër ka kapacitete të kufizuara ruajtjeje frigoriferike dhe lidhje të dobëta me tregun.

Në sektorin e pemëtarisë, një shembull i mirë është Konispoli për prodhimin agrumeve, si për nga cilësia e prodhimit, ekonomia e shkallës që ka krijuar rritje të zinxhirit të vlerës dhe fitimeve të fermerëve në zonë.

Prodhimi në agrume pritet të jetë më mirë teksa dëmi më i madh nga shirat është krijuar te vreshtat dhe pemët. Zhvillimet pozitive në turizëm po rrisin konsumin e verës. Ngritja e kantinave po nxit prodhimin në vreshta, por këtë vit fermerët lajmërojnë dobësi nga kushtet e motit. Sasitë e pakta të prodhimit do të shiten me çmime të larta.

Marrë nga Monitor.al

instat fermeret


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet