LIVE UPDATES
Ekonomi

Tranzicioni demografik, bujqësia më  e dëmtuara

Gjatë vitit 2017-2021, përqindja e meshkujve të punësuar në sektorin bujqësor është ulur në katër vitet e fundit. Në të kundërt, përqindja e meshkujve të punësuar në sektorin jobujqësor ka arritur në më shumë se 70%.

27 Gusht 2023, 07:35 Nga I.A
Tranzicioni demografik, bujqësia më  e dëmtuara
Foto ilustruese

TIRANË- Me më shumë se një gjeneratë vonesë krahasuar me vendet e tjera europiane, Shqipëria vazhdon të përballet me lëvizje ndërsektoriale, nga aktivitetet bujqësore tek ato jobujqësore.

Prirja vlen si për gratë, edhe për burrat. Kjo sjell disa ndikime në perspektivat e punës dhe migracionit në të ardhmen, analizon një studim i fundit i IOM, pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Studimi vë në dukje se, familjet që lënë veprimtaritë bujqësore do të vazhdojnë të rrisin zonat urbane.

Gjatë vitit 2017-2021, përqindja e meshkujve të punësuar në sektorin bujqësor është ulur në katër vitet e fundit. Në të kundërt, përqindja e meshkujve të punësuar në sektorin jobujqësor ka arritur në më shumë se 70%.

Përqindja e femrave të punësuara në sektorin bujqësor është ulur gjatë katër viteve të fundit, edhe pse ulja ka qenë me ritëm më të ulët krahasuar me meshkujt. Nga ana tjetër, përqindja e femrave të punësuara në sektorin jobujqësor u rrit, nga 57% në vitin 2017, në 60% në vitin 2021.

Një prirje e re që nuk është e zakontë vetëm në vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe në të gjitha vendet e BE-së fqinje me Lindjen e Afërt, është rritja e përqindjes së punonjësve të angazhuar në veprimtari industriale.

Në rastin e Shqipërisë, raportohen lëvizje ndërsektoriale të popullsisë mashkullore të punësuar, nga sektori i shërbimeve, në sektorin industrial. Të dhënat zyrtare raportojnë se prirja te gratë është e kundërt.

Një vëzhgim më i imtë konfirmon se këto lëvizje janë të përqendruara në sektorin e prodhimit, pasi punësimi në ndërtim jo vetëm mbizotërohet nga burrat, por përqindja e tij në raport me totalin e veprimtarive jobujqësore u ul gjatë ciklit të kaluar ekonomik.

Burrat e punësuar shfaqin gjithashtu lëvizje nga shërbimet e minierave dhe guroreve dhe shërbimet jo-tregtare në shërbimet e tregut.

Të dhënat zyrtare raportojnë prirje pjesërisht të ndryshme për gratë, ulja e veprimtarive industriale të të cilave mund të shpjegohet ose nga një prani më e madhe e kontributit të tyre për të nxitur aktivitetet ku informaliteti është i lartë dhe/ose duke lëvizur në sektorët e karakterizuar nga forca punëtore e kualifikuar dhe e arsimuar, konkretisht, në shërbimet e tregut ose prodhimin me produktivitet më të lartë.

Efektet mbi prirjet migratore vitet e ardhshme janë të shumta. Një forcë shqiptare pune, sidomos e grave, më e prirë të angazhohet me punonjës të kualifikuar ka të ngjarë të jetë më tërheqëse jo vetëm për veprimtaritë brenda vendit, por edhe për sektorët me mungesa në Europën Perëndimore, të cilët kërkojnë kryesisht fuqi punëtore të kualifikuar.

Përveç kësaj, kjo duhet të paralajmërojë politikëbërësit shqiptarë mbi nevojën për të krijuar rrugë për migracionin e brendshëm jo vetëm për punonjësit e pakualifikuar, por edhe për profesionet, sidomos në sektorin e shëndetësisë, ku prania e kandidatëve të kualifikuar shqiptarë ka të ngjarë të tkurret viteve që vijnë.

Prirjet e pikasura nga situata e pesë viteve të shkuara janë të strukturuara.

Përvoja ka treguar se njerëzit nga zonat rurale priren të migrojnë së brendshmi, në vend që të përfshihen në migracionin e jashtëm ndërkombëtar.

Për këtë arsye, ka të ngjarë që mekanizimi i veprimtarive bujqësore të mos mundë të kapë ritmin e personave që largohen drejt zonave urbane. Ekspertët e IOM rekomandojnë që politikëbërësit shqiptarë të gjejnë instrumente që lejojnë hyrjen e emigrantëve për motive punësimi, të gatshëm të bëjnë punë në bujqësi.

Për këtë, Shqipëria konkurron thuajse me të gjitha vendet në Europë, që kërkojnë forcë pune në bujqësi.

Nëse nuk ka alternativa të qëndrueshme të politikave migratore, kjo mund të çojë në rritjen e çmimeve të mallrave të shportës dhe artikujve të tjerë bujqësore, për një vend që ende varet shumë nga prodhimi vendas.

Prej disa vitesh, studimet sektoriale vazhdojnë të raportojnë mungesa në fuqinë punëtore në bujqësi, si dhe në ndërtim dhe në prodhim, i cili ka intensitet punësimi.

Për një vend si Shqipëria, e integruar gjeografikisht në kontinentin europian, kushti i dobishmërisë për t’u larguar nga fshati nuk përfshin vetëm sektorin jobujqësor, por edhe të gjitha ato vende pune që u vihen në dispozicion shqiptarëve në BE, numri i të cilave u rrit.

Marrë nga Monitor.al

iom

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë