Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sektori bankar ka klasifikuar “rrezikun e goditjeve nga jashtë” dhe rrezikun e “përkeqësimit të ekonomisë në vend”, si dy rreziqet kryesore sistemike. Vlerësimi për rrezikun e goditjeve nga jashtë paraqitet më i lartë në krahasim me periudhat e mëparshme.
TIRANË- Rezultatet e vrojtimit mbi perceptimin e rreziqeve sistemike në vend nga sektori bankar për gjysmën e parë të këtij viti kanë treguar një prirje në rritje të rreziqeve makroekonomike të jashtme dhe të brendshme, ndërkohë që vlerësimi për rreziqet e tregut ka qenë përgjithësisht në rënie.
Sektori bankar ka klasifikuar “rrezikun e goditjeve nga jashtë” dhe rrezikun e “përkeqësimit të ekonomisë në vend”, si dy rreziqet kryesore sistemike. Vlerësimi për rrezikun e goditjeve nga jashtë paraqitet më i lartë në krahasim me periudhat e mëparshme.
Zhvillimet e luhatshme ekonomike në mjedisin e jashtëm, si përshkallëzimi i proteksionizmit tregtar mes SHBA-së dhe partnerëve tregtarë pas rritjes së ndjeshme të tarifave të importit, luhatja e vlerave dhe rritja e ndjeshmërisë në tregjet financiare, si dhe vijimi i tensioneve gjeopolitike (veçanërisht konflikti në Rripin e Gazës, përplasjet mes Izraelit dhe Iranit, lufta në Ukrainë), duket se kanë rritur shqetësimin e bankave mbi rrezikun e transferimit të goditjeve negative nga jashtë, duke e klasifikuar atë si rrezikun sistemik më të rëndësishëm të periudhës.
Për sa i takon zhvillimeve të brendshme, rreziku lidhur me luhatjen e vlerës së pasurive të paluajtshme ka vijuar të mbetet në grupin e rreziqeve kryesore dhe perceptimi rreth tij është rritur më tej.
Dinamikat e kohëve të fundit në tregun e pasurive të paluajtshme dhe rritja e vazhdueshme e çmimeve, kanë rritur shqetësimin e bankave lidhur me ecurinë e ardhshme të tyre, në kushtet kur një pjesë e konsiderueshme e portofolave të kredisë është e ekspozuar me aktivitetin e këtij tregu. Kjo është reflektuar dhe në rritjen e shpejtë të vlerësimit të këtij rreziku gjatë periudhës.
Rreziku nga sulmet kibernetike ka vijuar të përfshihet në listën e rreziqeve më të rëndësishme të periudhës, por vlerësimi për të ka mbetur i pandryshuar.
Rritja e dixhitalizimit të aktivitetit bankar në vend ka rritur njëkohësisht dhe rrezikun nga sulmet kibernetike, episodet e të cilave kanë qenë të pranishme vitet e fundit, duke dëmtuar herë pas here vijimin normal të aktivitetit. Gjithsesi, niveli i ndërgjegjësimit të sektorit bankar mbi këtë rrezik është rritur ndjeshëm dhe një pjesë e mirë e tyre deklarojnë se kanë ndërmarrë tashmë masa konkrete për përmirësimin e sistemeve përkatëse të mbrojtjes.
Nga ana tjetër, perceptimi mbi rreziqe të tregut që mund të burojnë nga luhatja e kursit të këmbimit, ndryshimi i normave të interesit, mungesa e likuiditetit etj., ka mbetur në nivele minimale ose në rënie.
Në terma të përgjithshëm, bankat perceptojnë se mundësia e materializimit të një ose disa prej rreziqeve të lartpërmendura në të ardhmen afatshkurtër (deri në një vit) dhe atë afatmesme (1-3 vjet), momentalisht është nën nivelin mesatar dhe i pandryshuar krahasuar me fundin e vitit të kaluar.
Pavarësisht zhvillimeve dhe sfidave të momentit, situata e mirë financiare e sektorit bankar dhe likuiditeti i bollshëm, ka bërë që besimi i bankave në qëndrueshmërinë e sistemit financiar në të ardhmen të mbetet mbi nivelin mesatar dhe i pandryshuar. /Monitor.al
Paga mediane arriti në 63,456 lekë në tremujorin e dytë të vitit 2025, ose rreth 630 euro. Kjo do të thotë se gjysma e t&eu...
Foto ilustruse TIRANË - Shqipëria u ngjit me shpejtësi në piedestalin e turizmit duke shënuar një zhvillim të vrullsh&eu...
Foto ilustruse TIRANË - Ndonëse “The Plaza Tirana” ka shitur 5% më shumë dhoma në 2024-n, në raport me një v...
Foto ilustruse TIRANË - Rritja e turizmit po i jep hov dhe zhvillimit të hotelerisë, sidomos në zonat bregdetare. Të dhënat e...
Foto ilustruse TIRANË - Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se të ardhurat nga shitjet neto në tregtinë me pakic&e...
Foto ilustruse TIRANË - Distributorët, të përqendruar në segmentin FMCG (mallrat e konsumit që lëvizin shpejt nga raftet...
Foto ilustruse TIRANË - Partneritetet Publike-Private (PPP), në formën e koncesioneve, një nga modelet e biznesit që tërhoq&e...
Foto ilustruse TIRANË - Pas vitit 2015, qeveria nisi me vrull praktikën e dhënies së koncesioneve për shumë shërbime e p...
TIRANË- Shqipëria shënoi rritjen më të lartë në Europë për net-qëndrimet turistike gjatë tremujorit t&e...
TIRANË- Turqia dhe Italia kryesuan investimet e huaja direkte për 6-mujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Bank...