Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas Bankës, në 6-mujorin e parë të vitit, dërgesat e emigrantëve arritën në 444 milionë euro, me një rritje prej 18% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Paratë që emigrantët sjellin te të afërmit kanë shënuar një rekord historik, të paktën që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat nga Banka e Shqipërisë.
Sipas Bankës, në 6-mujorin e parë të vitit, dërgesat e emigrantëve arritën në 444 milionë euro, me një rritje prej 18% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ky nivel është 5.3% më i lartë edhe se janar-qershori i 2019-s, që deri tani mbante rekordin me 424 milionë euro.
Pas atij viti, dërgesat filluan të binin vazhdimisht, duke reflektuar largimin gradual të emigrantëve nga vendi mëmë që zakonisht ndodh pas 15-20 viteve, teksa ata krijojnë familjet e tyre dhe i shkëpusin gradualisht lidhjet me vendin mëmë.
Por, që nga viti 2017, remitancat filluan sërish rritjen, në linjë me ciklin e ri të emigracionit (në vitin 2016 u shënua dhe një nivel rekord i kërkesave për azil në rreth 60 mijë).
Pas një reduktimi deri në 2020-n, i ndikuar dhe nga pandemia, 2022-shi shënoi një kulm të ri emigracioni, ku kërkesat për azil i kërkuan 30 mijë, pjesa më e madhe e të cilëve në Mbretërinë e Bashkuar.
Në kanalet e reja në vitet e fundit, krahas atyre tradicionale si Italia e Greqia ishin dhe Franca, Gjermania e Mbretëria e Bashkuar.
Burime nga operatorët vendas të transferimit të parave thanë se Gjermania dhe Anglia janë korridore të reja, në raport me tradicionalet, dhe kanë një ecuri më të mirë në trendin e dërgimit të parave tek të afërmit e tyre në Shqipëri.
Të dhënat e tjera të Eurostat tregojnë se popullsia shqiptare që jeton jashtë vendit sa vjen e po rritet, çka po mban në këmbë dhe remitancat.
Sipas Eurostat, në 2022 rreth 74 mijë shtetas shqiptarë (73,858) morën leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së. Në krahasim me një vit më parë, numri i lejeve është rritur me 34%.
Ndërkohë, kjo është shifra më e lartë e konstatuar që nga viti 2010, duke treguar qartë një tendencë të shtimit të personave që lënë vendin me synimin për të jetuar dhe punuar në një nga shtetet e Bashkimit Europon.
Që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat më të hershme të Eurostat, vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë gjithsej 832 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë.
Kjo shifër është gati sa një e treta e popullsisë që raportohet se jeton në Shqipëri (Censi që do e tregojë saktë numrin e personave që kanë mbetur në vend po zhvillohet këtë vit)./MONITOR
Teksa projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës bashkë me ndërtimin e një zgjatimi në Rinas pritet të ...
Treguesit e punësimit përgjithësisht u përmirësuan në tremujorin e dytë të vitit, si në drejtim të rritjes s...
Foto Ilustruese TIRANË- Arka e shtetit po përjeton një situatë të bollshme likuiditeti, teksa në fund të periudhës ...
foto ilustruese SHQIPËRI- Rreth 10.7% e forcës aktive për punë ishte e papunë në tremujorin e dytë 2023. Ky ësht&eu...
Paga reale mesatare në shkallë vendi u rrit me 11.8 për qind në 3 mujorin e dytë të vitit, por e shpërndarë sipas akti...
Gjysma e parë e këtij viti ka sjellë një nivel rekord të ardhurash nga shtetasit e huaj që kanë udhëtuar në Shqip...
Tenderët për shërbimin e dezinsektimit në zonat bregdetare në vend u kthyen në një mollë sherri këtë vit, du...
Qeveria shpenzon nga taksat tona rreth 785 euro në vit për nxënës për shërbimin e arsimor në ciklin 9-vjeçar. Kosto...
Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama kërkon rishikim e një sër&eu...
foto ilustruese Nëse keni një fëmijë që kthehet në shkollë, një gjë është e sigurt: kur bëhet f...