Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
FRANKFURT- Banka Qendrore Europiane i la të pandryshuara normat e interesit, pas uljes së tyre në qershor.
“Politika monetare po i mban kushtet e financimit të kufizuara. Në të njëjtën kohë, presionet e brendshme të çmimeve janë ende të forta, inflacioni i shërbimeve është i lartë dhe inflacioni total ka të ngjarë të qëndrojë mbi objektivin edhe vitin e ardhshëm”, tha në një deklaratë Këshilli Drejtues i BQE-së.
Vendimi – i cili mban normën bazë të interesit në 3.75% – pritej gjerësisht mes shqetësimeve të vazhdueshme mbi presionet inflacioniste, veçanërisht nga tregu i punës. Inflacioni total i Eurozonës u ul në 2.5% në qershor, nga 2.6% më parë, por inflacioni bazë – duke përjashtuar komponentët e paqëndrueshëm të energjisë dhe ushqimit – doli mbi parashikimet, duke arritur 2.9%.
Analistët presin që banka qendrore të ketë më shumë të dhëna për pagat, rritjen ekonomike dhe produktivitetin, përpara se të marrë vendimin për të lehtësuar më tej politikën monetare. Kur uli normën bazë në qershor, për herë të parë që nga viti 2019, BQE përmendi si faktorë kryesorë që ndikuan perspektivën e inflacionit, dinamikën e inflacionit bazë dhe forcën e ndikimit të politikës monetare.
Në deklaratën e mbledhjes së korrikut, Këshilli Drejtues tha se do të vazhdonte të monitoronte këto faktorë dhe se “nuk po angazhohej paraprakisht për një drejtim të caktuar për normat”.
Megjithatë, vlerësimet e tregut sugjerojnë pritshmëri të qëndrueshme edhe për dy ulje të tjera me 25 pikë bazë këtë vit, në shtator dhe dhjetor. /Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore në tregun financiar pësuan rënie të m&...
Foto ilustruese TIRANA- Eksportet kanë vijuar me ecurinë negative edhe gjatë muajit qershor, të ndikuara nga rezultatet e dobëta t...
Foto ilustruese TIRANA- Matja e inflacionit sipas metodologjisë së Eurostat nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në m...
Foto ilustruese TIRANË- Yield-et e bonove të thesarit pësuan sërish një rënie në ankandin e kësaj jave, duke zbritu...
foto ilustruese TIRANË- Qeveria mori vlerësim të dobët në menaxhimin e investimeve publike buxhetore konform plani...
Denis Derralla TIRANA- Denis Derralla, Drejtor i Mbikëqyrjes në BSH, ka thënë se Banka e Shqipërisë nuk ...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria ende vazhdon të ketë një ndër nivelet më të larta të raportit të krediv...
Foto ilustruese TIRANA- Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një deklaratë të fundit ka pohuar se ekonomia pritet të ruaj...
Foto ilustruese TIRANË- Fitimet e tregut të sigurimeve arritën një rekord të ri për vitin 2023. Sipas të dhënave ng...
foto ilustruese TIRANË- Banka e Shqipërisë ka vendosur të aplikojë për herë të parë një shtesë kund&...