Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Zakonisht, ndryshimi i normës bazë ndiqet nga një lëvizje në të njëjtin kah të yield-it të bonove të thesarit. Në fakt, ulja e yield-eve rezultoi e vogël (nga 3.28% në 3.19%), por sidoqoftë yield-et ishin që më parë mjaft të ulëta, shumë afër nivelit të normës bazë të interesit.
TIRANË- Yield-et e bonove të thesarit pësuan sërish një rënie në ankandin e kësaj jave, duke zbritur në nivelin 3.19%. Ky është niveli më i ulët i regjistruar në nëntë muajt e fundit. Ankandi i kësaj jave ishte i pari pas uljes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, më datë 3 korrik.
Zakonisht, ndryshimi i normës bazë ndiqet nga një lëvizje në të njëjtin kah të yield-it të bonove të thesarit. Në fakt, ulja e yield-eve rezultoi e vogël (nga 3.28% në 3.19%), por sidoqoftë yield-et ishin që më parë mjaft të ulëta, shumë afër nivelit të normës bazë të interesit. Në ankandin e ditës së martë pati një rënie të kërkesës në raport me ankandet e mëparshme dhe shuma e ofruar nga Ministria e Financave nuk u plotësua.
Nga 9.5 miliard lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim, në ankand u paraqitën gjithsej kërkesa në vlerën e 9.18 miliard lekë, që u pranuan të gjitha. Shuma e rezervuar për Bankën e Shqipërisë ishte sërish mjaft e lartë, me rreth 2.95 miliard lekë ose sa 31% e gjithë shumës së shpallur për financim nga Ministria e Financave.
Në fillim të këtij muaji, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit nga 3.25% në 3%. Kjo ishte lëvizja e parë në ulje e normës bazë, pas një cikli rritjesh të njëpasnjëshme mes marsit 2022 dhe nëntorit 2023.
Rënia e ndjeshme e inflacionit në muajt e parë të këtij viti e ka bindur Bankën e Shqipërisë për t’iu kthyer kahut lehtësues të politikës monetare. Sipas të dhënave të INSTAT, inflacioni në muajin qershor ishte 2.1%, duke qëndruar për të pestin muaj radhazi poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë. Në këtë mënyrë, Banka e Shqipërisë ka vendosur të ndjekë linjën e Bankës Qendrore Europiane, që e pati ndërmarrë një lëvizje të tillë në muajin qershor.
Qysh më herët, banka qendrore kishte ndërmarrë të tjera lëvizje në kahun stimulues, duke ndërhyrë në kursin e këmbimit për të frenuar rënien e kursit të këmbimit të euros poshtë vlerës së 100 lekëve.
Ulja e normave të interesit vjen në një kohë kur kreditimi po rritet me ritme të shpejta. Në fund të muajit maj, portofoli i kredisë për ekonominë arriti vlerën e 783 miliard lekëve, me një rritje prej 12 miliard lekësh krahasuar me muajin prill. Me bazë vjetore, rritja e kredisë ka kërcyer në nivelin 9.9% krahasuar të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Për të frenuar rritjen e shpejtë të kredisë dhe në veçanti asaj në segmentin e pasurive të paluajtshme, në fund të muajit qershor banka e Shqipërisë vendosi të aplikojë për herë të parë një shtesë kundërciklike të kapitalit për sektorin bankar. Por, nga ana tjetër, ulja e normave të interesit dhe yield-eve e bën më të lirë edhe kredinë për sektorin privat, duke krijuar stimuj për rritje të mëtejshme të kreditimit./ Monitor
foto ilustruese TIRANË- Qeveria mori vlerësim të dobët në menaxhimin e investimeve publike buxhetore konform plani...
Denis Derralla TIRANA- Denis Derralla, Drejtor i Mbikëqyrjes në BSH, ka thënë se Banka e Shqipërisë nuk ...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria ende vazhdon të ketë një ndër nivelet më të larta të raportit të krediv...
Foto ilustruese TIRANA- Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një deklaratë të fundit ka pohuar se ekonomia pritet të ruaj...
Foto ilustruese TIRANË- Fitimet e tregut të sigurimeve arritën një rekord të ri për vitin 2023. Sipas të dhënave ng...
foto ilustruese TIRANË- Banka e Shqipërisë ka vendosur të aplikojë për herë të parë një shtesë kund&...
foto ilustruese TIRANË- Pushimet në Jug këtë vit janë më të shtrenjta se asnjëherë. Vlora, Saranda dhe zonat p...
Foto ilustruese TIRANA- Energjia diellore duket se po rrit ndjeshëm peshën e saj në totalin e kapaciteteve të prodhimit në vend. T...
Takimi TIRANA- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi takimin përmbyllës me misionin e Fondit Monetar Nd&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA) propozon ...