LIVE UPDATES
Ekonomi

Banka e Shqipërisë: Sfidat për sektorin bankar dhe financiar janë në rritje

Sipas Deklaratës së Bankës së Shqipërisë, në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2024 veprimtaria e sektorit u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme.

28 Prill 2025, 07:11 Nga M.B
Banka e Shqipërisë: Sfidat për sektorin bankar dhe financiar
Banka e Shqipërisë

TIRANA- Deklarata e Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e dytë 2024 vlerëson se ecuria e sektorit financiar ishte pozitive, por ndërkohë sfidat për të ardhmen vlerësohen në rritje. Sipas Deklaratës së Bankës së Shqipërisë, në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2024 veprimtaria e sektorit u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme.

Depozitat dhe kreditë u zgjeruan pavarësisht efektit pakësues të mbiçmimit të kursit të këmbimit, kapitalizimi i veprimtarisë mbeti në nivele të mira, ndërsa fitimi u përmirësua në mënyrë të ndjeshme. Sipas bankës së Shqipërisë, rreziqet e veprimtarisë vlerësohen në nivele të kontrolluara dhe, në tërësi, sektori bankar është i qëndrueshëm ndaj tyre.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë shprehet se sfidat për veprimtarinë bankare dhe financiare vlerësohen në rritje, ndaj performanca më e mirë financiare duhet të përdoret nga bankat për të përmirësuar infrastrukturën e administrimit të rreziqeve.

Në tërësi, ekonomia shqiptare dhe sistemi financiar në vend kanë treguar një qëndrueshmëri të mirë. Zhvillimet ekonomike kanë qenë të qëndrueshme, dhe treguesit makroekonomikë mbeten në nivele mjaft të mira. Këto zhvillime konfirmohen edhe nga treguesit e Hartës së Stabilitetit, e cila reflekton rreziqe më të ulëta dhe relativisht të kontrolluara në treguesit që lidhen me familjet, bizneset dhe qeverinë.

Ndonëse zhvillimet e brendshme ekonomike shfaqen pozitive, pasiguria nga zhvillimet ndërkombëtare është rritur. Mbetet për t’u vlerësuar shkalla e ashpërsimit të tensioneve tregtare dhe ecuria e konflikteve ushtarake në Evropë dhe më gjerë, por Banka e Shqipërisë mendon se ndikimi i tyre në ecurinë ekonomike të kontinentit mund të jetë më i lartë se më parë. Nëse ato shoqërohen me rritje të presioneve inflacioniste, rënie të të ardhurave dhe rënie të konsumit në ekonominë evropiane, kjo ka mundësi të reflektohet edhe në ekonominë e Shqipërisë.

Drejtimi kryesor mund të jetë në formën e rënies së konsumit të jorezidentëve në ekonominë shqiptare, i shfaqur në format e rënies së dërgesave të emigrantëve dhe të investimeve të huaja direkte, apo edhe rënies së eksportit të shërbimeve.

Në vrojtimin periodik që kryhet me bankat, ky faktor është evidentuar prej tyre si burimi kryesor i rrezikut, i ndjekur prej ndjeshmërisë nga sulmet potenciale kibernetike. Si edhe më parë, Banka e Shqipërisë vlerëson se sektori bankar duhet të ruajë një monitorim të kujdesshëm për ekspozimet e tij në tregun e pasurive të paluajtshme, për hendeqet në afatet e maturimit mes aktiveve dhe pasiveve, dhe për ndikimet nga lëvizjet në normën e interesit.

Rritja e kredisë shfaqet e shpejtë dhe, ndonëse standardet e kreditimit mbeten aktualisht të mira, ekziston mundësia që ato të dobësohen në kushtet e konkurrencës mes bankave. Për vendosjen e stimujve më të drejtë në ecurinë e kredisë, në zbatim të politikës makroprudenciale, në muajin dhjetor 2024, Banka e Shqipërisë rriti kërkesën për shtesën makroprudenciale kundërciklike të kapitalit, në nivelin 0.5%./ Monitor

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë