Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Inflacioni bazë është i lidhur në një shkallë më të madhe me presionet e brendshme inflacioniste, që pas vitit 2022 janë ndikuar shumë prej rritjes së kostos së punës të bizneseve.
TIRANË- Jo vetëm inflacioni tërësor, por edhe përbërësi i tij bazë u rrit në muajin mars. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë u rrit në 2.5%, nga 2.33% që kishte qenë për shkurtin. Inflacioni bazë ngelet gjithashtu në rënie me bazë vjetore. Pas kishte rënë për dy muajt e parë të vitit, inflacioni bazë iu kthye rritjes, por megjithatë ngelet ende në rënie me bazë vjetore. Në mars të vitit të kaluar, ky tregues kishte qenë në nivelin 2.73%.
Inflacioni bazë llogaritet nga Banka e Shqipërisë për një grup mallrash dhe shërbimesh që zënë 69% të peshës në shportën e përgjithshme të Indeksit të Çmimeve të Konsumit. Ai përjashton kryesisht ato produkte që kanë luhatshmëri të lartë, produktet ushqimore dhe ato energjetike dhe ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër.
Inflacioni bazë është i lidhur në një shkallë më të madhe me presionet e brendshme inflacioniste, që pas vitit 2022 janë ndikuar shumë prej rritjes së kostos së punës të bizneseve. Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë neto për marsin u rrit në 2.26%, nga 2.09% që kishte qenë për shkurtin. Sidoqoftë, edhe inflacioni bazë neto është në rënie vjetore krahasuar me nivelin 3.1% të një viti më parë.
Inflacioni bazë neto përjashton më tej nga inflacioni edhe nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi 44.6% të shoqërisë së IÇK-së.
Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike për muajin mars ishte në nivele lejtësisht më të ulëta në raport me inflacionin bazë neto, me 2.17%, nga 2.08% që ishte për shkurtin dhe 3.05% që kishte qenë në muajin mars të vitit të kaluar.
Sipas INSTAT, inflacioni total në ekonomi, i matur për të gjithë shportën e mallrave dhe shërbimeve të konsumit, iu kthye rritjes në muajin mars, në 2.1%, nga 1.9% që kishte qenë për muajin shkurt.
Duket se rritja e inflacionit në ekonomi reflekton kryesisht rritjen e përbërësit të tij bazë. Një rritje graduale e inflacionit gjatë këtij viti do të ishte në përputhje me skenarin bazë të Bankës së Shqipërisë. Pritshmëria për rritje mbështetet në normat e ulëta të interesit dhe kreditimin e shpejtë të ekonomisë, stabilizimin e kursit të këmbimit të lekut dhe zbutjen e efektit rënës të inflacionit të importuar./ Monitor
foto ilustruese TIRANË- Fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri vitin e kaluar arritën në më shumë se 1.1 ...
Foto TIRANË- Falsifikimi i Lekut pësoi rënie gjatë vitit kaluar. Banka e Shqipërisë raporton se koeficienti i kartëmoned...
Foto ilustruese TIRANË- Vitin e kaluar Tatimet arkëtuan rreth 82 miliardë lekë TVSH bruto (pa rimbursimin) me rritje vjetore gati 20 p&...
Foto ilustruese TIRANA- Shqipëria është vendi më pak i industrializuar në Rajon dhe gjithashtu gjatë 2010-2022 ka përjet...
foto ilustruese TIRANË- Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan një rënie të lehtë vitin e kaluar, por duke qëndr...
foto ilustruese TIRANË- Fondi Monetare Ndërkombëtar vlerëson se një dobësim i euros dhe forcimi i monedhës vendase, leku...
Foto ilustruese TIRANË- Ndryshimi i çmimeve në vendin tonë i matur me metodologjinë e Eurostat po referon një vlerë m&...
FMN TIRANË- Sektori bankar shqiptar ka shfaqur përmirësime të dukshme gjatë dekadës së fundit, duke u mbështetur n&...
Foto ilustruese TIRANA- Audituesi ligjor dhe konsulenti tatimor Julian Saraçi tha se regjistrimet në QKB dhe deklarimet tatimore në sistem...
Foto ilustruese TIRANA- Sistemi aktual i taksave vendore kërkon një reformë të thellë në strukturë, varësi instituc...