LIVE UPDATES
Ekonomi

AMF: Sfidë në vitin 2023, ruajtja e stabilitetit të tregjeve përballë efekteve të inflacionit

AMF bën të ditur se ka monitoruar situatën nëpërmjet një raportimi me frekuencë të shtuar të treguesve kryesorë dhe në veçanti, të treguesve të likuiditetit, në mënyrë që të sigurohet zbatimi i bazës ligjore e rregullatore për plotësimin e kërkesave për shlyerje të investitorëve.

15 Janar 2023, 08:18 Nga I.A
AMF: Sfidë në vitin 2023, ruajtja e stabilitetit të tregjeve
AMF

TIRANË- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) vlerëson se tregjet financiare nën mbikëqyrjen e këtij institucioni u paraqitën të qëndrueshëm gjatë vitit 2022, me gjithë pasigurinë që shkaktoi në mjedisin ekonomik, inflacioni i lartë.

Në një prononcim për revistën “Monitor”, ky institucion shprehet se efektet më të dukshme u shfaqën në aktivitetin e fondeve të investimit, kryesisht për shkak të rritjes së normave të interesit të titujve.

AMF bën të ditur se ka monitoruar situatën nëpërmjet një raportimi me frekuencë të shtuar të treguesve kryesorë dhe në veçanti, të treguesve të likuiditetit, në mënyrë që të sigurohet zbatimi i bazës ligjore e rregullatore për plotësimin e kërkesave për shlyerje të investitorëve.

Sipas AMF, efektet e inflacionit dhe rritjes së normave të interesit pritet të jenë të pranishme edhe gjatë vitit 2023, ndaj sfida kryesore për këto tregje do të jetë sigurimi i qëndrueshmërisë së tyre, por edhe mbështetja e zhvillimit të tyre të mëtejshëm.

Në veçanti, AMF synon të thellojë më tej procesin e dixhitalizimit, duke modernizuar sistemet e raportimit dhe analizave financiare, si dhe të avancojë drejt mbikëqyrjes së plotë me bazë risku për të gjitha tregjet.

Si e vlerësoni ecurinë e përgjithshme të tregjeve financiare nën mbikëqyrjen tuaj gjatë vitit 2022?

Në tërësi, në vitin 2022, edhe pse një vit i shoqëruar me pasiguri e luhatje, tregjet nën mbikëqyrjen e Autoritetit paraqiten të qëndrueshëm sa u përket treguesve kryesorë të shëndetit financiar.

Tregu i sigurimeve, edhe pse i ndodhur nën efektet e goditjeve të njëpasnjëshme, siç ishte tërmeti, pandemia dhe situata e fundit me rritje të inflacionit, treguesit kryesorë financiarë kanë shënuar përmirësime të mëtejshme.

Referuar të dhënave, konstatohet rritje e të ardhurave nga primet e shkruara bruto, si dhe rritje e dëmeve të paguara, si në numër, ashtu edhe në vlerë. Gjithashtu, ka pasur rritje të aktiveve në nivel tregu, si dhe përmirësim të treguesit të mjaftueshmërisë së kapitalit për Jo-Jetën, në nivelin 189%, nga 184% që ishte në fundvitin 2021.

Ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm ka dhënë ndikim të konsiderueshëm në treg.

Problematika e Fondit të Kompensimit ka ardhur drejt eliminimit. Rezulton se nga hyrja në fuqi e ligjit të ri më 1 korrik 2021, 87% e aksidenteve të shkaktuara nga mjetet e pasiguruara ose të paidentifikuara (raste të trajtuara më herët nga Byroja e Sigurimeve si Fond Kompensimi) janë trajtuar dhe paguar me procedura të përshpejtuara drejtpërdrejt nga shoqëritë e sigurimit.

Numri i dëmeve pezull në 9-mujorin e vitit 2022 është ulur me rreth 24.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo ka ardhur edhe si rezultat i rekomandimeve të lëna gjatë inspektimeve tematike të Autoritetit, me fokus dëmet.

Komisionet e ndërmjetësimit janë ulur në një mesatare tregu prej 17.5%, nga mbi 27% që ishin përpara hyrjes në fuqi të rregullores së AMF-së në janar 2022.

Raporti Europian i Aksidenteve është përdorur në rreth 20% të rasteve për dëmet e raportuara në 9 muajt e parë të vitit 2022. Kjo praktikë lehtëson drejtuesit e mjeteve nga detyrimi i procesverbalit policor në rastet e dëmeve të vogla, me vlerë deri në 30.000 lekë.

Sa u përket fondeve të investimit, cikli i shpejtë i rritjes së normave të interesit ka dhënë ndikim në këto fonde, si dhe ka ndikuar në sjelljen e investitorëve.

Konstatohet një ndryshim i sjelljes së investitorëve, duke u orientuar drejt blerjes direkte nga individët të titujve të Qeverisë, ku gjatë 9-mujorit të vitit 2022 ka pasur rritje me 138% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Tregu i fondeve private të pensioneve ka vijuar rritjen edhe gjatë vitit 2022, si në vlerë të aseteve neto, ashtu edhe sa i përket numrit të anëtarëve. Projektligji i ri “Për fondet e pensionit privat”, i miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave dhe aktualisht në procedura parlamentare, realizon një përafrim me Direktivën Europiane IORP II, si dhe synon të nxisë zhvillimin e mëtejshëm të këtij tregu.

Disa nga objektivat kryesore që synohet të arrihen me këtë projektligji janë mbrojtja e interesave të anëtarëve të fondit të pensionit, nëpërmjet vendosjes së standardeve të larta për mirinformim dhe transparencë, nxitja e pjesëmarrjes në skemë nëpërmjet përfshirjes automatike të të gjithë punëmarrësve nga punëdhënësit, krijimi i lehtësive fiskale, forcimi i kuadrit mbikëqyrës e rregullator, si dhe rritja e profesionalizmit në administrimin e fondeve, nëpërmjet kërkesave të shtuara për qeverisjen e shoqërisë administrative dhe përshtatshmërinë e personelit kyç.

Sa i përket tregut të kapitaleve, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare edhe në vitin 2022 ka mbështetur krijimin e të gjitha kushteve paraprake që përbëjnë domosdoshmëri për zhvillimin e këtij tregu. Seti i fundit i projektrregulloreve, në zbatim të ligjit të ri “Për tregjet e kapitalit”, të hartuara me asistencën e konsulentëve të huaj, është në fazë miratimi.

Tregu i kapitaleve ka shumë hapësirë për emetues të rinj në anën e ofertës. Tendenca në rritje e obligacioneve të emetuara me ofertë private nga subjektet që operojnë në Shqipëri (kryesisht banka) tregon qartë potencialin që ekziston nga ana e ofertës për emetim edhe nëpërmjet ofertës publike.

Tregu i obligacioneve me ofertë private numëron 7 emetues (kryesisht Banka) dhe ka pasur prirje në rritje edhe në vitin 2022, duke arritur në afro 13 miliardë lekë, me rritje dyshifrore krahasuar me periudhat paraardhëse.

Ekonomia shqiptare gjatë 2022 është përballur me inflacionin më të lartë në më shumë se dy dekada. Çfarë efektesh ka dhënë inflacioni i lartë dhe rritja e normave të interesit në tregjet financiare jobankare?

Efektet e inflacionit të lartë kanë qenë të kufizuara në tregun e sigurimeve dhe atë të fondeve të pensioneve private, por rritja e normave të interesit të titujve ka sjellë ndikim në tregun e fondeve të investimit.

Duke marrë në konsideratë presionin e vazhdueshëm të rritjes së inflacionit, bankat qendrore po normalizojnë ndjeshëm qëndrimin e tyre të politikës monetare, si dhe kanë shtrënguar kushtet financiare që nga fillimi i vitit 2022.

Kjo situatë është shoqëruar me rritjen e kërkesave për shlyerje nga fondet e investimeve, veçanërisht nga fondet, të cilat investojnë kryesisht në obligacione.

E njëjta situatë është shfaqur edhe në tregun shqiptar, ku rritja e normave të interesit të titujve ka zhvlerësuar portofolat e fondeve të investimit të licencuara në Republikën e Shqipërisë, të cilat investojnë kryesisht në tregun e titujve të Qeverisë Shqiptare dhe në tregje ndërkombëtare, duke sjellë performancë negative të tyre.

Kjo ka ndikuar në sjelljen e investitorëve, duke shkaktuar kërkesa për shlyerje të kuotave veçanërisht në 3-mujorin e tretë të vitit 2022.

Në anën tjetër, blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve u rritën me 138% në 9-mujorin e vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një spostim të investitorëve drejt investimeve direkte në letra me vlerë të Qeverisë.

Rritja e normave të interesit ka sjellë efekte të dukshme negative veçanërisht në performancën e fondeve të investimit. Si është përballur tregu me këtë goditje dhe a shihni rreziqe se kjo periudhë mund të lëkundë besimin e investitorëve në këto fonde?

Fondet e investimit me ofertë publike, me pjesëmarrje të hapur të licencuar në Republikën e Shqipërisë, u japin mundësinë investitorëve që të shesin kuotat e tyre në çdo kohë, gjë e cila kërkon që fondet të kenë një nivel të përshtatshëm likuiditeti, në mënyrë që të plotësojnë kërkesat për shlyerje nga investitorët.

Investimet e këtij tregu në tituj të Republikës së Shqipërisë konsiderohen aktive jolikuide, të cilat shfaqin luhatshmëri të lartë kthimi, veçanërisht në periudha stresi të tregut.

Efektet negative që investimet e fondeve mund të japin në çmimin e kuotës shtyjnë investitorët të shesin kuotat e tyre, duke detyruar fondet të shesin aktivet që kanë në portofol për të krijuar likuiditet.

Kjo është dhe arsyeja pse për këto fonde kërkohen politika të përshtatshme në administrimin e likuiditetit. Përballë kërkesave në rritje për shlyerje të kuotave, rritet nevoja për shitjen e aktiveve, gjë që ndikon në rënien e çmimeve të aktiveve jolikuide dhe rrjedhimisht, të çmimeve të kuotave të këtyre fondeve.

Duke qenë se, vlerësimi i titujve të qeverisë, të cilat fondet i mbajnë në portofol, bëhet sipas “mark to model”, për të pasur një vlerësim sa më të afërt me vlerën e tregut, ndryshimi në normat e interesit të titujve të qeverisë ndikon në drejtim të kundërt në vlerën e portofolit të fondit.

Për të menaxhuar rritjen e flukseve negative, në tregun e fondeve të investimit janë marrë masa nëpërmjet uljes së treguesit që mat sensitivitetin e lëvizjes së çmimeve nga ndryshimi i normave të interesit të portofolit të fondeve, rritjes së aktiveve likuide nëpërmjet administrimit të maturimit të titujve në portofolin e fondeve, si dhe shitjes së titujve me luhatshmëri të lartë.

Gjithashtu, shoqëritë administruese, gjatë kësaj periudhe kanë rritur komunikimin me investitorët, nëpërmjet agjentëve të shitjeve, duke iu vënë në dispozicion investitorëve të gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me faktorët me ndikim në situatën e krijuar.

Autoriteti ka monitoruar situatën përmes një raportimi me frekuencë të shtuar të treguesve kryesorë dhe në veçanti, të treguesve të likuiditetit, në mënyrë që të sigurohet zbatimi i bazës ligjore e rregullatore në plotësimin e kërkesave për shlyerje të investitorëve.

As viti 2022 nuk solli risi konkrete në drejtim të zhvillimit të tregut të kapitalit në vend. A keni vërejtur sinjale interesi nga tregu gjatë këtij viti dhe cilat janë pritshmëritë tuaja lidhur me të ardhmen e Bursës?

Viti 2022 shënoi zhvillime të rëndësishme sa i përket plotësimit të mëtejshëm të kuadrit rregullator, në zbatim të ligjit të ri për tregjet e kapitalit, si dhe infrastrukturës së tregut, e cila tashmë është e kompletuar.

Gjatë këtij viti, dy subjekte (banka) zgjeruan për herë të parë licencën e tyre, për të kryer edhe funksionin e nënshkrimit të instrumenteve financiare (Underwriter), funksion i domosdoshëm për realizimin e procesit të emetimit, nëpërmjet ofertës publike.

Duke marrë shkas nga këto zhvillime pozitive, në drejtim të ngritjes së infrastrukturës së plotë për një treg kapitalesh mirëfunksionues dhe të mirërregulluar, vihet re rritje e interesit nga subjekte të tregut, për të emetuar obligacione me ofertë publike dhe për tregtimin e tyre në Bursë.

Në anën tjetër, tregu i obligacioneve me ofertë private, me 7 emetues aktualisht, kryesisht Banka, ka pasur prirje në rritje edhe në vitin 2022, duke arritur vlerën rreth 13 miliardë lekë, me rritje dyshifrore krahasuar me periudhat paraardhëse.

Por, zhvillimi i tregut të kapitaleve kërkon angazhimin e shumë pjesëmarrësve apo institucioneve me rol kyç në këtë treg. Autoriteti, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ka finalizuar hartimin e një dokumenti strategjik për zhvillimin e tregut të kapitaleve.

Nxitja dhe përputhshmëria e kërkesës nga investitorët për të investuar në tregjet e kapitalit me ofertën nga kompanitë emetuese, për të ofruar instrumente financiare të reja dhe tërheqëse, përbëjnë domosdoshmëri në reformimin e tregut shqiptar të kapitaleve.

Shqipëria është ndër vendet e pakta që po ndërton një kuadër ligjor për rregullimin e kriptovalutave. A ka pasur deri tani interes nga investitorët për të operuar në këtë treg dhe a besoni që, zhvillimet negative në tregjet e kriptovalutave në muajt e fundit, mund t’i zbehin potencialet e zhvillimit të këtij segmenti të tregut financiar në Shqipëri?

Një sërë vendesh kanë ndërmarrë masa për rregullimin e tregjeve financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë.

Bashkimi Europian ka miratuar rregulloren “Për Tregjet e Kriptoaseteve”, e cila parashikon kërkesa të rrepta prudenciale për ofruesit e shërbimeve të lidhura me kriptoasetet, masa për mbrojtjen e konsumatorit, parandalimin e pastrimit të parave dhe qëndrueshmërinë e sistemeve.

Rregullorja “Për Tregjet e Kriptoaseteve” pritet të hyjë në fuqi gjatë vitit 2023, çka do të thotë se të 27 vendet e anëtare të BE-së do të duhet ta implementojnë atë brenda një kohe të shkurtër.

Kuadri ligjor për ekosistemin e kriptomonedhave e vë theksin te mbrojtja e investitorit, qëndrueshmëria e sistemeve dhe përshtatshmëria e ofruesve të shërbimeve të lidhura me kriptomonedhat, filtrimi i shoqërive që operojnë në këto tregje dhe vendosja e një standardi më të lartë dhe të sigurt shërbimesh për investitorët potencialë.

Aktualisht, pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nuk ka mbërritur asnjë kërkesë për licencim në përputhje me ligjin 66/2020.

Vitin e ardhshëm parashikohet ngadalësim i mëtejshëm i rritjes ekonomike dhe vijim i normalizimit të normave të interesit. Si prisni të reflektohen këto zhvillime në ecurinë e tregjeve financiare dhe cilat do të jenë sfidat kryesore për këto tregje?

Efektet e inflacionit dhe normat e interesit pritet të jenë të pranishme edhe në vitin 2023 dhe në këtë kuadër, Autoriteti do të vijojë monitorimin e kujdesshëm të tregjeve, në funksion të respektimit të kërkesave rregullatore të subjekteve nën mbikëqyrje.

Sfidë kryesore për këto tregje është sigurimi i qëndrueshmërisë së tyre, edhe në funksion të garantimit të stabilitetit financiar, si dhe mbështetja e zhvillimit të tyre të mëtejshëm.

Për vitin në vazhdim, Autoriteti do të angazhohet në përfundimin e procesit të vlerësimit të përputhshmërisë së Parimeve Themelore në Sigurime (ICP), i cili po realizohet nga një ekip i specializuar i Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve në Sigurime (IAIS).

AMF do të vijojë me procesin e përafrimit ligjor e rregullator me Direktivat Europiane, edhe në kuadër të negociatave për kapitullin 9, ku është institucion drejtues i kapitullit.

Autoriteti synon të thellojë më tej procesin e dixhitalizimit, duke modernizuar sistemet e raportimit dhe analizave financiare, si dhe të avancojë drejt mbikëqyrjes së plotë me bazë risku për të gjitha tregjet.

Marrë nga Monitor.al

amf

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!