LIVE UPDATES
Ekonomi

Energjia/ Shqipëria në 2023 prodhoi 11% më shumë sesa konsumoi

I ngarkuar me detyrën e sigurimit të energjisë përmes prodhimit por edhe blerjes në treg të lirë KESH gjatë vitit 2023 bleu të paktën 561 mijë Mwh.

16 Shkurt 2024, 16:09 Nga N.Maho
Energjia/ Shqipëria në 2023 prodhoi 11% më shumë sesa
Foto ilustruese

TIRANA- Viti 2023 mund të cilësohet si një vit i mirë hidrik ku prodhimi neto vendas arriti rreth 8.8 milionë MWh energji thuajse 11 për qind më shumë sesa konsumi i energjisë. Mbi 58 për qind e këtij prodhimi u sigurua nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare(KESH). I ngarkuar me detyrën e sigurimit të energjisë përmes prodhimit por edhe blerjes në treg të lirë KESH gjatë vitit 2023 bleu të paktën 561 mijë Mwh. Në total sasia e prodhimit dhe blerjes që KESH i kaloi Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) ishte sa rreth 50 për qind e konsumit total në vend. Diferencën e nevojshme të konsumit në vend Furnizuesi i Tregut të Lirë(pjesë e OSHEE Group)  e siguroi nga disa segmente ku së pari nga Selita, më pas një pjesë nga prodhuesit me përparësi të energjisë të lidhura në rrjetin e OSSH, një pjesë tjetër nga prodhuesit me përparësi në rrjetin e OST, një sasi nga Ashta dhe në fund edhe nga tregu i lirë. Në total FTL ka blerë 3.17 milionë MWh energji ku më pak se gjysma ka shkuar për të mbuluar humbjet në rrjet. Gjatë vitit të shkuar zunë vend edhe disa procedura shkëmbimi të energjisë apo depozitimi me Kosovën ku sipas të dhënave të raportuara nga kompanitë KESH ka dhënë ndaj KEK 1.79 milionë MWh energji.

Prodhuesit e pavarur të energjisë që janë investime të mëdha në HEC-e mbi 15 MW me kontrata koncesionare që parashikojnë shitjen e energjisë në tregun e lirë gjatë vitit të shkuar kanë prodhuar 1.2 milionë MWh energji apo sa 13.7 për qind e prodhimit neto vendas. Bëhet fjalë për HEC-et e ndërtuara nga Devoll HydropoWer, Ayen Enerji, HEC-et e Kurum të cilat bleu dikur nga qeveria shqiptare. Viti 2023 përgjithësisht ishte një vit më i relaksuar sa i takon krizës së energjisë ku çmimet pësuan ulje të ndjeshme në raport me vitin 2022. Kjo situatë bëri që qeveria në fund të vitit të shkuar të përfundonte edhe gjendjen e emergjencës të cilën e vendosi në nisje të krizës në nëntor 2021. Prodhimi i energjisë në vend vijon të mbetet i fokusuar tek hidro duke e bërë vendin të cenueshëm në vitet jo të mira hidrike. Kriza që nisi në vitin 2021 i dha një nxitje projekteve në energjinë diellore por ende arritja e një shkalle diversifikimi që jep garanton siguri energjetike mbetet larg./ Monitor

energjia elektrike

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale