LIVE UPDATES
Ekonomi

2015-2022, koncesioni i skanimit mori mbi 100 mln euro, zbuloi vetëm 136 mijë euro shkelje

Por tani kur kanë kaluar më shumë se 7 vite nga zbatimi i kontratës shihet se kompania koncesionare ka përfituar rreth 105 milionë euro pagesa nga buxheti, teksa nga krahu tjetër shkeljet e zbuluara janë vetëm 136 mijë euro ose 0.1% e vlerës së kontratës.

7 Nëntor 2023, 07:13 Nga A.B

2015-2022, koncesioni i skanimit mori mbi 100 mln euro, zbuloi vetëm 136

Nga viti 2015 deri më 2022, bizneset dhe buxheti i shtetit kanë paguar një faturë të lartë për koncesionin e skanimit në dogana, ku ndër funksionet më të rëndësishme ishte zbulimi i kontrabandës.

Por tani kur kanë kaluar më shumë se 7 vite nga zbatimi i kontratës shihet se kompania koncesionare ka përfituar rreth 105 milionë euro pagesa nga buxheti, teksa nga krahu tjetër shkeljet e zbuluara janë vetëm 136 mijë euro ose 0.1% e vlerës së kontratës.

Në një auditim të posaçëm për eficencën e koncesionit të skanimit që menaxhohet S2 Albania, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) gjeti se nga viti 2015 deri në fund të vitit 2022 buxheti i shtetit ka evidentuar se vlera e shkeljeve të zbuluara nga skanimi (shiko tabelat e mëposhtme) janë vetëm 14 milionë lekë ose 136 mijë euro.

Të dhënat e tjera nga Ministria e Financave, të përpunuara nga Monitor dhe të përmendura dhe në raportin e KLSH_së bëjnë të ditur se buxheti i shtetit e ka paguar koncesionarin për periudhën 2015-2022 me 11 miliardë lekë, apo rreth 105 milionë euro. (shiko grafikun në fund).

Kontrata Koncesionare “Financimi, ngritja dhe operimi i shërbimit të skanimit të kontejnerëve e automjeteve të tjera ne RSH” është një projekt koncesionar fillimisht i miratuar me vetëfinancim dhe më vonë i ristrukturuar me mbështetje buxhetore është realizuar nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë në cilësinë e Autoritetit Kontraktues dhe shoqërisë koncesionare me një kohëzgjatje prej 15 vitesh.

Objekti i këtij projekti është shmangia e nën raportimeve të deklaratave doganore për efekt të keq klasifikimeve të kodeve, të mallrave, për marrjen e detyrimeve doganore ekzaktësisht për produkte që zhdoganohen, por gjithashtu përforcimin e sigurisë kombëtare, sigurimin e kufijve nga parandalimi i kontrabandës, kryesisht të produkteve të akcizës, të lëndëve narkotike, të produkteve të dëmshme, të armëve, të municioneve, etj, vë në dukje KLSH.

Kjo kontratë koncesioni është miratuar fillimisht në prill 2013, dhe është ndryshuar më pas me ligji në shtator 2015 për shkak të kundërshtimeve nga bizneset lidhur me tarifat e aplikuara të skanimit për deklaratat doganore, ku fillimisht ishin përcaktuar në 39 Euro dhe pas rishikimit të termave kontraktual, tarifa e skanimit është përcaktuar në 5 Euro për deklaratat doganore nën 000 Euro dhe 22 Euro për deklaratat doganore mbi 1000 Euro.

Ballafaqimi i të dhënave nga Kontrolli i Lartë i shtetit tregon se koncesioni i skanimit nuk rezultoi efektiv sa i për objektivit primar të tij, zbulimin e kontrabandës dhe për rrjedhojë edhe rritjen e arkëtimeve nga dogana në buxhetin e shtetit.

Përveç pagesave direkte, kostot e koncesionit të skanimit janë edhe më të larta, pasi qeveria paguan koordinatorë, menaxherë dhe auditues në emër të shtetit për të monitoruar kontratën, detyra që nuk janë përmbushur sipas KLSH-së.

Koncesioni i skanimit për të 15 vitet llogarit të ardhurat mbi 260 milionë euro.

Në përfundim të vitit të 15 të kësaj kontrate, autoriteti kontraktor do t’i kalohet në pronësi sistemi i skanerëve si dhe të tjera pajisje dhe software qe lidhen me shërbimin e skanimit te kontejnerëve te vendosura.

KLSH vëren se, raportet e shoqërisë koncesionare dhe DPD nuk paraqesin informacion mbi “gjetjet e skanerit”.

“Nuk janë kryer raporte përmbledhëse nga degët doganore të pajisura me skaner për vlerësimin e efektshmërisë së vazhdueshme të funksionit të analizës së imazheve të “R. S.”, përfshirë numrin e skanimeve te kryera për çdo vendndodhje skaneri; origjinën e kërkesës referuese, p.sh: profili i riskut ne Asycuda, përzgjedhje vendore, institucion tjetër; numrin e anomalive te evidentuara (me kodin e kuq dhe te verdhe); rezultatin e kontrolleve te kryera” thuhet në gjetjet e KLSH-së.

Përditësimet e software të përcaktuara në kontratë janë vetëdeklaruar të realizuara nga koncesionari, por autoriteti doganor nuk ka kryer asnjë analizë të tyre, dhe Menaxheri i Projektit pranë DPD nuk disponon njohuritë e duhura teknike për vlerësimin e tyre, evidentohet në raport.

Nga auditimi u konstatua se referuar procedurave aktuale, nuk ekziston asnjë mundësi që të identifikohen gabime të skanerit, në kushtet kur nuk kryhet një verifikim vërtetësisë së tij, pasi kontrolle fiziket nga Autoriteti Doganor kryhen vetëm në skanimet e dyshuara për pasaktësi (të verdha dhe të kuqe).

Në Raportin Vjetor të dorëzuar drejt MFE për ecurinë e zbatimit të kontratës koncesionare, konstatohet se nuk bëhet një ndarje mes rasteve të kapura të paligjshme nga kontrolli fizik pasi rezultati i skanimit të ketë dalë i dyshimtë (i verdhë ose i kuq) dhe rasteve të kapura nga kontrolli fizik i iniciuar nga palë të treta (institucione ligjzbatuese) pas dyshimeve të tyre edhe pse imazhi i skanimit mund të jetë identifikuar si i rregullt nga analiza e imazhit.

KLSH ka verifikuar mungesë sigurie në kryqëzimin e të dhënave lidhur me numrin e skanimeve dhe rezultateve të tyre si dhe informacione të përcjella me vonesë, të cilat potencialisht mund të rrezikojnë përmbushjen e qëllimit të ofrimit të shërbimit të skanimit, duke qenë se nuk kanë krijuar mundësinë për kryerjen e monitorimeve të nevojshme nga ana e Sektorit të Monitorimit në DPD, për të rekomanduar sipas rastit edhe kontrollin e mëtejshëm fizik të mjetit të skanuar, pavarësisht klasifikimit të imazhit nga analisti i imazhit./MONITOR

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më