LIVE UPDATES
Aktualitet

Edukatorja jep 2 versione për vdekjen e 3-vjeçarit, e ëma: Djali ishte më i gjatë

18 Janar 2022, 21:15 Nga DOSJA
Edukatorja jep 2 versione për vdekjen e 3-vjeçarit, e ëma:

Lajmi se një 3-vjeçar humbi jetën tragjikisht në një kopsht privat në Fier ka tronditur mbarë opinionin publik. Prindërit e vogëlushit kanë vendosur që të flasin për emisionin “Stop” nga momenti se si mësuan lajmin tragjik e deri tek dyshimet e tyre mbi edukatoren Redina Binjaku. Këto për shkak se kjo e fundit i ka ndryshuar disa herë versionet e saj për ngjarjes. Fillimisht prindërve u është thënë nga Binjaku se djali është gjetur pa ndjenja në krevat, i mbytur me lidhëset e bluzës.

“Fëmija nuk përmendej nga gjumi tha, e kam ngritur në krahë dhe është mbytur me lidhëset e bluzës dhe më tha që është përmendur, është mirë, mos u bëj merak”, u shpreh e ëma.

“Ne sa ia kishim blerë bluzën dhe ka qenë pa lidhëse”, shtoi më tej i ati.

“Bluza nuk kishte lidhëse, kishte vetëm kapuç se djali nuk i donte afër gushës”, tha e ëma.

Por rrugës e motra e edukatores pretendon se ajo i ka thënë një version tjetër. Në këtë version, edukatorja thotë se e ka gjetur djalin të varur tek varësja. Motra e edukatores: Redina më tha kështu: Ishte orari i drekës, ishte ora 11 e ca -12:00, më tha,- Jola kam qenë duke ushqyer fëmijët. I ushqeva të gjithë, i mora, do t’i vija në gjumë. Noah ka qenë me mua në dhomë. Njëri fëmijë po qante, u ktheva prapë tek dhoma e gjumit. Ai fëmija, që ka atje, është problematik, se qan shumë dhe zgjon gjithë fëmijët e grupit dhe për të qetësuar atë, që mos më zgjonte 2-3 të tjerët, që unë kisha vënë në gjumë, Noah nuk e kishte zënë akoma…(gjumi). Në momentin, që Redina kthehet në sallë për të tundur fëmijën, Noah ishte aty në këmbët e Redinës, tund, tund, tha ajo, po e tundja atë, po hë fli, po hë fli i thoja ndonjë fjalë atij bebit, Noah më kishte ikur që aty nga salla. Duke tundur atë, më kishte lëvizur që aty, po me mendje, që është tek salla e lodrave, sepse dhomat e gjumit janë pak më lart. Besoj, që e ke pa? Sapo zbriti poshtë Noah, mos të them as 5 minuta me orë në dorë, sa u qetësua ai fëmija, e zuri gjumi, tha atë, zbres poshtë tek salla e veprimtarisë, tek salla ku lozin fëmijët çdo ditë, shoh një xhup këtu, një xhup atje, një xhup atje të fëmijëve të tjerë të hedhur në sallë. I mora xhupat, i mblodha dhe po zbrisja shkallët dhe po thërrisja Noah ku vajte…kur shoh aty me xhupa në krah, për t’i vendosur tek varësja, aty kam parë djalin…

Mamaja e Noas: D.m.th nga momenti, që Redina ka ardhur nga dhoma, nuk e ka parë djalin varur?!

Motra e edukatores: Jo e pashë vetëm kur vendosa, (xhupat) sepse ishte me fytyrë nga muri.

Prindërit janë dyshues, por edhe stafi i kopshtit pasi varëset ku pretendohet të ketë ndodhur fatkeqësia janë shumë të buta e thyhen lehtë. Prindërit e vërtetuan këtë vetë pasi shkuan atje dhe e gjitha është filmuar me kamera të fshehtë.

“Kam qenë vetë te kopshti dhe ato kapëset të ngelin në dorë. Unë e kam pasur djalin 15 kile dhe jo unë, por një Shqipëri e tërë nuk e beson se djali është mbytur atje sepse unë e kam djalin më të gjatë se ajo kapëse atje”, u shpreh e ëma për gazetarin e “Stop”.

Të njëjtin version nuk e besojnë as punonjëset e tjera të kopshtit.

Babai i Noas: Ju duket e besueshme, që këto p.sh…?

Stafi i kopshtit: Jo nuk na duket. Ja ta them unë! S’më duket fare.

Babai i Noas: Kjo këputet, këputet…!

Stafi i kopshtit: Në asnjë moment nuk e besoj…

Mamaja e Noas: Duket e besueshme kjo?!

Babai i Noas: Nuk më duket…është shumë e pa besueshme…

Babai i Noas: Po pse e nxorën këtë…? Sa pëllëmbë është kjo?

Mamaja e Noas: Ajo është 7 pëllëmbë, sepse e mata unë. Kjo është 4 pëllëmbë.

Babai i Noas: Sa pëllëmbë mate?

Mamaja e Noas: 1-2-3-4 pëllëmbë.

Babai i Noas: Mate nga poshtë tani…!

Mamaja e Noas: E mata. Është 7 pëllëmbë.

Stafi i kopshtit: Po ne po të themi vetë, po ja, ja, ku janë i theve me dorën tënde! Ne ca po themi…?!

Babai i Noas: Ja shife! Mos e beso! Ndodh, kushdo, që të thotë dhe policia, unë s’e besoj…!

Stafi i kopshtit: Ti mendon, që ne e besojmë?! Ne nuk dimë fjalë për këtë…

Babai i Noas: Kjo nuk është 50 pond-60 pond, d.m.th 5 pëllëmbë…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuça, ngre disa pista mbi atë që mund të ketë ndodhur ditën e tragjedisë. Duke këqyrur pamjet që ia serviri emisioni “Stop”, Karamuça hedh poshtë versionin që djali të ketë humbur jetën si pasojë e varjes.

“Pavarësisht që çështja aktualisht është në kuadrin e hetimeve paraprake si nga ana e prokurorisë, oficerët e Policisë Gjyqësore, mjekësia ligjore, spitali, po merren në pyetje edukatorët etj, ne kemi të drejtën për të aluduar për pistat e mundshme se si mund të ketë ndodhur ngjarja për shkak se kjo ngjarje ka një ndjeshmëri shumë të madhe publike. Mendoni se shumica e prindërve të rinj kanë fëmijë në këto qendrat ditore të kujdestarisë së fëmijëve të tyre kështu që duhet pasur në konsideratë se kush janë protokollet e sigurisë. Në lidhje me ngjarjen do të shikoja faktin se jemi ende të paqartë se ku ka ndodhur ajo ngjarje, ka ndodhur në korridor, në fjetinë, apo në ambientin ditor se ku luanin?

Për të dalë në një dinamikë dhe për të provuar se sipas versionit të tyre a ka ndodhur ashtu ngjarja, prokurorisë i lind e drejta të kërkojë kryerjen e një eksperimenti, i cili do kryhej me bazë peshën e fëmijës dhe varjen nëpër varësen e rrobave. Unë mendoj që bazuar edhe në pamjet tuaja që ato varëse nuk e mbajnë peshën e fëmijës, gjatësia e fëmijës dhe një lloj stoli që është i improvizuar poshtë, mendoj që do kenë qenë elementë të ndihmës të mos mbytjes së atij fëmije. Këto dy elementë mua më bëjnë që të dyshoj se fëmija nuk ka humbur jetën si pasojë e varjes në atë lloj varësesh, por në një ambient tjetër dhe në një mënyrë tjetër. Këto mekanizma që i quajmë determinant për shkaktimin e vrasjes, besoj do t’i lihen prokurorisë për t’i zbardhur”, tha eksperti.

Marrë nga tvklan.al

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fier vritet i mituri ne fier fier vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll

Aksioni në Vlorë, policia çmonton 16 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale

Aksioni në Vlorë, policia çmonton 16 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale

"Meta e ka djalë halle", Kryemadhi flet për Dorian Duçkën: Sa ishte te ne qe në rregull

Me dosje në duar, Shkëlzen Berisha mbërrin në SPAK

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht

Rama: Drejtësia amerikane foli, unë jam ulur në Strasburg me njerëz non-grata

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht për marrëdhënien

Rama: Nezajn e njoha përmes agjentit të FBI-së. Duçka ka punuar pa pagesë për mua

Rama pranon takimet me ish-agjentin e FBI: Ndodhën! Po keqlexohen hetimet për të sfumuar 21 janarin

Dosja e FBI/ Rama: Drejtësia amerikane nuk flet për vrasje nga pakujdesia kur urdhrat i jep shteti!

VIDEO-ja që përgënjeshtron Ramën, në shtator e konsideronte mik ish-agjentin e FBI, sot e tërhoqi

Gjenden 38 kamera të tjera në qytetin e Shkodrës

“Manipulimi”/ Iu prezantua si avokat dhe i mori 1.2 mln lekë një gruaje, arrestohet 54-vjeçari

Aksident tragjik në Fushë Kuqe, përplasen dy makina me njëra-tjetrën, ndërron jetë në vend 2-vjeçari

Kanabis i kultivuar në vazo, pamje nga vila në Shijak që ishte kthyer në 'shtëpi bari'

Aksident i frikshëm në Lezhë, 3 automjete përplasen kokë më kokë, një person në gjendje të rëndë

Hoxha në Drejtori: Rama e Berisha tu përgjigjen fëmijëve të të vrarëve, Garda ekzekutoi të pafajshëm

Artan Hoxha batuta nga dera e Drejtorisë së Policisë: Jam me pallto leshi se do rri gjatë

Me pistoletë në brez e 7 fishekë, 'Shqiponjat' kapin 26-vjeçarin në Tiranë

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Rama largohet nga Presidenca

Banesa në rrezik nga rrëshqitja masive e dherave në Durrës

Operacioni 'Mjedisi' në Krujë, vihen në hetim 5 persona, administratorë të 5 guroreve

Rruga e Arbrit ishte e bllokuar, Policia: Kemi shtuar masat, duam të parandalojmë aksidentet

Qindra makina të bllokuara në të ftohtë, ç’po ndodh në Rrugën e Arbrit

Meta s'pritet si kryetar i 'Partisë së Lirisë' në Elbasan, demokratja: Ftojmë Presidentin e vendit

Magazina me dhjetëra bidona plastikë ne Kukes, mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe kimike

Rrëmbyen dhe plagosën 39-vjeçarin, arrestohen 4 famijarët në Sarandë

Veshur me tuta, si u kap 'Kili' në vilën e Ramazan Rrajës, oficerët kërkojnë me detektorë në Nikël

Drejtonte pa leje drejtimi automjetin, me shpejtësi 216 km/h, vihet në pranga 18-vjeçari

Shi dhe erë e fortë, çfarë po ndodh në Fier, 'stuhia' mbërthen qytetin

Moti i keq përmbyt Lezhën, uji mbulon rrugët, qarkullimi i makinave thuajse i pamundur

Me çantën 'Gucci' në dorë, Elvis Roshi 'lufton' me erën e gazetarët...për pak i bie pemës

Arrestohen 3 hajdutët e bizneseve në Shijak, një tjetër shpallet në kërkim

Lezha e përmbytur, uji futet në hyrje pallatesh dhe oborret e shkollave

Rama nga Davos: Ju prezantoj me shqipet që mbrojnë Zvicrën

Operacioni “Wanted”/ Policia arreston 4 persona në Vlorë

Përroi bllokon makinën, banorët e zonës shpëtojnë familjen me 5 anëtarë në Lezhë

Braçe: Nëse dikush do të ndërtojë projekt në tokë të tjetër kujt, s’ka pse bëhet shteti pjesë fare

‘Shpërthen’ Shehi: Kamionët me drogë kalojnë nga Rapiskani, turp për qeverinë e para vitit 2013

"Zemërohet" Vjosa! Pamjet e rrjedhës pas reshjeve të dendura, apel për të monitoruar situatën

Terren i VËSHTIRË- Momenti kur shpëtohet 43-vjeçari që po kërkonte thesarin në Gramsh

Proteste per Luiz Ejllin

Protesta per Luiz Ejllin te Top Channel

Momenti kur peshkarexha “Geni” kapet duke u furnizuar me naftë nga anija libiane

Shpërthimi me tritol në banesën e Shefit të Krimeve, babai: Ishte i fuqishëm

Ministri Çuçi: Në 2022 kemi pasur 49 viktima

Rruga e Krastës, zyrtari i PS: Do të bojkotojmë zgjedhjet lokale

Banorët e Mamurrasit në protestë: Mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë orar pa orar na shqetësojnë

U helmuan nga uji në lokal, flet administratorja e hotelit në Shkodër: Uji ka qenë i ambalazhuar

Rrethohet nga FNSH dhe RENEA shtepia e Ervis Martinajt

Telefonata URGJENTE! Noka i ka bllokuar Foltoren, Nikolla harron mikrofonin hapur: Po e përjashtoj