LIVE UPDATES
Editorial

Sudoku Qeveritar

Pavarësisht se loja vetë ka rregulla në dukje të thjeshta, shpesh ka nivele shumë të ndërlikuara dhe shumë të vështira për t’u zgjidhur.

3 Shkurt 2023, 09:11 Nga Meri Lika
Sudoku Qeveritar
Meri Lika

Shpesh e kam luajtur dhe vazhdoj ta luaj lojën puzzle Sudoku. Objektivi i lojës  është të mbushë një rrjet 9 x 9 me numra në mënyrë që çdo rresht, kolonë dhe seksion 3 x 3 të përmbajë secilën nga shifrat midis 1 dhe 9. Si një enigmë logjike, Sudoku bën lidhjen e njëpasnjëshme të numrave të cilët si me magji zenë vendet e tyre. Pavarësisht se loja vetë ka rregulla në dukje të thjeshta, shpesh ka nivele shumë të ndërlikuara dhe shumë të vështira për t’u zgjidhur.

Në këtë “kurth” Sudoku kemi hyrë, duke dashur të plotësojmë puzzlin e skandaleve të korrupsionit qeveritar. Arto Inkala, metamaticien finlandez, pretendon se ka hartuar Sudokun më të vështirë deri më sot, por ndoshta ai flet sepse ende nuk e di se në çfarë Sudoku ka hyrë gjithë populli shqiptar të cilin kemi 10 vjet që nuk po e zgjidhim dot. Sapo mendojmë se jemi duke plotësuar numra kuptojmë se numrat që kishim vendosur më parë janë zhdukur.

Sa herë që plas një skandal i ri më vjen në mendje një shprehje që përdorej në Meksikë nga mafiozët “Kush ka nevojë për engjëjt kur ke Zotin?”. Trafikantët meksikanë konsideronin si perëndi nivelet më të larta të qeverisjes dhe konsideronin se kur arrinin të korruptonin këto nivele, për ta policia nuk ishte më një problem. Në këto kushte korrupsioni rritet si çmimi i naftës dhe paratë e pista rrjedhin si uji në xhepat e krimit dhe të korruptuarve.

Në fushatën e zgjedhjeve kur socialistët erdhën në pushtet, Eduard Shalësi në nxitimin për të treguar se rilindja e meritonte pushtetin na tregoi moton me të cilën do të qeversinin e cila u vërtetua më shumë se 100%. “Ne nuk do të vjeshim si këta”, tha ai i entuziasmuar dhe në fakt këta nuk vodhën si paraardhësit e tyre, këta tejkaluan çdo lloj parashikimi, çdo lloj mendimi, çdo lloj kufiri. Gjithmonë e kemi menduar korrupsionin në tendera, rrëmbime të fondeve publike, korruptim të ambasadorëve mediokër të cilët këtu bëhen “yjet e vendimmarrjeve”, por asnjëherë nuk kishim menduar se kryeministri ynë do të arrite të korruptonte dhe FBI-në.

E pas këtij maskarallëku ai vazhdon të mos respektojë institucionet por zgjedh rrugën më të lehtë për t’u shfajësuar duke u kacavjerrur si majmuni nëpër degë sa në një televizion në tjetrin për të treguar se ai është “i bardhë si bora”. Nuk më ka habitur zgjedhja e kësaj rruge prej tij, por më ka habitur pranimi që i bënë televizionet duke e mirëpritur dhe duke ia aprovuar rrugën e justifikimit jashtë institucioneve. Mbrëmë media e ndihmoi kryeministrin që të fshinte numra nga kutitë e Sudokut të cilët ne votuesit i kemi plotësuar më shumë vështirësi.

Pak ditë më parë gazetarët në Kosovë, bojkotuan nja nga ministrat e qeverisë sepse nuk i respektonte me orarin, do të doja shumë që edhe gazetaria dhe mediat në Shqipëri të ndiqnin këtë rrugë duke e bojkotuar këtë të korruptuar dhe të mos i jepnin mundësinë që i dhanë mbrëmë. Medi dhe gazetarët, që drejtojnë emisionet e debateve politike, kanë forcën që ta detyrojnë paçavuren që po na përdhos shtetin të mësohet të respektojë parlamentin, të respektojë kërkesat e opozitës dhe mbi të gjitha të respektojë qytetarët e këtij vendi duke dhënë llogari atje ku është vendi për ta dhënë llogarinë. Sudoku ynë i korrupsionit qeveritar është drejt zgjidhjes, uroj dhe shpresojë që të vendosim numrat e fundit të cilët tashmë janë shumë të thjesht për t’u gjetur.

meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 26 Janar 2023, 17:07 Meri Lika

Yuri, Yuri, si më dëgjon? Marrje!

Meri Lika Tani që po shkruaj, jam e ulur në një lëndinë të gjelbërur, sepse që prej vitit 2021, sipas këshill...

Editorial 25 Janar 2023, 10:13 Meri Lika

Të përmbytesh nga shiu i korrupsionit

Meri Lika Përfshirja e kryeministrit tonë në skandalin e fundit me ish zyrtarin e FBI-së, nxorri të vërtetën lakuriqe, s...

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot Date 24 mars

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars

Kryeministri Rama takohet me Rishi Sunak në Londër

Dosja Sot Date 22 mars

"Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale

Dosja Sot Date 21 mars

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari

Dosja Sot Date 20 Mars

Berisha i bën thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Dosja Sot Date 18 Mars

Burgosja e nënës lehonë/Flet Diana Bahçja: Qaja ditë e natë, por nuk donin t’ia dinin

Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Vishaj

Dosja Sot Date 17 Mars

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: Nuk më lanë të takoja beben

'Shtëpi bari' brenda ish-tuneli të ushtrisë në Krujë, sekuestrohen 390 bimë cannabis sativa

Dosja Sot Date 16 Mars

Tërheqje apo pezullim? Si dredhoi Rama sy për sy me Borrel për 'pasaportat e arta'

Banorët e lagjes Demokracia ne Mamurras bllokojnë rrugën, Cara premtoi rehabilitim te rrugës ne...

Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

Dosja Sot Date 15 Mars

Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën e ikni

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës

Hidhet shorti, Koli Bele caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

Dosja sot Date 14 Mars

Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Sot vetëm blihet

Procedohen 70 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën me shpejtësi të lartë dhe duke bërë gara

Dosja sot Date 13 mars

Kapen 4 rumunë në Vlorë, po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim

'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, teksa i dha shansin e tretë për Tiranën?

Rama: Në rrezik të madh tregu, sipërmarrësit të rrisin pagat

Meta pas takimit me Berishen : Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit fitojmë shumicën e bashkive

Masakra e Don Boskos, familja Paja hap dyert e mortit, zona me shiritin 'skenë krimi'

'Kasapanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, vdes banakierja.5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Meta: Shkojnë për kontroll dhe kapin vibratorët e shokëve

Shirat përmbytin Lezhën, bllokohet qarkullimi, banorët mbyllen në shtëpia

Berisha per institucionet: Ska Klgj por KlgjS

Berisha: 'Alibasha dhe Brava' jane dy pengje te cilat nuk mund te kete asnje lloj negociate"

Kush do e drejtojë koalicionin me Metën? Berisha : S’ka asnjë diskutim! Padyshim që PD

Berisha; E dëgjuat Celibashin që tha në perceptimin tim është Berisha por Rama më thotë Ali-Basha.

Zgjedhjet e 14 majit, Meta: opozitaret bashke per ndryshim

Barrierat e shkatërruara nga përplasja, makina 'fluturoi' nga mbikalimi, ra mbi një tjetër mjet

Celibashi: Të drejtën e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhje e ka Lulzim Basha

Celibashi kthen mbrapsht kërkesën e autorizuar nga Basha, kreu i KQZ: Keni 48 orë kohë

Meta ZBARDH takimin me Yuri Kim: SHBA do një opozitë shumë të fuqishme

Vendimi i KQZ për PD, Meta: Çmenduritë e regjimit të Ramës i di çdo shqiptar

"PD kërkon shfuqizim të Bordit të Karburanteve"/ Sula dhe Çupi: Çmimi jashtë normave

Vendimi i gjykates per vulen e PD, Rama: Politikë e gërr-gërr-it