LIVE UPDATES
Editorial

I kapur në flagrancë, Rama nuk heq dorë nga asgjësimi i PD-së

Të gjithë të përdorurit nga Rama, diplomatë, politikanë apo bashkëpunëtorë në fusha të ndryshme, vazhdojnë të punojnë për zbatimin e planit, vazhdojnë të shkelin ligjin për përfitimin personal të Edi Ramës, vazhdojnë të godasin opozitën për të dëmtuar pakthyeshmërisht vendin. Një ushtri mercënarësh që nuk pranon të dezertojë pa e parë gjeneralin të kapur rob fizikisht.

1 Shkurt 2023, 14:57 Nga Enton Abilekaj
I kapur në flagrancë, Rama nuk heq dorë nga asgjësimi i
Enton Abilekaj

Dosja.al publikoi sot kontratën për Çarterin e Kryeministrit, ku qartësisht përgenjështrohej pretendimi i tij, se pagesën e bënte nëpërmjet reklamës, apo përdorimit të imazhit të tij. Kontrata qartësishst përcaktonte pagesat që duhet të kryente Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare. Pavarësisht se nuk përmendeshin shumat, kostot e fluturimit me çarter tashmë janë të ditura, milionat e eurove të shpenzuara nga Kyreministri konfirmohen.

Pak javë më parë, kur skandali i çarterit u bë publik prej hakerave të supozuar iranianë, Partia Demokratike kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar. Maxhoranca e refuzoi kategorikisht, pavarësisht se, me vendim të Gjykatës Kushtetuese, ngritja e Komisionit të Posacëm Hetimor Parlamentar, është detyrim i panegocieshëm dhe i pavotueshëm.

Pas skandalit McGonigal, më të madhit që një Qeveri shqiptare mund të jetë përfshirë, Partia Demokratike kërkoi përsëri një Komision hetimor parlamentar. Pasi u refuzua, kërkoi mocion me debat me Kryeministrin. Kjo iu refuzua për t’u pranuar interpelanca urgjente e kërkuar nga Enkelejd Alibeaj.

Dhe, ndërsa injoron PD-në në favor të një grupi jopërfaqësues, Lindita Nikolla pranon me titull të plotë ligjor, vendimin personal të Alibeajt për përjashtimin e 4 deputetëve nga Grupi Parlamentar i opozitës. Pa mbledhje grupi, pa votim, pa proces-verbal, në kundërshtim me vullnetin e të gjithë anëtarëve të grupit, përfshi edhe Jorida Tabakun, që njihet si nënkryetare e asaj që pretendon të quhet PD.

Po sot, Komisioni i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i kërkoi Gjykatës një vendim të shpejtë për Partinë Demokratike, i gjendur përballë një prcedure ligjore që bie ndesh me realitetin. Komisionerët e Partisë Demokratike mund të mos regjistrohen në KQZ, në favor të atyre të Alibeajt. Jo vetëm Komisionerët, por edhe logoja e PD-së mund të përdoret nga pakica ulëritëse e Alibeajt për të sabotuar opozitën në zgjedhje.

Është fare e kuptueshme, që kjo fuqi e mbinatyrshme, që ia kalon edhe asaj të Kryeministrit, Kryetarit të PS dhe të Presidentit, i jepet Alibeajt nga Edi Rama, por është e pakonceptueshme, se si Edi Rama, pasi u kap me presh në dorë duke minuar demokracinë në Shqipëri, nëpërmjet një zyrtari të korruptuar amerikan, vazhdon ta bëjë këtë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Pas daljes së skandalit, pasi u pa se si në xhepat e ish-drejtuesit të lartë të FBI, kalonin para të paligjshme për të hapur proces penal kundër Partisë Demokratike, pasi u kap duke cënuar sigurinë e aleatit më të fortë të NATO-s, pasi u survejua prej disa muajsh me vendim gjykate, pritej që 5 ditët e "gripit të stinës" ta bënin të paktën të tërhiqej nga plani për asgjësimin e opozitës. Pritej që edhe ndaj "non gratës" të ndryshonte sjellja, pritej që edhe ata diplomatë që e ndihmuan në planin e tij antidemokratik, të kërkonin falje, pritej që projekti të anulohej në panik, pas ndërhryjes së Drejtësisë amerikane.

Në fakt nuk po ndodh kështu. Të gjithë të përdorurit nga Rama, diplomatë, politikanë apo bashkëpunëtorë në fusha të ndryshme, vazhdojnë të punojnë për zbatimin e planit, vazhdojnë të shkelin ligjin për përfitimin personal të Edi Ramës, vazhdojnë të godasin opozitën për të dëmtuar pakthyeshmërisht vendin. Një ushtri mercenarësh që nuk pranon të dezertojë pa e parë gjeneralin të kapur rob fizikisht.

Në këto kushte, e vetmja vetëmbrojtje e opozitës është protesta deri në rrëzimin e qeverisë. Kur mjetet institucionale ia kanë hequr, opozita nuk ka mundësi tjetër, përvecse ta zhvillojë betejën e mbijetesës në rrugë, derisa kërcënimi të largohet. Ose ata që e ndihmuan deri sot Edi Ramën duhet të kërkojnë falje dhe të mundohen të zhbëjnë atë që kanë ndihmuar të bëhet deri tani./Dosja.al

enton abilekaj edi rama analiza nga enton abilekaj arrestohet charles mcgonigal

Sondazh

Poll
Editorial 26 Janar 2023, 17:07 Meri Lika

Yuri, Yuri, si më dëgjon? Marrje!

Meri Lika Tani që po shkruaj, jam e ulur në një lëndinë të gjelbërur, sepse që prej vitit 2021, sipas këshill...

Editorial 25 Janar 2023, 10:13 Meri Lika

Të përmbytesh nga shiu i korrupsionit

Meri Lika Përfshirja e kryeministrit tonë në skandalin e fundit me ish zyrtarin e FBI-së, nxorri të vërtetën lakuriqe, s...

Editorial 16 Janar 2023, 10:31 Meri Lika

Unë nuk e kam frikë Big Brother-in

Meri Lika Unë nuk e kam frikë Big Brother-in, spektaklin që shumë prej nesh thonë se nuk duhet ta shohim, se nuk po edukon, se jep...

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund

Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba

Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij

Rama: Nuk po luftohet që problemet të zgjidhen, por që të mos mbarojnë kurrë

Rama sulmon influenceret: Janë bërë parelinj me shalë e kremra sepse është trendi

"10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta

Rama: Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Amnistia/ Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë!

Berisha:Ka dyshime se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja Rama

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën...

Berisha denoncon skandalin: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë tokë

"Do të ndërpresim Bordin e Transparencës"/ Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qyetarët zhvendosen te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi!

Vijon marshimi, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne

Protestuesi: Rama ndryshon pasaportën sa herë ka nevojën tja shesi këtë tokë dikujt

"Kur erdha nuk e gjeta babain gjallë"/ Protestuesja: Çfarë na duhet Europa kur kemi Europën tonë