LIVE UPDATES
Editorial

'McGonigal'- Historia e një pushteti që korrupton kundër vendit

Sot kuptohet që paratë e korrupsionit, nuk pastrohen vetëm nëpër kulla apo investime të kompanive off shore, ato investohen kundër shqiptarëve, për të reklamuar një pjesë të tyre si ushtarë të Putinit që pjesa tjetër të jetë shpëtimtarja, për të reklamuar një pjesë të tyre si kërcënim për demokracinë dhe stabilitetin që pjesa tjetër të fitojë të drejtën të vjedhë zgjedhjet në emër të stabilitetit dhe demokracisë.

25 Janar 2023, 13:03 Nga Enton Abilekaj
'McGonigal'- Historia e një pushteti që korrupton
Enton Abilekaj

Ndërsa Mcgonigal do të shërbejë për shumë vite si shembulli i një drejtuesi të lartë të FBI që u korruptua, Shqipëria do të jetë shembulli i një shteti korruptues. Afrimi i cilitdo zyrtari amerikan me Shqipërinë do shihet me dyshim, njësoj si raporti i FIFA-s apo Parlamentit Europian me Katarin, apo i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës me Azerbajxhanin.
Ndryshimi nga skandalet "FIFA", "Kaili" apo "Diplomacia e Haviarit", është se emiri i Katarit dhe autokrati i Azerbajxhanit, korruptuan zyrtarë të lartë Perëndimorë për të mirën e vendit të tyre, ndërsa autokrati i Shqipërisë për të mirën e tij kundër vendit.

Autokrati i Shqipërisë ishte i interesuar që partia më e madhe e opozitës, që përfaqëson 42 për qind të shqiptarëve, të quhej e influencuar, madje e paguar nga Putini, për të destabilizuar Shqipërinë dhe Ballkanin.

Kështu siguronte pushtetin e përjetshëm, duke damkosur si kone të Putinit opozitën dhe mbështetësit e saj. "Ata që u shkojnë mbrapa rublave", thoshte duke fyer këta 42 për qind që votonin opozitën, ndërkohë që FBI hetonte dhe media publike amerikane fliste për financime ruse të opozitës.

Revista Mother Jones, bënte investigime "të pavarura" kundër opozitës, emri i Shqipërisë përdorej si shembull i një vegle të një autokrati që po kërcënon demokracitë në Ballkan dhe Europë. Një fabul e dashur për Perëndimin, shkatërruese për Shqipërinë.

Sot zbulohet që kjo fabul shkatërrimtare është e financuar. Jo nga Serbia, as nga Rusia, por nga Qeveria shqiptare. Sot kuptohet që paratë e korrupsionit, nuk pastrohen vetëm nëpër kulla apo investime të kompanive off shore, ato investohen kundër shqiptarëve, për të reklamuar një pjesë të tyre si ushtarë të Putinit që pjesa tjetër të jetë shpëtimtarja, për të reklamuar një pjesë të tyre si kërcënim për demokracinë dhe stabilitetin që pjesa tjetër të fitojë të drejtën të vjedhë zgjedhjet në emër të stabilitetit dhe demokracisë.

Këtë kemi blerë me paratë tona; Shkatërrimin e imazhit në shërbim të instalimit të regjimit personal të Edi Ramës. Jo vetëm të imazhit të Shqipërisë. Me skandalin Mcgonigal dhe me ato të Katarit dhe Azerbajxhanit, imazhi i Perëndimit është shkatërruar më keq. Institucionet perëndimore, si pika referimi për vendet që luftojnë dëshpërimisht për demokraci, si Shqipëria, janë ekspozuar të hapura ndaj korrupsionit, aq të hapura sa, për të përfituar nga paratë e dyshimta të lindjes, për të cilat hartojnë raporte kritike, mund të bëjnë gjithcka.

Kompanitë lobuese në SHBA, që marrin para edhe nga regjimet më kriminale apo kompanitë e marketingut politik, të tipit Tony Blair, që imitojnë lobimin amerikan në Europë, nuk e kishin dobësuar ndjeshëm besueshmërinë e Perëndimit në Shqipëri.

Hetimi për financimet ruse të PD-së, i hapur nga FBI, megjithëse qesharak dhe i pabesueshëm, mbajti për 5 vjet debatin e hapur në vend, mbajti për 5 vjet frikën nga ndërhyrjet e papërshtatshme të qeverive problematike, kundër interesave kombëtare apo demokracisë dhe stabilitetit në gjtihë rajonin.

Me plasjen e flluskës gjigande të Mcgonigal, në vend të lehtësimit, shtohet shqetësimi, në vend të përgjigjeve, shtohen pyetjet: Deri ku na kanë gënjyer? Deri ku ka shkuar efekti i korrupsionit të parave të dyshimta në shërbim të Kryeministrit? Kush ka patur të drejtë, opozita dhe shoqëria civile që e kanë konsideruar Edi Ramën - problem në 5 vitet e fundit, apo qeveria e SHBA që e ka konsideruar partner të besueshëm dhe garant të stabilitetit dhe demokracisë? Kush e ka minuar në fakt demokracinë në Shqipëri?

Ndërkohë që Gjyqi në Uashington do të japë përgjigje, shpresa se atje do të vihet drejtësia për Shqipërinë, është e paargumentuar. Precedentët tregojnë se çdo vend bënë drejtësinë për vete. Njësoj si me Bilalin, që u dënua, por askush nuk u mor me "gruan" që i çoi 80 mijë dollarët nga Greqia, me Habilajt që u dënuan, por askush nuk u mor me njeriun e pushtetshëm që doli në përgjime, me skandalin e FIFA-s ku u dënuan anëtarët e Komitetit Ekzekutiv që u korruptuan, por korruptuesi organizoi Botërorin siç e donte, apo me Diplomacine e Haviarit, ku u dënua deputeti italian Luca Volonte, por askush nga regjimi i Alijev.

Shpresa se Drejtësia e re në Shqipëri do të bëjë Drejtësi, gjithashtu është e kotë. I vetmi përfitim, është zbulimi i hartës së korruptimit të organizuar nga Edi Rama. Mënyrat, njerëzit dhe mjetet që ai përdor në luftën politike. Aftësia e tij për të korruptuar në FBI kundër opozitës krahasuar me lehtësinë që ka për të korruptuar në Shqipëri kundër opozitës.
Kjo hartë orientuese, e fajëson atë për gjithçka ka bërë dhe po bën për shkatërrimin e PD-së, për minimin e demokracisë dhe i heq legjitimitetin pushtetit të tij./Dosja.al

enton abilekaj edi rama arrestohet charles mcgonigal charles mcgonigal

Sondazh

Poll
Editorial 25 Janar 2023, 10:13 Meri Lika

Të përmbytesh nga shiu i korrupsionit

Meri Lika Përfshirja e kryeministrit tonë në skandalin e fundit me ish zyrtarin e FBI-së, nxorri të vërtetën lakuriqe, s...

Editorial 16 Janar 2023, 10:31 Meri Lika

Unë nuk e kam frikë Big Brother-in

Meri Lika Unë nuk e kam frikë Big Brother-in, spektaklin që shumë prej nesh thonë se nuk duhet ta shohim, se nuk po edukon, se jep...

Editorial 11 Janar 2023, 10:30 Meri Lika

Vulaxhi të humbtë vula!

Morali dhe politika janë dy terma, të cilët në politikën e kohëve moderne e kanë të pamundur të ecin së bash...

Editorial 31 Dhjetor 2022, 19:25 Ben Blushi

Viti 2023

Imagjinoni sikur jeni mbi detin Adriatik dhe filmoni vazhdimisht një anije që është nisur 30 vjet më parë nga bregu lindor p&eum...

Editorial 22 Dhjetor 2022, 13:12 Ditmir Bushati

BE- Ballkan Perëndimor në kohë stuhie

Foto ilustrim Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë ka krijuar një panoramë të re të sigurisë në Europë. BE-ja ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet